Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm
AktualitetLajmi i fundit

Bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit E-Albania dhe platformave bankare të internet banking.

Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania direkt nëpërmjet llogarive bankare.

Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet faqes apo aplikacionit të bankës.

- Publicitet -

Ky filtër sigurie tenton të parandalojë ekspozimin e të dhënave të llogarive bankare ndaj rreziqeve të sigurisë që mund të vijnë nga sulmet kibernetike.

Këtë vit, platforma e shërbimeve publike online, e-Albania, u bë objekt e një sulmi të rëndë kibernetik, që shkaktoi pezullimin disajavor të ofrimit të shumë shërbimeve dhe mbi të gjitha solli një rrjedhje masive të të dhënave personale dhe sensitive të administruara nga institucionet publike.

Në fakt, analiza e kryer nga kompania Microsoft tregoi se hackerat ishin infiltruar brenda platformës prej më shumë se një viti dhe strukturat e AKSHI nuk kishin arritur as ta parandalonin, madje as ta konstatonin praninë e tyre, deri në verën e këtij viti.

Bankat i rezistuan këtë vit presionit nga qeveria shqiptare për t’i ofruar akses portalit e-Albania në platformat e tyre online, pikërisht për shkak të shqetësimeve të lidhura me sigurinë e informacionit.

Deri tani, pagesat online në portalin e-Albania mundësohen vetëm nëpërmjet POS-it virtual (shërbimit e-commerce) që ofrohet nga njëra prej bankave tregtare në vend. Ky shërbim është më i kufizuar, sepse mundëson vetëm kryerjen e pagesave me kartë bankare, ndërsa duke përdorur ndërveprimin me platformat e e-banking, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi që pagesat t’i kryejnë direkt nga llogaritë e tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 709 mijë, në rritje vjetore me 21%. Numri i llogarive të lidhura me internetin në fund të vitit të kaluar përbënte rreth 23.2% të totalit të llogarive bankare, ndërsa një vit më parë vetëm 19.8% e llogarive bankare kishin qenë të aksesueshme nga internet.

Statistikat tregojnë se përdorimi i shërbimeve të internet banking paraqitet gjithashtu në rritje të shpejtë. Vitin e kaluar, shqiptarët kryen 5.13 milionë veprime nëpërmjet internet banking, në rritje me 24.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e shërbimit po vijon edhe këtë vit. Të dhënat e 9-mujorit tregojnë se klientët e sektorit bankar kanë kryer çdo muaj mesatarisht 505 mijë veprime nëpërmjet e-banking, shifër kjo 18% më e lartë krahasuar me mesataren mujore të vitit të kaluar.

Aktualisht, 11 nga 12 banka tregtare në vend ofrojnë shërbimet e internet banking, ndërsa edhe banka e fundit pritet ta ofrojë këtë shërbim së shpejti. /Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 21, 2022 at 11:46 pm

    Dhe Irani do te beje qejf me llogarite bankare te Shqiptareve pastaj.O sa mir me qen shqiptar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?