Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet plotësisht në Shkurt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet plotësisht në Shkurt
AktualitetEkonomi

Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet plotësisht në Shkurt

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

Gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive ishte e pranishme edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo foli për disa investime të rëndësishme siç janë tuneli i Llogarasë, i Murrizit apo ndërtimi i Skavicës.

Për tunelin e Llogarasë tha se do të jetë i hapur plotësisht në muajin Shkurt të vitit të ardhshëm. Sipas ministres, gjeologjia e favorshme ka bërë që punimet të ecin me ritme të shpejta.

“Tuneli i Llogarasë është hapur në 14 Nëntor të vitit 2021 si kantier dhe sot jemi me më shumë se 2400 metra vetëm në 7 muaj për shkak të gjeologjisë së mirë, është gur gëlqeror. Nuk kemi pasur problematika madje është një zonë ku ka mungesë të ujit dhe për shkak se uji është i domosdoshëm në kantiere ka edhe kosto të shtuara si projekt, por që nuk do të reflektohen në kostot finale dhe mbahen nga vetë kompanitë për të sjellë ujë në atë zonë. Qoftë gjeologjia në atë zonë, qoftë mungesa e burimeve ujore ka bërë që tuneli i Llogarasë në 7 muaj të bëjmë më shumë se gjysmën e të gjithë segmentit dhe siç ju kemi informuar në fund të muajit Shkurt tuneli i Llogarasë do të hapet plotësisht, pra 5.9 kilometrat që ka ky tunel”, u shpreh ministrja.

- Publicitet -

Ndryshe ndodh në tunelin e Murrizit. Balluku tha se pavarësisht punës intensive përparimi është më i ngadaltë për shkak të gjeologjisë.

“Në tunelin e Murrizit, pavarësisht se punohet intensivisht, për shkak të gjeologjisë argjilore që kemi hasur në atë zonë dhe burimeve të shumta nëntokësore që ka zona, detyrimisht ecet me hapa të avashta. Për ne ka rëndësi siguria, qoftë në ndërtimin e Tunelit dhe më pas siguria rrugore. Pjesët e tjera vijon puna dhe brenda 17 muajve sipas të gjitha gjasave dhe të gjithë të dhënave nga Këshilli Teknik kjo vepër do të jetë e dorëzuar. Dua të theksoj diçka pasi ka pasur aludime politike dhe propagandë të pastër për këtë projekt. Ky është një projekt i cili është i kyçur në një kontratë me çelësa në dorë. Nuk ka asnjë shtesë fondesh, nuk ka pasur asnjëherë gjatë këtyre viteve shtesa fondesh, është detyrim i koncesionarit që në këto 13 vite që zgjat kontrata të qëndrojë në të njëjtat fonde financiare që janë vendosur nga fillimi”.

Ministrja Balluku e konsideron Skavicën si një nga projektet më të rëndësishme që prek qarkun e Dibrës. Për shkak të situatës energjetike në të gjithë botën si pasojë e luftës, por edhe e thatësirës, Balluku tha se “Skavica merr një rëndësi akoma më të madhe, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Skavica është depozita jonë natyrore e prodhimit energjetik”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Martin says:
    July 22, 2022 at 11:00 am

    Zonjusha Balluku pse nxitoni me deklarata, tuneli te hapet i sigurte kur t’i vije dita.

    Reply
  • raul says:
    July 22, 2022 at 12:58 pm

    Para se ta hapni tunelin legjendar te Llogarase veper e gjigandit Edi Rama thireni kryemonstren boterore te shpifjeve Babale Salianjin qe ta krahesoje tunelin me tunelin e Grides kur i del ne enderr hunderrit dhe te hedhe helmin e radhes kjo funderrine e politikes sic beri dhe me rrugen panoramike dhe nje kryeveper infrastrukture te rruges Kardhiq Sarande.

    Reply
    • Aldrin says:
      July 24, 2022 at 7:49 am

      o Kellire,
      Po ta krahasojme me ate Tunelin e Arbrit, kushedi sa here do shembet.
      Tunelit te Grides i merrni te keqen, se e ka te forte

      Reply
  • Aldrin says:
    July 24, 2022 at 7:51 am

    Hape plotesisht o zogu mos na e le pergjysem, SI thosh Enver Hoxha per gjyshin e kesaj? Nje cope budalla

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?