Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Qendrore e Skandaleve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Banka Qendrore e Skandaleve
Analizaopinion

Banka Qendrore e Skandaleve

Published: October 1, 2026
Shpërndaje

Në Shqipëri kemi krijuar një institucion të ri financiar.

Nuk ka seli. Nuk ka guvernator. Nuk publikon bilanc. Nuk mblidhet me konferenca shtypi.

Por funksionon shkëlqyeshëm.

- Publicitet -

Quhet Banka Qendrore e Skandaleve.

Dhe politika e saj monetare është fare e thjeshtë:

Kur bie interesi për një skandal, emetohet një video e re.

Kaq.

Nuk ka nevojë për reforma, komisione hetimore apo konferenca shtypi. Mjafton një telefon, një material intim dhe dikush që vendos se ka ardhur momenti për ta hedhur në treg.

Dhe tregu reagon menjëherë.

Dje flitej për Vlorën dhe Agasin.

Sot flitet për Hilën dhe videot intime.

Nesër, Zoti e di çfarë do të dalë nga arkivi i telefonave shqiptarë.

Kjo është politika monetare e shpërqendrimit.

Kur një çështje po bëhet shumë e bezdisshme, Banka Qendrore e Skandaleve ndërhyn në treg.

Hedh likuiditet.

Jo para.

Video.

Dhe inflacioni nis menjëherë.

Publiku që dje pyeste:

“Si dolën këto materiale nga një hetim?”

sot pyet:

“Kush është në videon tjetër?”

Dhe kjo është pjesa më gjeniale e mekanizmit.

Nuk ke nevojë ta rrëzosh lajmin e parë.

Mjafton ta varrosësh nën një lajm më të pistë, më intim, më kurioz dhe më të klikueshëm.

Skandali i vjetër nuk përgënjeshtrohet. Thjesht i hiqet oksigjeni.

Është si inflacioni.

Kur ke shumë para në qarkullim, paraja humbet vlerën.

Kur ke shumë skandale në qarkullim, skandali humbet vëmendjen.

Dhe kështu publiku kalon nga një video te tjetra si klienti në një supermarket skandalesh.

“Ma jep atë të Vlorës.”

“Jo, prit, tani kemi një të Hilës.”

“Po Agasi?”

“Lëre Agasin, ka dalë ofertë e re.”

Dy video për çmimin e një skandali.

Problemi është se këtu nuk kemi vetëm një çështje morali apo privatësie.

Nëse materiale intime janë publikuar pa pëlqimin e personave që shfaqen në to, pyetja serioze është: kush i ka nxjerrë, kush i ka shpërndarë dhe për çfarë qëllimi?

Sepse edhe videot e Agasit dhe Vlorës, pavarësisht çfarë përmbajnë dhe çfarë vlerë hetimore mund të kenë, janë bërë publike përmes rrjedhjeve që ngrenë po atë pyetje themelore:

Si dalin materialet nga duart e institucioneve dhe përfundojnë në duart e publikut?

Por sapo kjo pyetje fillon të bëhet shqetësuese, tregu ka nevojë për një produkt të ri.

Dhe ja ku vjen videoja tjetër.

Banka ndërhyn.

Norma e interesit për skandalin e vjetër ulet.

Kursi i videos së re rritet.

Media merr hov.

Rrjetet sociale ziejnë.

Komentuesit bëhen ekspertë të intimitetit të njerëzve të tjerë.

Dhe pyetja që duhej bërë dje harrohet.

Kjo është Banka Qendrore e Skandaleve: nuk prodhon përgjigje. Prodhon harresë.

Dhe ndoshta ky është mekanizmi më i përsosur i ekonomisë sonë të vëmendjes.

Sepse për të fshehur një skandal nuk është gjithmonë e nevojshme ta mohosh.

Mjafton të prodhosh një skandal tjetër.

Për të harruar një video, nxirr një video tjetër.

Për të zbehur një hetim, ndiz një spektakël.

Për të zhvendosur pyetjen, jepi publikut një kuriozitet.

Dhe kështu, ndërsa të gjithë shikojnë ekranin, askush nuk pyet më:

Kush po e kontrollon Bankën Qendrore të Skandaleve?

Sepse guvernatori mund të jetë anonim.

Por politika monetare është e qartë:

Kur publiku fillon të kujtojë shumë, emeto diçka që ta bëjë të harrojë.

Botuar në Hosteni

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • E says:
    October 1, 2026 at 5:16 am

    Ky rast duhet te ndiqet nga policia. Ne fund se cili ben cfare do dhe mundet por jo duke shkaterruar
    Jete. Ato gra mund te jene motrat tona. Besoj eshte shume qe nje pervers ti shkaterroj jeten. Seksi nuk eshte i ndaluar por eshte i ndaluar filmimi. Kemi femije mendoni pak nje video e tille te ndjek gjithe jeten.

    Reply
  • (pa)pergjegjshmeria pushtetare says:
    October 1, 2026 at 3:07 pm

    Banka Qendrore e Skandaleve sipas parimit “Cudia me e madhe zgjat 3 dite” dhe fale orientimit direkt te Rames kjo qeverisje ka te tille lende te pare, skandale d.m.th. nga 3 ne dite. qe natyrisht Rama as i di, as i sheh e as mba pergjegjesi per to.

    Reply
  • demo says:
    October 2, 2026 at 9:02 am

    Festivalet,koncertet,expozitat,teatri,kinematografia,jane zevendesuar nga big brotherat,Artistet e dikurshem ne personazhe Porno.Shoqeria eshte semure nga kjo epidemi.Kush eshte modeli?Modeli eshte gjithmnone me i SUKSESHMI..
    Stari pornografik,qe luante elektrik blu ne ballkon ne vitet 90 dhe hengri nje dajak kuksiance me leva si shperblim.
    Ku ta dinte Fatos Nano nga burgu Bences,qe e ngaterroi STARIN pornografik me starring politik!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ai e pagoi miopine,por po paguan shoqeria shqiptare.Ky kompozitori 30 vjet pas Rames ka kuptuar qe pornografia eshte me fitimprurese se Muzika.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?