Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Barbaria me pyjet nuk ka të ndalur…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Barbaria me pyjet nuk ka të ndalur…
Kulture

Barbaria me pyjet nuk ka të ndalur…

Published: February 8, 2023
Shpërndaje

Sot kemi Agjencinë Kombëtare të Pyjeve të krijuar rreth dy vite më parë si institucioni kryesor që monitoron dhe vlerëson gjendjen e pyjeve, tashme në pronësi të bashkive, e cila ka një staf prej 32 personash. E dini sa specialistë pyjesh janë aty?! Vetëm 10 inxhinierë pyjesh së bashku me drejtorin. Pra 22 personat e tjerë janë rrogëmarrës që nuk e kanë haberin nga pyjet.

 

Inxhinier Abdulla Diku

- Publicitet -

Janë ndërmarrë shumë nisma për shkollat profesionale. Edhe qeveria thotë se i mbështet fuqishëm. Nxënësit që i ndjekin ato gjithashtu mbështetën me bursa e lehtësime të tjera. Bukur shumë!

Një shkollë profesionale është edhe ajo e pyjeve; Shkolla e Mesme Pyjore “Kol Margjini” në Shkodër. E vetmja e këtij lloji në Shqipëri e hapur 60 vite më parë. Ka numër të pakët nxënësish pasi nuk shohin mundësi punësimi pas shkollimit. Ka nxënës me plot ëndrra. Duan të punojnë në pyje. Dalin specialistë të mesëm pyjesh (teknikë pyjesh). Vendi ka shumë nevojë për ta. Punë ka sa të duash, pasi ka shumë nevojë për pyllëzime në toka të zhveshura, përmirësime të pyjeve të degradura, etj. Disa nga këta nxënës zgjedhin të vazhdojnë studimet e larta, diplomohen inxhinierë pyjesh. Vendi ka shumë nevojë edhe për to, akoma më shumë madje.

Edhe Fakulteti i Shkencave Pyjore konsiderohet si degë e veçantë dhe është menduar që të mbështetet me bursa për studentët me rezultate të mira, pasi para pak vitesh rrezikonte të mbyllej fare, por përsëri numri tyre është i pakët.

Pyjet dhe kullotat mbulojnë rreth 65% të sipërfaqes së vendit. Do të thotë se ka vërtet shumë nevojë për specialistë pyjesh të aftë profesionalisht dhe të përkushtuar për punën.

Por menjëherë pas mbarimit të studimeve,inxhinierët dhe teknikët e pyjeve përballen me ëndrrën më të keqe të mundshme: “Nuk ka punë” për ta…

Pra ka profesionistë, por s’ka punë për ta. Kryeministri thotë dhe artikulon përditë të kundërtën se ‘…ka punë por s’ka profesionistë’, por në rastin e specialistëve të pyjeve, krejt e kundërta është e vërtetë. Vendin e specialistëve e kanë zënë persona me diploma të blera e që s’kanë asnjë lidhje me profesionin, apo në rastin më të mirë i ka zëvendësuar ndonjë me arsim të lartë (ekonomist, agronom, ushtarak, jurist, etj. etj.) por që sërish nuk ka asnjë lidhje me profesionin e pylltarit.

Po përse preferohen të tjerë, dhe jo specialistët e pyjeve në një vend pune ku duhet të punojnë specifikisht këto të fundit?! Joprofesionistët që punojnë në pyje mendojnë dhe punojnë sot për nesër, janë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër dhe pse çon në dëmtim të pyllit sot dhe pa pyje nesër, ndërsa profesionisti i ndershëm dhe që mendon se në këtë profesion do të dalin në pension nuk i lejon këto….

Sot, kemi Agjencinë Kombëtare të Pyjeve të krijuar rreth dy vite më parë si institucioni kryesor që monitoron dhe vlerëson gjendjen e pyjeve, tashme në pronësi të bashkive, e cila ka një staf prej 32 personash. E dini sa specialistë pyjesh janë aty?! Vetëm 10 inxhinierë pyjesh së bashku me drejtorin. Pra 22 personat e tjerë janë rrogëmarrës. Edhe sikur këta rrogëmarrës të jenë punonjësit më të përkushtuar në botë, nuk mund të bëjnë asgjë, sepse nuk mund të dinë asgjë për diçka që nuk kanë mësuar asgjë. Pra punojnë 10 specialistë dhe marrin rrogën 22 persona të tjerë.

Ndërkohë ka specialistë pyjesh që marrin rrogën sepse janë hequr padrejtësisht nga puna nga ndryshimet e qeverive. Ata kanë fituar vendin e punës apo pagesën pasi janë hequr padrejtësisht nga puna. Në këto kushte rezulton se paguajmë 2-3 fishin e një page për një vend pune dmth, veçse punë në pyje nuk bën njeri.

Edhe tek bashkitë që janë aktualisht “pronarët” e pyjeve, vetëm 20-30% e tyre janë specialistë pyjesh. Pjesa tjetër janë rrogëmarrës dhe gjoba-vënës (për xhepat e tyre, jo shtetin). Ndoshta ka nga ata në rastin më të keq që janë të emëruar në pyjore por jetojnë e punojnë jashtë vendit, rrallë vinë për t’u dukur.

Si mund të punosh a të justifikosh pagën në një punë që s’ke asnjë lloj njohurie?!

Çfarë e bën kaq të lakmuar një pozicion pune për të cilin nuk ke asnjë lloj njohurie? Asgjë tjetër veç operacionit ‘kçk’ dhe shko në një pozicion tjetër po për të njëjtën gjë. Nuk ka asnjë logjikë tjetër pas kësaj. Pyjet janë konsideruar ngahera si “Magazinë pa çelës”, dhe operacioni ‘kçk’ duket se është në vendin e duhur.

Kur shkojmë tek spitali, nuk duam të na vizitojë a mjekojë një jurist, ekonomist a profesion tjetër. Duam të jetë mjek dhe shumë i mirënjohur mundësisht. Ndryshe vdesim vetëm duke e menduar…

Kur shkojmë tek mekaniku, duam që makinën ta kontrollojë e rregullojë mekaniku, ai pra – specialisti, ndryshe thyejmë qafën.

Kafshët tona shtëpiake, duam që t’i shohë e mjekojë vetëm veterineri, dmth specialisti…

Po përse në pyje u dashkan punësuar lloj-lloj profesionesh apo diploma-blerës dhe jo specialistët e pyjeve.

Janë me mijëra të tillë aktualisht.

Të papunë, kemi pra me mijëra specialistë pyjesh me arsim të mesëm dhe të lartë por vendet e punës i kanë zënë jospecialistët!

Përveç marrëzisë tonë, politikës së papërgjegjshme dhe shkatërruese të administratës pyjore, nuk ka asnjë lloj justifikimi tjetër.

Po çfarë kostoje ka kjo realisht?!

Në pyje, një gabim kushton shumë, por mbi të gjitha kërkon dekada e shekuj për t’u korrigjuar. Nëse, bie fjala, vendoset të priten pyjet në malin e Dajtit, do të duhen së paku 200-300 vjet që ai pyll aty të jetë siç është sot. Pra përveç kostos së jashtëzakonshme për ta mbjellë atë zonë, do të duhet të presim 300 vjet.

Ja disa nga kostot e kësaj marrëzie “Made in Albania”:

  1. Shqipëria është sot vendi evropian më i pasur me pyje të varfëra, me prodhimtarinë më të ulët.
  2. Kemi djegur me sukses të plotë rreth 400 mijë hektarë me pyje në këtë tranzicion të gjatë.
  3. Në 20 vitet e fundit, si asnjë vend tjetër në botë, kemi humbur 30% të biomasës pyjore. Kosto e këtij veprimi e tejkalon vlerën e 2 miliard euro (ose 15% të PBB). Kjo është një vlerë e madhe edhe për SHBA, e jo më për neve si vend i varfër.
  4. Jemi vendi më i ekspozuar evropian ndaj dëmtimit të pyjeve nga zjarret, sëmundjet dhe dëmtuesit. Po bëhemi rrezik dhe për fqinjët.
  5. Jemi i vetmi vend evropian që nuk përdorim më njësi pyllëzimi hektarin (10,000 m2) por numrin e fidanëve. Kur thuhet në media se u mbollën 2500 fidanë pyjorë psh., mos u ekzaltoni a gëzoni fare – janë mbjellë vetëm 1 hektarë, ndërkohë që nevoja për mbjellje është së paku për 200 000 hektarë. Pra nëse kemi mbjellë 2500 fidanë dhe që të plotësojmë shifrën e dëshiruar për mbjellje prej 200 mijë hektarë, na duhet të mbjellim edhe 199 999 hektarë. Kaq kemi bërë dmth. Vendet e BE (të pakrahasuara me pyjet tanë), deri në vitin 2030 kanë përcaktuar si objektiv mbjellje të tre miliardë fidanave, ndërsa ne vendin tonë nuk ka asnjë objektiv të tillë sa do mbillen në një vit aq më pak deri në vitin 2030.
  6. Jemi vendi që pyllëzojmë më pak se çdo shtet tjetër në Europë por ndoshta dhe në botë. Ukraina psh, pavarësisht luftës atje, ka mbjellë 23,306 hektarë me pyje, ose 58.3 milionë fidanë pyjorë në vitin e kaluar (2022).
  7. Asnjë specialist pyjesh nuk merr dot më vendime për pyjet. Vendimet i marrin të tjerët, dmth jospecialistët…
  8. Sot, krejt e kundërta e asaj që duhet të ndodhë, i kemi sallat plot me njerëz e pyjet bosh, vendi pa pyje.
  9. Për shkak të degradimit të pyjeve, Shqipëria ka një normë erozioni që vlerësohet rreth 12.5 herë më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.
  10. Deri tani (për fat të mirë) nuk kemi asnjë specialist pyjesh që bën operacione kirurgjikale në spitale, megjithëse nuk do ishte çudi nëse ndodh tek ne…

Kjo lista mund të zgjatet aq sa rruga e kombit, por po e lë me kaq tani.

Të kthehemi tek fillimi sërish. Nëse qeveria inkurajon arsimimin drejt shkollave profesionale (dhe shumë mirë bën), përse iu vë shkelmin profesionistëve sapo ata diplomohen?!

Përse, në vend të profesionistëve merren njerëz pa asnjë lloj lidhje me pozicionin e punës dhe rrogën që marrin?! Edhe në ligj thuhet se në pyje duhet të punojnë specialistët e pyjeve. Pra shkelet edhe ligji, por kujt i bëhet vonë?!

Pse “qahemi” se po ikin të rinjtë pastaj? Ikin se të paaftët dhe të tjerët joprofesionistë iu kanë zënë vendin e punës për të cilin kanë bërë 17 vjet shkollë, në mos më shumë.

Vetëm tallje është kjo.

Asgjë tjetër.

Tallje me profesionistët.

Tallje me ligjin.

Tallje me taksat tona (shpenzohen kot).

Tallje me burimet natyrore të vendit dhe shpërdorim masiv i tyre.

Tallje pra…., tallje!

Nejse, profesionistët le të lehin, karvani i shkatërrimit në pyje ecën përpara!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?