Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bandat shqiptare në Francë, Rrumbullaku pret ambasadoren: Bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bandat shqiptare në Francë, Rrumbullaku pret ambasadoren: Bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare!
AktualitetKronikeShoqëri

Bandat shqiptare në Francë, Rrumbullaku pret ambasadoren: Bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare!

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti një delegacion të lartë nga agjencitë ligjzbatuese franceze, i cili kryesohej nga Ambasadorja e Francës, Catherine Suard. Takimi, kishte si qëllim për të konsoliduar më tej këtë bashkëpunim, me qëllim shumëfishimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar, emigracionit ilegal dhe pastrimit të parave, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi i deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese franceze ka qenë në nivele të larta, konkret dhe tejet i frytshëm, në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Ky bashkëpunim duhet të intensifikohet më tej, përmes hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, të cilat do të bëjnë të mundur shkatërrimin e grupeve kriminale me veprimtari ndërkombëtare, si dhe gjurmimin, përcaktimin dhe asgjësimin e aseteve të tyre. Në emër të Policisë së Shtetit, iu garantoj angazhim maksimal të të gjitha strukturave, për të qenë partnerë dhe koordinues profesionistë dhe të besueshëm, në operacione policore të përbashkëta, me impakt ndërkombëtar”, tha Rrumbullaku.

“Ndonëse kam pak kohë me këtë detyrë, takimet që kam zhvilluar me titullarë dhe punonjës të Policisë, më kanë bërë të kuptoj cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh, i cili është efektiv dhe produktiv për të dyja palët. Shkëmbimi i informacioneve në kohë reale dhe besimi i ndërsjellë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të rrezikshëm, të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të shteteve tona. Me rastin e kësaj vizite dua të shpreh mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin 100% të strukturave tuaja, kundër emigracionit të paligjshëm. Qeveria dhe Policia franceze angazhohen për të ofruar mbështetje dhe partneritet në luftën kundër kësaj veprimtarie kriminale, për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, si dhe kundër veprimtarive të tjera që janë fokus i përbashkët”, u shpreh ambasadorja e francës.

- Publicitet -

Të dy titullarët siç njofton policia e shtetit u dakordësuan për hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, nga ekspertë të nivelit të lartë teknik, me objekte bashkëpunimin me Institutin e Policisë Shkencore, për implementimin e bazës së të dhënave të sistemit të balistikës, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj franceze, si dhe rivlerësimin e masave parandaluese ndaj braktisjes së të miturve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic
  • Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet

Komentet e Fundit

  1. Zdromsi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  2. xxx on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  3. Israel Gomez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Ethem Lalaj on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. xxx on Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë: Si po i nxitin fqinjët tanë bebet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?