Ish-gazetari ish-politikan Ben Blushi ka shkuar në plazhin e Kunes, për të bërë fotografi. “Siç bëj shpesh kohët e fundit”, – shkruan ai në një postim në rrjete sociale.
Pasi tregon historinë e Perandorit Maksimiljan dhe Kontit Ciano që kanë shkelur këtë zonë dhe siç shkruan autori, do jenë stampuar në memorien e breshkës në foto, ai rrëfen një kujtim nga koha e komunizmit.
Rrëfimi ka tek tuk edhe nota erotike. Rinia notonte lakuriq, djemtë ndihmoni vajzat “të nxirrnin dheun nga cdo portë e trupit”. Shkruan autori:
“… Pak më në jug të Kunes, ndoshta 20 minuta me këmbë, kam bërë atë që quhej punë fizike, në kooperativën e fshatit Rrilë. Në kohën e komunizmit, studentët, duhet të shkonin të punonin në ara për tu njohur me punën dhe natyrisht për të kontribuar në ndërtimin e socializmit në ndihmë të asaj që quhej, fshatarësija punonjëse.
Në vitin 1988, ne studentët e Universitetit Filologjik, na çuan në Rrilë që ishte një fshat me të persekutuar politikë, të cilët na shikonin me përcmin, pasi ne ju dukeshim si fëmijët e atyre që i kishin shtypur dhe mezi prisnin të na mundonin duke na e vështirësuar raportin me tokën si dhe duke na shtuar normën e punës së përditshme. Për këtë shkak edhe ne i shikonim fshatarët me një lloj përcmimi, pasi duke qëndruar gjithë ditën në bordurat e Tiranës, na dukej si ulje që na detyronim të shoqëroheshim me lopata, me kosa, me rosa, me pata e me shata.
Prandaj muaji në Rrilë ishte një torturë fizike e kombinuar me pilaf të keq mence, me kos të hidhur, me bukë të fortë, me zgjim të sforcuar në ora 6 të mëngjesit, me ecje disa kilometra deri te fushat që duhej të punonim dhe natyrisht me shumë konflikte me mbikëqyrësit tanë kooperativistë, të cilët hakmerreshin ndaj nesh sikur të ishim oficerë burgu dhe jo studentë.
Disa herë kam menduar se vajtja jonë në këto zona, ishte një kompensim që komunizmi u jepte të persekutuarve për t’u ndjerë persekutorë. Dhe të persekutuarit përsekutonin me qejf të madh,me shumë pasion dhe me art kolektiv. Ata ishin të përpiktë në procesin e persekutimit tonë dhe nuk bënin asnjë gabim për të cilin mund të ndëshkoheshin vetë.
Nga kjo peripeci që zgjaste një muaj, në fund të të cilit edhe vajzat me të bukura të Tiranës dukeshin si shtriga balte, mbaj mend një kalë me emrin e portierit të Barcelonës Zubizareta, shërbimet e të cilit ne i përdornim për tu kthyer në botën e civilizuar, ku shiteshin cigare dhe konjak, që në këtë rast ishte qyteti poetik i Lezhës.
Pas shëtitjeve me Zubizaretën, që mësoi ti bindej ledhatimeve të kamzhikut tonë amator, kënaqësinë më të madhe na e jepte rëra e zezë e plazhit të Rrilës.
Kur ne gjenim kohë për të shkuar atje, pas sfilitjes nëpër ara, banorët e Rrilës na përgjonin pas shkurreve kur dëgjonim muzikë moderne, kur zhvishemin dhe notonim lakuriq pasi ndihmonim vajzat të nxirrnin dheun nga cdo portë e trupit.
Plazhi i Rrilës në ato kohë, ishte si Dhërmiu sot. Një vend i rrezikshëm dhe plot aventura. Por ndryshe nga Dhërmiu, ku kënaqësinë e fiton pa punuar por duke paguar,në Rrilë kënaqësia fitohej me punë dhe gratis.
Italianët e Konti Cianos do ta quanin dopolavoro, pra qejf i merituar pas pune” – rrëfen Blushi.
Ç’na e kujton atë kohë o Blush! Të rinjtë sot, kujtojnë se nuk bëhej qejf në atë kohë dhe u duket sureale ato që shkruan!
Aaaaaaa persekutimi jot!Persekutimi edvin rames,.Shume keni vuajtur ne ate kohe..
Ti,Beqir Beqja,Beqir Klosi,Edvin Rama..me dhembe e keni prashitur.Duke ditur keto vuajtje edvini te perzuri nga Rilindja dhe tani bredh si ato konet me qafore,qe i kane perzene nga shtepia.
Ku do të dalë autori i këtij shkrimi?
Apo dëshiron: Të japë disa fakte nga jeta e tij personale.
Kot nuke qajne keta dhe e kerkojne me te madhe ate kohe sepse ishin te privelegjuar per ç’do gje.
Blush! Meqense paske njohuri mbi pergjimin,a ke dijeni per pergjimin qe i behej nje antari te komitetit qendror te ppsh-es dhe liri (sllobodanka) qe ishte doktoreshe e cunit te tij del ne pergjime me pasthirma qejfi gjate seksit me shokun e komitetit qendror (burime te sigurta thone qe kaseta eshte ne arkiven e shtetit) ky hypsi i sllobodankes eshte tjeter pervec Ali Alushanit qe e ka patur si grua. Kaseta ne arkive dhe ADN-ja e xenit zgjidhin shume enigma.
I nderuari Blushi,me vjen keq te ta them POR duhet nga qe na tregove uljen e nivelit te te prodhuarit vargje e shkrime per shoqerin qe .Jetojme ne kohe te REJA.Frymezoe RININE me te arthmen por JO me te shkuaren.
Ne e vertete qw eshte demostruar ,bereia plazh NUDO ne ata kohe,nga pasionante ,qw natyrisht dhe perbuzeshin..po jo ne publik po ne Skuta(apo GUVA-gjiresh te fshehta….gjate bregdetit…kjo eshte e vertete po jo si shkruan z. Blushi…(qe te kete TURP nga vetia)…e per me teper Ai Bir i asaj familie te nderuar BLUSHI, qe njohim NE. Si 87 vjecar, (Biri i Dangellise Naimjane),njohur me *RRENJE*ate familie,do e keshiloja te shkruaje realishte BEN BLUSHI..jo se s’kishte raste tetilla NUDO,po me MEND per kohen.
Jo ZOTERINJ APO ZONJA te GAZETES per *KOMENTET e Fundit* autori *Dhimbia e madhe *nuk komenton si shkruani Ju..*Komentet e fundit*.Lexuesit ta rilexojne e thwnw c’ka thene… *Dhimbia e Madhe popull*!
U ngjalle ti o vemja e Torontos? Po nuk te paska shpelare COVIDI ty mer maniak psikopat idiotik i debilizuar qysh ne rini.