Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bankat refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bankat refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave
EkonomiKryesore

Bankat refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

Bankat tregtare po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme në dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Për këtë arsye kanë shtrënguar kushtet e kreditimit, duke caktuar më shumë kritere dhe duke rritur kërkesën për kolateral që të jepnin hua.

Por nga ana tjetër kanë shtuar numrin e refuzimeve për dhënie kredie. Sipas Bankës së Shqipërisë 18.1% e kërkesave për kredi në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar me një rritje prej 2% në raport me një vit më parë. Në total nga janari në qershor u regjistruan 66.025 aplikime për kredi, ku 60,249 aplikime ishin nga individët dhe pjesa tjetër bizneset.

Si pasojë e krizës së çmimeve dhe paqëndrueshmërisë në tregjet e huaja, bankat për herë të parë thonë se ka rrezik për rritje të normave të interesit pas  rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë, dhe se është shtuar frika e dobësimit të aftësisë paguese të bizneseve dhe individëve.

- Publicitet -

Sipas raportit kriza e inflacionit ka nisur të ndikojë në xhepin e kredimarrësve, pasi në tremujorin e dytë të këtij viti (prill-maj-qershor), cilësia e kredisë shënoi një rënie të lehtë, proces që lidhet me zhvillimet që pasuan nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Presionet e larta inflacioniste, shtrëngimi i kushteve të financimit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, mund të përcillen në bilancet e agjentëve të ekonomisë dhe të kontribuojnë në rritjen e kredive me probleme në afatin e mesëm”, thuhet në raport.

Si pasojë e kostove të rritura prej inflacionit, banka thotë se kreditë me probleme kanë ngadalësuar rënien pas luftës.

“Deri në fund të qershorit 2022, fluksi i kredive të reja me probleme ishte sa 1.8% e kredive të rregullta, me një rritje të lehtë kundrejt gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021”, vijon më tej raporti.

Në fund të muajit korrik kreditë me probleme kanë zbritur në 5.2%.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 1, 2022 at 9:50 am

    nqs një i ri nuk blen dot as shtëpi, kur dihet që edhe gjendja ësht katastrofë, mos prisni të rrijë më shumë se 1 muaj në shqipëri.

    e gjitha për faj të politikës antishqiptare 30vjeçare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?