Pas përfundimit të protestës para ambienteve të Kadastrës, banorët e Bërxullës janë futur brenda ambienteve duke iu drejtuar zyrës së Dallëndyshe Bicit.
Banorët thonë se nga Bici kërkojnë certifikimin sa më parë të banesave.
“Kërkojmë të drejtën e certifikimit të pronës. Do kërkojmë pse po vonohen procedurat. ARRSH ka sjellë një shkresë këtu për të mos bërë certifikimin e banesave. Kjo shkresë duhet të hidhet poshtë dhe të zbatohet ligji”, tha një prej banorëve.
Banorët prej disa kohësh protestojnë në shenjë kundërshtimi për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
j.l./ dita
