Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen

Published: July 30, 2026
Shpërndaje

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës së re Territoriale

“Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete.

Momenti më kulmor i protestës ishte dorëheqja publike e kryetarit të Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, i cili deklaroi para qytetarëve se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.

- Publicitet -

Menjëherë pas këtij veprimi, në shenjë proteste dhe pakënaqësie, disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.

Në shenjë kundërshtimi ndaj planit për bashkimin e Bashkisë së Poliçanit me Beratin në kuadër të Reformës së re Territoriale, protestuesit hodhën në flakë edhe tekstin e propozimit për ndarjen e re territoriale.

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.

Sipas draftit për Reformën Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit parashikohet të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Beratit. Ky ndryshim është pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva edhe kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve.

Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Xha Teme analisti says:
    July 30, 2026 at 7:59 pm

    Ebebe
    Iu hap punë xha Temes
    Doli grup i ri armiqesor

    Reply
  • LDK + PPD + PD says:
    July 30, 2026 at 9:30 pm

    As luftra të përmasave të mëdha nuk do të shkretronin fshatrat dhe qytetet e shqiptarëve të ashtuquajtura lëvizje demokratike ndër shqiptarë me parolla tepër të rrezikshme se liria dhe pasurimi në Prishtinë dhe Shkup dhe begatia ekonomike në Tiranë do të sillet shumë shpejtë nga EU-USA të trumbetuar nga lider demagog dhe të sëmurë për pasurim dhe karrierizëm e sollën këtë tragjedi demografike

    Reply
  • Aldrin says:
    July 31, 2026 at 2:28 am

    po shyqyr Policani
    o Vlora, nuk shikoni qe ju eshte ngritur Flamuri Cifut mu ne Sheshin e Flamurit?
    E shpallen Vloren Toke cifute
    Dale kur tju nxjerrin nga shtepite me zor
    Ose me bomba.
    Kaq copa budallenjsh jeni xhanem>

    Reply
  • demo says:
    July 31, 2026 at 5:45 am

    Banoret e Policanit e bene fora..Kush i jep vote Edi Rames,ju prefte dora-tha Egla Ceno.
    Te beje votime sot PS e Edi Rames nuk merr vota sa Parti e Adriatik Lapajt.

    Reply
  • Kurajo says:
    July 31, 2026 at 8:16 am

    Bravo Poliçani is bëre fora. Të gjithë duhet të ndjekin shëmbëllin tuaj, ndryshe do të rropateni tërë kohën rrugëve për një dokument që nuk do ta merrni dot kurrë gjersa të mos këtë mbetur këmbë shqiptari në ato anë. Qëndresë vëllezër e motra.

    Reply
  • Anonymous says:
    July 31, 2026 at 10:24 am

    E gjitha cfare ndodh ne Polican eshte, se me futjen e Plicanit nen ombrellen e Beratit, Tikut qe ka 20 vjete qe mbreteron i hiqet skeptri i ,mbretit !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?