Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit
EkonomiLajmi i fundit

Bankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Published: October 3, 2024
Shpërndaje

Kreditë e ristrukturuara nga sektori bankar ishin në nivele të qëndrueshme gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2024 ishte rreth dy miliardë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 1% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 4.2% e stokut të kredive me probleme. Vlera e kredive të ristrukturuara ishte e përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në një krahasim më afatgjatë, rezulton se fluksi vjetor i kredisë së ristrukturuar është zvogëluar gjatë viteve të fundit. Kështu, vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 është sa 35% e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2021. Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë në gjysmën e parë të këtij viti lidhen kryesisht me kreditë në lekë dhe valutë për sektorin e biznesit.

Fakti që ristrukturimet në vitet e fundit kanë pësuar rënie është një tregues se aftësia paguese e huamarrësve në përgjithësi ka qenë më e mirë dhe premisat për rritje të kredive me probleme kanë qenë më të ulëta. Mekanizmi i lehtësimit të ristrukturimeve ka qenë ndër masat që Banka e Shqipërisë ka aplikuar gjatë periudhave me rreziqe të shtuara për rritje të kredive me probleme, siç ishte pandemia. Madje, pas rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022, lehtësimi i ristrukturimeve ishte një nga masat rezervë për tu aplikuar, në rast se sektori financiar do të përballej me një rritje të kredive me probleme. Por, deri tani, aplikimi i masave të posaçme nuk ka rezultuar i nevojshëm.

- Publicitet -

Sipas të dhënave më të fundit, në korrik raporti i kredive me probleme ishte nivelin 4.7%, në rënie krahasuar me një vit më parë dhe në nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Megjithëse stoku i kredive me probleme është rritur gjatë pjesës së parë të vitit, rritja e shpejtë e portofolit të kredisë ka bërë që raporti i kredive të këqija të jetë i qëndrueshëm.

Kuadri i Bankës së Shqipërisë për administrimin e rrezikut të kredisë së bankave parashikon që, në rast se një kredi ristrukturohet, ajo duhet të klasifikohet automatikisht si kredi me probleme, edhe në rastet kur ajo është shlyer rregullisht deri në momentin e ristrukturimit. Rregullorja kërkon që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit./Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    October 3, 2024 at 5:50 pm

    Zj.dita .
    Me vjen keq por qe keto artikuj mbi aktivitetin e bankes jane jo te sinqerta.
    E para e punes jo c’do lexues eshte I interesuar.
    E dyta ,edhe ata individe tregetare a kreditore qe kane lidhe me bankat nuk jane te nivelit te kuptojne mekanizmat.
    Kjo eshte thjesh nje show per te treguar qe ekonomia e shqiperise ecen pozitive.
    Me nje fuqi punetore te pergjysmuar cila matematike llogarit rritje dhe aq me shume rreth $ 10,000 per person ne vit sic thote Edi Rama.

    Reply
  • mali says:
    October 3, 2024 at 7:50 pm

    Ne se politika ,pra Diktatori Rama fut thonjte e qelbur ne Bankat ,ky shtet ka mare fund si egzistence.
    Mbaje shenim kete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?