Nga Zef Preçi
“Banaliteti i së keqes”, koncept i Hannah Arendt-it i zhvilluar në librin “Eichmann në Jeruzalem” (1963), shpjegon se krime shumë të rënda mund të kryhen jo domosdoshmërisht nga njerëz “demoniakë”, por edhe nga individë të zakonshëm që heqin dorë nga gjykimi kritik dhe përgjegjësia morale. Ky koncept gjen një aplikim mjaft tronditës kur transferohet në analizën e korrupsionit sistemik dhe institucional në shoqërinë e sotme shqiptare.
Korrupsioni nuk bëhet më pak i rrezikshëm vetëm sepse shoqëria mësohet me të apo se lidershipi ynë politik dhe media e ushqyer prej tij me paratë e buxhetit rreket të ndërtojë një Shqipëri sureale qe e nglizhon korrupsionin dhe pasojat e tij të tmerrshme. Përkundrazi, kur ai trajtohet si rutinë, si “nder”, “mik që të ndihmon” apo si pjesë normale e funksionimit të administratës dhe tregut, dëmi i tij zgjerohet: dobësohet besimi te shteti, shtrembërohet konkurrenca, rritet pabarazia dhe shoqëria e humbet aftësinë për t’u zemëruar me abuzimin.
Në këtë kuptim, banalizimi i korrupsionit nuk është thjesht problem moral. Ai është një mekanizëm i përditshëm normalizimi, përmes të cilit qytetarët, bizneset dhe vetë institucionet fillojnë të përshtaten me idenë se rregullat nuk vlejnë njësoj për të gjithë. Ky është momenti kur korrupsioni pushon së qeni përjashtim dhe kthehet në pritshmëri. Për fat të keq, kjo tashmë ka ndodhur në vendin tonë.
Si funksionon mekanizmi i normalizimit të korrupsionit?
Mekanizmi është relativisht i thjeshtë. Fillimisht, korrupsioni pranohet në gjuhën e përditshme si diçka e zakonshme: “pa mik nuk bëhet”, “kështu funksionon sistemi”, “duhet një shtysë e vogël”. Kështu ka ndodhur qysh nga ndryshimet sistemike të vitit 1991. Më pas, kjo gjuhë prodhon një pritshmëri të re: qytetari nuk pret më trajtim të paanshëm, por kërkon rrugën informale për të marrë atë që, në teori, i takon me ligj. Mbas vitit 2000, kjo lloj pritshmërie fitoi qytetarinë.
Në një fazë të tretë, vetë rregullat humbin besueshmëri, sepse duken të zbatueshme vetëm për ata që nuk kanë lidhje, pushtet apo para. Kjo ul gatishmërinë për të raportuar abuzimin, dobëson pjesëmarrjen qytetare dhe krijon një rreth vicioz ku mosbesimi ushqen edhe më shumë shmangien e rregullave. Në fund, korrupsioni nuk shihet më si shkelje që kërkon reagim, por si pjesë e zakonshme e jetës publike. Kështu ka ndodhur gjatë dekadës së fundit, paradoksalisht me vënien në punë të SPAK-ut, fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë dhe rritjen e besimit publik ndaj tij.
Ky proces i normalizimit të korrupsionit dëmton drejtpërdrejt legjitimitetin institucional. Kur qytetarët besojnë se një dokument, një leje, një vendim administrativ apo një kontratë publike varen më shumë nga lidhjet sesa nga ligji, atëherë institucioni nuk perceptohet më si arbitër i paanshëm, por si hapësirë negociimi informal. OECD e lidh besimin te qeverisja me perceptimin se ajo është e aftë, e drejtë, e hapur dhe e përgjegjshme; në matjet e saj të vitit 2023 vetëm 39 për qind e të anketuarve raportuan besim të lartë ose mesatarisht të lartë te qeveria kombëtare, ndërsa 44 për qind raportuan besim të ulët ose aspak besim.
Pasoja të prekshme
Pasojat e banalizimit të korrupsionit janë të dukshme dhe maten. Në Shqipëri, një nga treguesit më të fortë është prokurimi publik me një ofertues të vetëm ose me shenja të larta rreziku. Open Procurement Albania e përkufizon “red flag” si një fakt ose rrethanë që tregon ekspozim të mundshëm ndaj shkeljeve ligjore ose sjelljes joetike, sidomos në lidhje me praktikat korruptive. Sipas gjetjeve të publikuara nga AIS/Open Procurement Albania për vitin zgjedhor 2025, 17.69 për qind e fondit të vlerësuar të tenderuar lidhej me procedura me vetëm një ofertues, nga 12.76 për qind një vit më parë; po ashtu, 51 për qind e fondit të vlerësuar të tenderuar nga njësitë e qeverisjes vendore përkonte me tendera të shënuar me “red flag”.
Këto të dhëna nuk janë thjesht problem teknik i prokurimit. Ato tregojnë mungesë konkurrence, klientelizëm të shtrirë gjerësisht dhe përqendrim të fondeve publike në një numër të kufizuar operatorësh ekonomike. Vetë metodologjia e Open Procurement Albania identifikon si sinjale rreziku mungesën e konkurrencës, procedurat e negociuara, skualifikimin e ofertave më të favorshme, afatet e ngushta dhe anulimet e përsëritura. Raporti i Partneritet për Qeverisje të Hapur (OGP) për Shqipërinë shtonte se Autoriteti i Prokurimit Publik vijon të përqendrojë vlerësimet e rrezikut te kontratat me një ofertues të vetëm, të cilat përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha kontratave të prokurimit, si edhe te procedurat e anuluara, që po ashtu përfaqësojnë rreth një të katërtën e procedurave.
Në planin shoqëror, pasoja e parë është ndjenja e padrejtësisë. Kur qytetarët apo bizneset shohin se avantazhi nuk vjen nga rregulli, por nga afërsia me pushtetin, ata tërhiqen nga pjesëmarrja publike, nga besimi te ankesa administrative dhe, në fund, edhe nga vetë ideja e barazisë para ligjit. Kjo e bën më të vështirë zbatimin e reformave, sepse çdo ndërhyrje e re perceptohet me dyshim: jo si instrument i interesit publik, por si mjet që mund të shfrytëzohet sërish nga një pakicë e favorizuar.
Këto shqetësime përputhen edhe me gjetjet rajonale të rrjetit SELDI, ku ACER është partner kombëtar për Shqipërinë. Puna e SELDI mbi kapjen e shtetit, vlerësimin e korrupsionit dhe cenimin e konkurrencës në sektorë strategjikë e ka trajtuar vazhdimisht lidhjen mes kapjes së vendimmarrjes publike, klientelizmit ekonomik dhe dobësimit të besimit qytetar te institucionet.
Një ilustrim konkret
Një ilustrim domethënës i mënyrës si banalizimi kthehet në pritshmëri publike është episodi i bërë publik në dosjen hetimore ku përmenden komunikimet mes ish zëvendës-kryeministres Belinda Ballukut dhe zyrtarit Evis Berberit për biznesmenin R. Geci. Sipas raportimeve mediatike me burim materialet hetimore, në një komunikim të datës 24 Gusht 2021, Balluku i shkruan Berberit se “Kryeministri më kërkoi të takoj R.G.”, ndërsa më pas kompania “Geci” sh.p.k. rezulton fituese në procedurën për ndërtimin e rrugës Porto Romano, Durrës, Lot 3 (vazhdimi).
Edhe pa hyrë në vlerësimin penal të çështjes, ky shembull është i rëndësishëm për një arsye tjetër: në rastin më të mirë ai ushqen perceptimin publik se komunikimi informal me qendrat e pushtetit ndikon në shpërndarjen e kontratave publike. Kjo është pikërisht mënyra si banalizohet korrupsioni: jo vetëm përmes aktit të dyshuar, por përmes mesazhit të heshtur që i jepet publikut se biznesi dhe pushteti lëvizin në një hapësirë privilegji të mbyllur për shumicën.
I njëjti dëm perceptues prodhohet edhe nga rastet kur zyrtarë të lartë ose drejtues institucionesh mbeten në qendër të hetimeve për procedura publike me vlerë të lartë. Raportimet për hetimet rreth procedurave në sektorin e infrastrukturës dhe paralajmërimet e SPAK se qëndrimi në detyrë mund të komprometonte provat ose të ndikonte dëshmitarët, e thellojnë idenë se administrimi i fondeve publike është dukshëm nën kontrollin e qarqeve politike që qeverisin vendin.
Pasojat ekonomike
Korrupsioni i normalizuar vepron si taksë e fshehtë mbi ekonominë. Ai i bën investitorët të llogarisin jo vetëm kostot zyrtare, por edhe pasigurinë rregullatore, trajtimin selektiv dhe rrezikun e konkurrencës së shtrembëruar. Kjo shpjegon pse raportet e klimës së investimeve për Shqipërinë vijojnë ta lidhin mjedisin e biznesit me korrupsionin, konkurrencën e pandershme, informalitetin dhe pasiguritë në sundimin e ligjit. Kjo shpjegon gjithashtu edhe shkakun përse investime të rëndësishme strategjike nga vendet e BE , ShBA; Kanada, etj., janë zëvendësuar gradualisht me investimet turke, kineze, arabe, apo nga oligarkët vendas klientë të qeverisë, etj. Dmth me investime nga vende ku në një menyrë ose në një tjetër, është “normalizuar” korrupsioni, ku sundimi i ligjit është me i dobët dhe ku pak ose aspak referohet ligji dhe Kushtetuta…
Një ndër raportet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri theksonte se vendi ka ndërtuar një kuadër për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në përputhje me standardet e BE-së, por raportimet për klimën e biznesit vijojnë të nënvizojnë se korrupsioni në sektorin publik dhe sfidat e sundimit të ligjit ndikojnë perceptimin e investitorëve të huaj për Shqipërinë si vend ku të bërit biznes mbetet i vështirë. Kjo do të thotë se dëmi ekonomik i korrupsionit nuk matet vetëm te ryshfeti i paguar, por te investimi që nuk vjen, te sipërmarrja që tërhiqet dhe te kapitali që zgjedh tregje më të parashikueshme.
Edhe pastrimi i parave dhe investimet e tepërta në pasuri të patundshme, qe po ndodhin intensivisht në ekonominë tonë vecanërisht gjatëe dekadës së fundit, mund të krijojnë përshtypjen e zhvillimit përmes ndërtimeve të reja dhe qarkullimit të kapitalit, por nuk mund të mos prodhojnë një rritje artificiale dhe të paqëndrueshme. Paratë me origjinë të paligjshme rrisin kërkesën për prona pa u lidhur me të ardhurat reale të familjeve apo nevojat e tregut, duke shtyrë çmimet lart dhe duke e bërë strehimin më të paarritshëm për të rinjtë dhe familjet me të ardhura normale. FMN paralajmëron se kapitali i paligjshëm i orientuar drejt pronave mund të krijojë flluska në tregun e banesave, të përjashtojë blerësit lokalë dhe të lërë prona luksoze bosh, të përdorura më tepër si strehë për pasuri të fshehura sesa si banesa ose investime produktive.
Nga ana ekonomike, përqendrimi i kapitalit te ndërtimi spekulativ eshte duke cvendosë burimet nga sektorë që krijojnë produktivitet, inovacion, eksporte dhe punësim të qëndrueshëm. Ndërtimi prodhon zakonisht punësim të përkohshëm, ndërsa bizneset që përdorin para të pista konkurrojnë padrejtësisht duke pranuar humbje ose çmime nën kosto, duke dëmtuar sipërmarrjet e ndershme që financohen me kredi dhe paguajnë taksa. Në këte mënyrë, pastrimi i parave deformon konkurrencën, cenon besimin te tregu dhe institucionet, ul investimet e shëndetshme dhe e dobëson rritjen gjithëpërfshirëse e afatgjatë. Heshtja e qeverisë ndaj ketij fenomeni nuk është gjë tjetër vecse një formë e banalizimit të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Pasojat mbi konkurrencën janë po aq të rënda. Kur kontratat, lejet apo avantazhet tregtare fitohen nga ata që kanë lidhje më të forta me pushtetin, bizneset e ndershme orientohen jo drejt inovacionit dhe produktivitetit, por drejt sigurimit të aksesit politik. Në këtë mënyrë, tregu pushon së shpërblyeri eficiencën dhe fillon të shpërblejë afërsinë me vendimmarrjen. Mjerissht kështu ka ndodhur dhe po ndodh cdo ditë në ekonominë tone kombëtare. Gjetjet e SELDI mbi kapjen e shtetit dhe monopolizimin e sektorëve strategjikë, përfshirë energjinë, e kanë trajtuar pikërisht këtë lloj shtrembërimi të konkurrencës, ku përqendrimi ekonomik dhe ndikimi politik ushqejnë njëri-tjetrin.
Një tregues i qartë i kostos ekonomike është edhe përqendrimi i fondeve publike. Instituti Shqiptar i Shkencave/Open Procurement Albania ka raportuar se 42 për qind e vlerës së tenderuar në kuadër të Programit të Rindërtimit (ende i papërfunduar edhe mbas shtatë vjetësh) u fitua nga vetëm 15 kompani vendase, ndërsa raportet e këtij instituti nënvizojnë vazhdimisht përqendrimin e tenderave në duart e një numri të kufizuar operatorësh ekonomikë. Kur kjo shoqërohet me procedura me një ofertues të vetëm ose me “red flag”, dëmi nuk është vetëm financiar; ai bëhet strukturor, sepse krijon barriera për hyrjen e aktorëve të rinj në treg dhe rrit varësinë e ekonomisë nga një rreth i ngushtë përfituesish.
Normat shoqërore: çfarë janë dhe si ndryshojnë
Normat shoqërore janë pritshmëritë e përbashkëta për atë që njerëzit besojnë se bëjnë të tjerët dhe për atë që mendojnë se të tjerët e miratojnë. Në rastin e korrupsionit, problemi lind kur dy bindje përforcojnë njëra-tjetrën: se “të gjithë e bëjnë” dhe se “edhe të tjerët presin që ta bësh”. Kur këto bindje forcohen, korrupsioni nuk shihet më si devijim, por si sjellje e zakonshme që të ndihmon të mbijetosh në sistem.
Këto norma mund të ndryshojnë vetëm kur ndryshon përvoja reale e qytetarit me institucionet. Kjo kërkon më shumë se retorikë morale: kërkon ndëshkim të besueshëm për shkelësit, mbrojtje për ata që raportojnë, procedura më të thjeshta dhe më pak diskrecion administrativ, si edhe shembuj publikë se integriteti jo vetëm ekziston, por shpërblehet. Nëse qytetari sheh se shërbimi merret pa ndërhyrje, se tenderi fitohet me konkurrencë dhe se zyrtari abuziv mban përgjegjësi, atëherë norma e re fillon të zëvendësojë të vjetrën. Në të kundërt, banalizimi i korrupsionit vazhdon të riprodhojë vetveten. Koncepti i “banalitetit të së keqes” – korrupsioni është padyshim një e keqe e madhe e shoqërisë sonë të sotme – shërben si një paralajmërim i fuqishëm, sic shkruante Arendt se “e keqja më e madhe në botë nuk kryhet domosdoshmërisht nga njerëz të ligj në shpirt, por nga individë normalë që pranojnë të bëhen vegla të një sistemi të padrejtë pa e vënë kurrë atë në dyshim”.
Dmth përfshirja në veprimtari korruptive e zyrtarëve të lartë dhe politikanëve i prezanton ata në publik si njerëz të zakonshëm besnikë të verbër të shefit të vet politik dhe jo të ligjit e Kushtetutës, që e kanë dorëzuar ndërgjegjen e tyre të sistemi, dmth te makineria e madhe qeveritare pa marrë parasysh pasojat morale të veprimeve të tyre që shoqërojnë vjedhjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive natyrore të vendit. E gjithë kjo, për fat të keq, shoqërohet me mungesën e mendimit kritik nga shoqëria në tërësi. Sipas Arendt-it, e keqja bëhet “banale” kur njerëzit ndalojnë së menduari në mënyrë të pavarur dhe kritike.
Ndoshta këtu, te banalizimi i korrupsionit, duhet kërkuar edhe mbështetja publike ende modeste ndaj “Revolucionit të Flamingove”, protestës qytetare që prej më shumë së katër muajve vazhdon në kryeqytetin shqiptar dhe jo vetëm dhe për të cilën qeveria vetëm hesht…

DITA

Mbas politikaneve me te korruptuarit jeni ju gazetaret.
Me mire te flasesh me emra se pull pa derra nuk ka, po ama dhe te quash gjith gazetaret te korruptuar nuk ka mendere të rrij
Pa gazetarët ti do ishte një cop budallai që do të bënte për leshko cdo rrufjan politikan
Po ai cop budallai esht
Ka ven dhe emrin “diaspora”
Keta si ky mjeran e kan gjith inatin me protesten qe nuk ndalon
U ka rrezikuar karrigen e udheheqes Shurrelit 🙂
Aty ste falin kta sumfllaqet
Të menduarit në mënyrë të pavarur dhe kritike është defekti kryesor i shoqërisë. Pasojat bien në kurriz të saj. Trushplarja përmes mediave të kapura ka ndikimin e saj negativ në në formimin e opinionit publik dhe rritjen e ndërgjegjes individuale. Nëse kjo shoqëri e polarizuar dhe përçare keqazi do ishte imun ndaj ndikimeve të jashtme e do bazohej vetëm ke realiteti i që përjeton pothuajse në çdo aspekt të jetës, atëhere gjykimi kritik dhe përgjegjësia morale do shtohej gradualisht. Fatkeqsisht ndodh e kundërta. Fakti që pjesmarrja në protesta pësoi rënie të dukshme nga ajo e fillimit dhe ka mbetur pothuajse konstant qysh prej tre muajsh dëshmon rënie të përgjegjsisë morale të individit, pavarësisë fjykimit apo jo kritik.
Korrupsioni gjen terren pa merr përmasa të kësaj natyre. Terren të përshtatshëm mundësojnë dhe deklarata komplet absurde si ajo e taopallës që donte të justifikohej se korrupsion ka dhe në vende të tjera. Ajo që nuk guxonte ta thoshte taopalla është se deri në çfsrë instancash, në ç’raport, sa masiv dhe se me sa efikasitet luftohet atje korrupsioni.
Analiz shume e mire dhe Dita ben mire qe ruan profilin analitik.
Por derri do plumb dhe me sa duket koha e fjalve ka mbaruar
O lafoqylsi Zef Preci,
Mire dhe bukur e ke shkruar kete DACIBAO filloqyli te gjate, por historia e njeh kriminelin Adolf Eichmann si “njeriu, qe u kap ne Argjentine dhe u denua me varje ne Jerusalem, megjithese nuk kishte vrare me doren e tij asnje njeri”
UNE ISHA NENPUNES SHTETI DHE KAM ZBATUAR URDHERAT QE VININ NGA LARTE
Keshtu ka deklaruar para Gjykates nderkombetare ne Jerusalem krimineli i Hitlerit Adolf Eichmann, perpara se Gjykata nderkombetare ta shpallte fajtor per vdekjen mizore te mbi 6 milione hebrenj, shumica gjermane dhe kjo ngjan si dy pika uji me deklarimet e Hashim Thacit dhe bashkepuntoreve te tij ne Hage, por me shume turperon shtetin e Kosoves dhe Parlamentin e tij, qe duan te zhbejne “pas pilafit” Gjykaten Speciale te Kosoves duke i thurrur lavdi KILLERAVE te qindra kosovareve ne luften e tyre per pushtet, qe ne shqyptareve na kujton krimet e Enverit ne Kosove dhe Shqypni, te cillat kane mbetur te pandeshkuara nga Drejtesia, perkundrazi shikojme glorifiimin e Enverit nga Parlamenti shqyptar dhe te LANC te tij kriminal.
Kur vritet meritokracia, bie edhe turpi. Kur flasim për dëmin që i është bërë Shqipërisë, shpesh kërkojmë një emër, një politikan, një aferë apo një skandal. Por dëmi më i thellë nuk qëndron te një individ. Ai qëndron te një sistem që, për dekada, ka lejuar të dobësohet meritokracia dhe të zëvendësohet nga lidhja, bindja, klientelizmi dhe pushteti. Kur vendi i punës nuk fitohet për shkak të aftësisë, por për shkak të afërsisë; kur karriera nuk ndërtohet mbi rezultatet, por mbi besnikërinë; kur qytetari mësohet se duhet të jetë “me ne” ose “me kundërshtarin”, atëherë nuk dëmtohet vetëm administrata. Dëmtohet vetë sistemi i vlerave të shoqërisë. Por kur kriteret zëvendësohen nga lidhjet, grupimet, privilegjet, ekspozimi mediatik apo riciklimi i vazhdueshëm i të njëjtave figura, krijohet një deformim i rrezikshëm. Pak emra fillojnë të zënë shumë hapësirë, ndërsa shumë të tjerë, ndoshta më të talentuar, mbeten jashtë vëmendjes sepse nuk kanë hyrjen e duhur në sistem. Dhe kur të njëjtat figura riciklohen për një kohë të gjatë, pozita e tyre mund të fillojë të ngjajë me një pushtet të konsumuar: jo më një autoritet që buron vetëm nga vepra, por një autoritet që ushqehet nga vetë pozita që ka krijuar. Këtu lind edhe abuzimi. Jo domosdoshmërisht abuzimi në kuptimin penal, por abuzimi me autoritetin, me reputacionin, me hapësirën publike dhe me mundësinë për të përcaktuar se kush duket, kush dëgjohet dhe kush mbetet jashtë. Kur një sistem nuk prodhon konkurrencë të vërtetë, ai fillon të prodhojë privilegj. Dhe kur privilegji zgjat shumë, mund të krijojë bindjen se ai është i merituar vetëm sepse është bërë i zakonshëm. Kjo është arsyeja pse rënia e meritokracisë sjell edhe një pasojë tjetër, më të padukshme: rënien e turpit. Turpi, në kuptimin e tij të shëndetshëm shoqëror, është një nga kufijtë që i vendos njeriu vetes. Është ajo ndjesi që të thotë: “Këtë nuk duhet ta bëj, edhe nëse mundem”. Është kufiri përtej të cilit njeriu nuk kalon sepse do të humbte respektin për veten dhe për të tjerët. Por turpi funksionon vetëm në një shoqëri ku ekzistojnë standarde. Nëse dikush mund të sillet në mënyrë të pahijshme, të padrejtë apo diskredituese dhe përsëri të shpërblehet me vëmendje, pushtet, para ose status, atëherë mesazhi që i jepet shoqërisë është shkatërrues: nuk ka rëndësi çfarë bën, për sa kohë që vazhdon të jesh i dukshëm dhe i fuqishëm. Dhe kur turpi humbet, kufijtë moralë zhduken njëri pas tjetrit. Kjo është shumë më e rrezikshme se korrupsioni i një individi, sepse kthehet në kulturë. Kur mungon meritokracia, dobësohet konkurrenca; kur dobësohet konkurrenca, konsolidohen grupet; kur konsolidohen grupet, disa figura fillojnë të riciklohen dhe të përcaktojnë vetë kriteret e vlerës; dhe kur kriteret e vlerës deformohen, mund të humbasë edhe turpi përballë sjelljeve që dikur do të konsideroheshin të papranueshme. Kështu krijohet një rreth vicioz: vritet meritokracia, konsolidohet privilegji, riciklohen të njëjtët emra, dobësohet kritika, bie turpi, bien standardet, dhe pastaj ajo që dikur konsiderohej e turpshme fillon të konsiderohet normale. Një shoqëri e shëndetshme nuk ka nevojë të rrëzojë njerëzit që kanë arritur lart. Ka nevojë që asnjë njeri të mos jetë aq lart sa të mos mund të gjykohet më nga vepra e tij. Sepse autoriteti që nuk rinovohet nga merita kthehet në privilegj. Privilegji i pakontrolluar kthehet në pushtet. Dhe pushteti i pakontrolluar, në çdo fushë, ka prirjen të harrojë kufijtë. Prandaj beteja për meritokracinë nuk është thjesht betejë për vende pune apo për drejtësi në konkurse. Është betejë për të rikthyer një hierarki të shëndetshme vlerash. Të rikthehet ideja se talenti duhet të ketë peshë, puna duhet të ketë peshë, karakteri duhet të ketë peshë dhe se edhe njeriu më i famshëm duhet të ketë një kufi përtej të cilit nuk mund të shkojë pa humbur respektin. Sepse kur vritet meritokracia, nuk humbet vetëm drejtësia. Kur bie turpi, humbet edhe një nga frenat e fundit që e mban njeriun të mos bëjë gjithçka që mundet. Dhe një shoqëri ku nuk ka më frena të brendshme, në fund nuk ka nevojë as për korrupsion të madh për t’u dëmtuar. Mjafton që e keqja të mos ketë më kosto morale.
Rama flet per REPRESION te gjykatave kunder qeverritareve te tij hajdute,.Do ndryshoje 105 ligje te Kodit penal.Qeverritari,Politikani me i denuar eshte Sajmir Tahiri,qe u denua 3 vjet dhe beri 1 vit burg.
Flet per Cenim te dinjitetit Kombetar,ky person pa dinjitet,as personal,as kombetar.
Krimineli Adolf Eichmann deklaroi para Gjykates Nderkombetare ne Jerusalem:
PERGJEGJESIA ESHTE INDIVIDUALE, UNE NUK KAM VRARE ASNJE NJERI ME DOREN TIME!
por:
Gjykata Nderkombetare ne Jerusalem e denoi kriminelin e Hitlerit Adolf Eichmann me varje ne litar si frymezuesi dhe krjuesi i Kampeve te Vdekjes se mbi 6 milione hebrenj:
SI PJEMARRES NE ORGANIZATE KRIMINALE, QE KA KRYER KRIME LUFTE DHE KRIME KUNDER NJEREZIMIT, BASHKE ME TE DENUARIT E NUREMBERGUT, QE ARRITI T’I FSHIHET DREJTESISE PER VITE ME RADHE!
Cfare kane mesuar shqyptaret nga Drejtesia Nderkombetare? Me keto, qe degjojme nga Kosova dhe Shqypnia une them se nuk kane mesuar ASGJE.
jo 105 por 505 Kode te ndryshoj nuk ja heq do bemat vetes. Nje nga Qeverite me te dobta qe kane pasur shqiptaret prej kohesh.
Shqiptaret te mos genjehen nga fjalet e bukura te Von der Lein., sepse deri tani EU nuk na ka ne tefter fare.
Corona del mar breast surgeonSlutty teen sexyCfnm shaved penisSavana stripBeautiful hot lesbiansFlasher
relay 1993 ford escortMature midget xnxx Issues related
to adult educationVintage book publishingMardi gras
breast beadsGranny with young lesbiansProfessional
nude artPlump mature women blowjobGay teen boy chat lines
https://m.xnxxtubexxx.cc/ My thumb will
go onCelebrity gay coupleWrap around penis stretchSissie sex phoneToilet paper
irritates vaginaAdult firefighter invitationsRedtube oral fucking xnxx Porn mymummyVintage jewelry of cubaMom fuck
daughter and boyfriendRhode island gay bar guideWhen you
hit rock bottom the only way is upGay scat shit smell story turdFree galleries transsexualsVoyeur hotel sexFree pictures of rihana
upskirtAnal movies tgpFisting lessons ball batDouble
blow job galleryStories lesbian sexSexy lady huntersDash incredible fucking violet
incredibleAbbi breast biopsyMon reluctantly gives up
pussy
Nice Post Good Work Mumbai Escorts Thanks