Nga Migena Aleksi
Prej disa orësh, disa media kanë publikuar se zv.kryeministrja Belinda Balluku është vënë nën hetim nga SPAK. Si burim citohet “një burim i rezervuar brenda Prokurorisë së Posaçme”.
E vetmja deklaratë zyrtare, nga zëdhënësja e SPAK, Ada Heqimi, thotë: “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median.”
Në një mjedis normal institucional, një përgjigje e tillë do të mjaftonte për të ndalur çdo publikim që nuk mbështetet në dokument apo komunikim zyrtar.
Në vend të kësaj, lajmi vijon të qarkullojë si fakt, i mbështetur nga deklarata të atyre që e përdorin për qëllime të qarta politike.
Në këtë rast, problemi nuk qëndron te hetimi nëse ai ekziston apo jo – sepse çdo hetim ndaj një zyrtari të lartë është i domosdoshëm në një shtet ligjor. Korrupsioni duhet hetuar dhe ndëshkuar, pa asnjë përjashtim.
Por po aq e rëndësishme është që procesi të mos përdoret si armë në luftën teatrale politike, përpara se institucionet të kenë folur vetë.
Gazetaria ka për detyrë të informojë me saktësi, jo të paraprijë hetimet me spekulime. Nëse besimi në institucionet është i brishtë, keqpërdorimi i “burimeve të rezervuara” e bën atë edhe më të dobët.
Në fund, ajo që humbet nuk është thjesht një figurë politike apo një media – por vetë besueshmëria e informacionit publik.
Dhe kjo me Balukun nuk është hera e parë që ndodh. Vetë ajo e di mirë këtë gjë.

Mos intimidoni Prokuroret!Prokuroria dhe gjykata e Reformuar po bejne nje pune te shkelqyer per ti dhene fund PANDESHKUESHMERISE 35 VJECARE ne kete vend,.Gazetaria mos te behet pale me krimin dhe korrupsionin.
Populli votoi PS,sepse ka besim tek SPAK,AMERIKA DHE BE te vetmin Institucion te besueshem vleresojne SPAK.
Sekseret e Krimit dhe korrupsionit,Avokatet,qe paguhen nga kriminelet,qe te mos ndeshkohen nga Ligji ne bashkepunim me hienat e gazetarise korruptuar nga krimi organizuar zhvilluan keto dite nje fushate cpifjesh dhe denigrimi kunder nje prokurori TE PAKORRUPTUESHEM re Elbasanit,qe i tregoi vendin kercenimeve me jete te avokatit te kriminelit,qe ishte kapur nga policia ne makine me arme.Rovolja ne tavoline,avokati kelthiste:Ku i ke provat filmike.Arma ashiqare e kapur nga policia,,avokati krcenonte Prokurorin:Do ta shohesh Ti,Do merrem personalisht me Ty! Masa e ndalimit per gangsterrin avokat kercenyes terboi Sekseret e krimit,Shoqatat e te drejtave te krimineleve,hajduteve,drogaxhijve,gazetaret qe ushqehen nga gjobat qe i vene zyrtareve te korruptuar dhe jane ne sherbim te krimit te organizuar.Si Portali Anonym Pamfleti,qe mbahet me parate e droges,krimit per te denigruar prokuroret dhe gjykatesit e pakorruptuar.Sa gazetare te tille jane kapur ne pergjime si sherbyes te Organizatave te Strukturuara Kriminale.U vra ay Gjykatesi Apelit pas dhjetra kercenimesh me jete,,Avokat i Vlores rrahu per vdekje,e gjakosi per spital Rojen e sigurise,pse i kerkoi TE KALONTE NE SKANER. Pse nuk organizoi 5 dite greve Shoqata e Avokateve seksere?Realisht Ata qe po perballen me Krimin dhe Korrupsionin jane Gjykatesit dhe Prokuroret E PAKORRUPTUAR,shprese per popullin e vjedhur e te nenshtruar nga korrupsioni dhe krimi.
Ja dhe fotoja simbol i hipokrizise – Lali e Bela qafe per qafe kur dihet se pas jargavitjeve te dikurshme sot jane gadi ta kafshojne ne zverk njoni-tjetrin.
Me gjisht ne bithe
Duhet te mesohemi me thirjen e zyrtareve te larte ne Organet e Drejtesise, duhet te jete lajm i zakonshem,jo kryelajm.Saliu sa ishte ne pushtet nuk lejoi as Drejtore pa le Ministra te thireshin nga Drejtesia, ky eshte ndryshimi i madh qe mentaliteti i vjeter nuk e pranon.