Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore: Shqipëria duhet të investojë 6 mld dollarë për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Banka Botërore: Shqipëria duhet të investojë 6 mld dollarë për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike
EkonomiLajmi i fundit

Banka Botërore: Shqipëria duhet të investojë 6 mld dollarë për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike

Published: July 19, 2024
Shpërndaje

Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të shumëfishohen. Në një raport të posaçëm për Ballkanin Perëndimor për efektin e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim për të zbutur ndikimet e klimës.

Banka vë në dukje se kostot e përshtatjes janë të larta, por nga ana tjetër, përfitimet janë edhe më të larta. Për t’iu kundërvënë rreziqeve në rritje lidhur me ndryshimet klimatike, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha në përshtatje. Kostot e veprimeve dhe investimeve të propozuara për një paketë fillestare përshtatjeje janë 6.0 miliardë dollarë për Shqipërinë, 6.8 miliardë dollarë për Bosnjë dhe Hercegovinën, 2.8 miliardë dollarë për Kosovën, 5.7 miliardë dollarë për Malin e Zi, 6.4 miliardë dollarë për Maqedoninë e Veriut dhe 9.5 miliardë dollarë për Serbinë.

Përfitimet nga shmangia e humbjeve i referohet faktit që investimi në përshtatjen klimatike shpëton jetë, minimizon humbjet dhe dëmtimet e pronës, mbron investimet e kapitalit njerëzor dhe pakëson humbjet e produktivitetit.  P.sh., nga një investim rreth 1 miliardë euro në Bosnjë shpëtohen 14 miliardë të tjera që mund të vijnë nga dëmet.

- Publicitet -

Investimet për adaptimin ndaj klimës gjithashtu mund të çlirojnë potenciale të reja në ekonomi. Investimet në mbrojtjen e klimës do të krijojnë vende të reja pune, do të nxisin aktivitetin e biznesit, lehtësojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe tërheqin investime kapitale qe rrisin më tej produktivitetin e fuqisë punëtore. Masat e përshtatjes duhen marrë në sektorin e pyjeve dhe të turizmit, pasi përfitimet janë më të larta në këta dy sektorë.

Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, estetikën, bujqësinë qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.

Strategjitë e përshtatjes urbane mund të përmirësojnë gjithashtu mirëqenien e komuniteteve dhe të krijojnë qytete më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj klimës. Qytetet i gjelbëruara dhe në përshtatje ndaj klimës duhet të kenë çatitë e gjelbra, parqet publike, të cilat kanë aftësi të ndikojnë në reduktimin e gazeve serrë, rrisin efikasitetin e energjisë dhe promovojnë biodiversitetin.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • info analitike says:
    July 19, 2024 at 7:30 am

    Është fatkeqësi që një vend si ky yni i marrosur pas pasurimit të shpejtë, korrupsionit, drogës, betonit, po injoron frikshëm bujqësinë. Shteti në vend që të jetë katalizator i zhvillimit bujqësor po favorizon me të gjitha mënyrat oligarkët duke i dhënë përparësi produkteve të importit. Ka plasur mania e resorteve duke u bërë flamur propagande. Rezultati do të jetë katastrofik në një të ardhme të afërt.

    Reply
  • Pekmezi says:
    July 19, 2024 at 1:17 pm

    SHQIPÊRIA dhe SHQIPTARÈT 🇦🇱 në RREZIK nga ARMIKU i BRENDSHËM , që bëjnë KORRUPSION , VJEDHJE , HAJDUTËRI dhe PLAÇKITJE !!!!
    ATDHEU në RREZIK , nga BANDAT KRIMINALE , ORGANIZATAT MAFIOZE , HAJDUTËT me Kollare , GRABITQARÈT e PËSHTIRË tē POLITIKËS 34 VJEÇARE , HIENAT e URRYERA tè QEVERISÈ dhe Opozitès KRIMINALE !!!!! SHQIPÈRINË e mori LUMI , O Bedri Islami , qē i thur ELOZHE Lali Erit HAJDUT !!!!!
    SHQIPÉRIA 🇦🇱 në RREZIK nga ORGANIZATAT MAFIOZE me LOGO Partiçkash PS , PD , PL (LESHELI) , O Bedri Islami !!!! SHQIPËRIA. në RREZIK nga HAJDUTËT e PPPve , nga GRABITQARÈT e KONÇENSIONEVE , dhe nga KANIBALÈT e TENDERAVE KRIMINALË , O Bedri Islami !!!!!
    Deri në Vitin 2035 , ATDHEU ynë 🇦🇱 SHQIPÈRIA do të ngelet me 700 MIJË BANORË , O Bedri Islami !!!!
    Janë FSHIRË nga HARTA me QINDRA FSHTRA , O Bedri Islami !!!!!!! Vetèm Tirana e Populluar me 400 MIJÈ PENSIONISTÈ , dhe QYETET e tjera janë BOSHATISUR , O Bedri , dhe shikon mé shumè TURISTÉ me ÇANTA në krahē , që blejnè BUKÈ në SUPER MARKET dhe HANË nëpër LULISHTE , O Bedri !!! ÇOHU ENVER HOXHA nga VARRI vetèm 24 ORË , t’ju tregosh Vendin HAJDUTÈVE të POLITIKÉS KRIMINALE 34 Vjeçare , dhe të futësh KOMBIN 🇦🇱 SHQIPTAR në SHINA !!! 🙏🙏🤲🤲⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    Reply
  • mali says:
    July 19, 2024 at 5:33 pm

    Seriozisht e merni kete artikull?
    Ky eshte paralajmerim I Rames qe ne do te harxhojme 6 miliard dollare per leshin e preshin.
    Pra pregatitu o popull edhe per nje vjedhje 6 miliard dollare sepse askush nuk I kontrollon keto para.

    Reply
  • demo says:
    July 21, 2024 at 8:48 pm

    Hajde kujtoja hajdutit qe ka per te marre edhe 6 miljard dollare si kot e kot.
    Si check-Uupi shurres.
    Ai vodhi fondet e BEE per Bujqesine,,i rrasi tek inceneratoret qe prodhojne Energji elektrike,,por fizikisht NUK EGZISTOJNE.
    Juve po i kujtoni hajdutit qe ka edhe 6 milhard per te vjedjur..
    Miniere diamanti paska qene kjo toke per hajdute.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?