Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwv.
“Mungesa e reshjeve, është viti i parë që Britania e Madhe dhe Gjermani kanë shpallur emergjencë. Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit të megavatorit, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh.
Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati pwr ata qw shpenzojnw mbi 800 kilovat”, tha Balluku.
“Ndërkohë që për të arritur gjithçka që do të ndërmarrim në të ardhmen do të ringrejmë task-forcën për rrjedhjet në rrjet dhe të gjitha masat e eficencës së energjisë. Të vendosur në këto kushte, kur importi ka arritur çmime stratosferike, çelësi për të pasur sukses për këtë krizë të re është kursimi. është me të vërtetë e vështirë për t’u preceptuar kur fatura vjen me të njëjtin çmim. 1% kursi nga secili na kushton 3.34 mld dollarë. Qeveria do të kontribuojë edhe për suvencionin e rëndësishëm. Për këtë arsye kemi vendosur që të nisim një projekt për kursimin e energjisë. Do paguajmë 70% të kostos për impiantet diellore.
Kjo do jetë një proces që do të fillojë, e më pas më 1 nëntor do të aplikojnë 2 mijë familje për të marrë këtë grant. Task-Forca do të monitorojë nëse është bërë siç duhet. Në 31 mars do të nisë faza e dytë. Ne duam të japim shembullin, ndaj në të gjitha institucionet shtetëore, do të kërkojmë emërimin e një “administratori energjie” për të ulur konsumin me 15% të faturave aktuale. Ne duke nisur nga data 14 shtator do të jemi në çdo shkollë. Edukimi i brezit të ri është çelësi. Së bashku me ministren do të nis nga shkollat e Tiranës për t’u kujdesur për energjinë”, tha ministrja.
j.l./ dita
