Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore, vuri në dukje Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale.
Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon.
Megjithëse rritja potenciale në Ballkanin Perëndimor pritet të forcohet gjatë viteve 2022–2030, ajo do të jetë nën presionin e zhvillimeve të brendshme rajonale.
Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor.
Plogështia në përmirësimin e cilësisë institucionale, perceptimi i dobët mbi efektivitetin e qeverisë dhe kontrollin e korrupsionit, mungesa e mundësive për punë cilësore, rritja e informalitetit, rritja pabarazisë kanë përkeqësuar çështjet strukturore afatgjata, si p.sh. pakësimi i ofertës së punës nga plakja dhe emigrimi, analizon Banka Botërore.
Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja, zhvillimin e sektorit privat dhe produktivitetin e firmave.
Në një analizë të mëparshme për potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Banka vuri në dukje se, treguesit e produktivitetit të punës në Shqipëri kanë ngecur që nga viti 2009 dhe janë shumë nën mesataret, si për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) ashtu edhe shtatë vendet e vogla të tranzicionit nga ekonomitë e Europës.
Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë.
Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.
Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE dhe Britaninë e Madhe tregojnë se tendencat e largimit nga Shqipëria janë rritur dy vitet e fundit pas pandemisë.
Trendi është përshpejtuar këtë vit pas vënies në funksion të një kanali të ri emigrimi nga Franca ne Britani të Madhe me gomone. Mbi 15 mijë azilkërkues shqiptare u regjistruan në 6-mujorin e parë në BE dhe Britani.
Një anketë e INSTAT në vitin 2019 ka zbuluar se nga viti 2011 deri në vitin 2019 kanë emigruar nga vendi 360 mijë persona. Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-n rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Monitor
j.l./ dita

Monitor i qelbur. Vetem Shqiperia ka 4 500 000 banore pa emigrantet.
Kur e ka kuptuar edhe banka botërore këtë punë………
Kur thua “Skiptare” o Hale per ke e ke Llafne?
Per Ismailet,Naimet,Shemshedinet (Samiu),Abdullahet (Abdyl “shqip”),Mah-Mutet (Mehmet “shqip”),Enveret,Salehet (Salih “shqip”) etj apo per armiqte e tyre Kaurret e Derrit qe e consideronin veten Greke qe nga koha e Majmunit?
Se te paret luftuan per Baben ky eshte fakt historike i padiskutueshem (este fact istorik i pa discussed).
Kurse Kaurret e Derrit e filluan Luften per Clirim ne 1821-in.
Te paret ishin te Privilegjuar (privilege angl) kurse te dytet ishin Te Persekutuar (Persecution angl).
Te paret flisnin Turqisht kurse re dytet Greqisht.
Sot kane “ndryshuar” Emrat Turq.
Jo te gjithe sigurisht (sequrity).
Kurse te Persekutuarit e Kastes Osmane te vetequajture “Skiptare” flasin vetem per Dosje Komuniste.
Po per pasurite (Perusia greq) e te Pesekutuarve Kaurreve te Derrit te rrembyera nga Veziret,Pashallaret,Bejleret, Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet etj kur do vit Drejtesi (Straight)?
Prandaj ky Vend (Land angl) eshte i Mallkuar o Hale i qelbur.
O hu, c’na cate veshet me keto lajme te rreme! Neve na i ka sqaruar te gjitha advokado Zbarak Ngjala, se sistemi anglo-sakson do ta coje Shq. ne Mars dhe matane Jupiterit! Ja, Amerikes, megjithe 2 milion te pastrehet, megjithe 5 milion te papunet, po nisin ti mungojne zanatcinjte! Anglise i mungojne shoferet dhe punetoret ne disa sektore. Gjermanise, vendit klasik anglo-sakson, i mungojne deri 20% nxenesit, praktikantet dhe punetoret ne sektore te ndryshem te ekonomise (elektriciste, sanitare, hidraulike, etj.). Ne radhe jane edhe Franca e Italia ne kete drejtim! Por megjithate, advokado i nderuar Zbarak Ngjala, do t’na shpjegoje 22 here ne dite nga televizionet shqiptare, se sistemi anglo-sakson do ta ndricoje Shqiperine!
Dhe thone shqiptaret nuk ka pune.Ai qe don te punoje e gjen nje pune kudo.Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi jane pertace e dembele