Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Barcelona bën tjetër goditje, PSG s’e arrin dot Kolo Muani për shkak të Mbappe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Barcelona bën tjetër goditje, PSG s’e arrin dot Kolo Muani për shkak të Mbappe
AktualitetSport

Barcelona bën tjetër goditje, PSG s’e arrin dot Kolo Muani për shkak të Mbappe

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Barcelona ka realizuar dy huazime të rëndësishme në fund të merkatos verore, Joao Felix është afruar nga Atletico Madrid dhe Joao Cancelo është afruar nga Manchester City.

“Ëndrra është bërë realitet”, kështu e njofton Barcelona zyrtarizimin e Joao Felix, i cili zbarkon në Katalonjë si huazim për një sezon nga Atletico Madrid, me sulmuesin që nuk  ishte në planet e “colchoneros” pas huazimit vitin e kaluar te Chelsea.

Kështu portugezi do të luajë sërish në La Liga, por tashmë me skuadrën që e ka dëshiruar që fëmijë, siç thotë ai vetë: “Ishte ëndrra ime qëkur kam qenë fëmijë”. Ndërkohë edhe Joao Cancelo transferohet nga Manchester City te Barça në formë huazimi deri në verën e 2024-ës. Cancelo nuk ishte në planet e Guardiolës dhe pas përfundimit të huazimit te Bayern  Munich gjeti skuadrën e re, Barcelonën.

- Publicitet -

Randal Kolo Muani do të luaj përsëri në Bundesliga te Eintracht Frankfurt. Sulmuesi ishte objektivi kryesor i Paris Saint-Germain, por kampionët e Francës nuk ia dolën që të bindnin drejtuesit e Frankfurt, me këta të fundit që kërkuan plot 100 milionë euro dhe në asnjë moment nuk ulën pretendimet e tyre.

PSG ofroi edhe dy lojtarë, Pembele dhe Ekitike, por “Shqiponjat” nuk pranuan dhe sulmuesi do të qëndrojë përsëri në Gjermani, pasi tashmë edhe afati i transferimeve është mbyllur zyrtarisht. Francezi kërkoi me ngulm transferimin drejt Parisit, madje doli hapur në mediet gjermane, por tani i duhet të presë ende për të veshur fanellën e PSG-së.

Sipas medieve franceze, parizienët u fokusuan totalisht te Mbappe, ndërsa morën konfirmimin nga Kylian, ata e ulën përqendrimin në aksin Paris-Frankfurt, ndaj ky operacion dështoi, por nuk përjashtohet mundësia që Kolo Muani të jetë përsëri kryefjalë duke nisur nga merkato e dimrit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “2500 euro me uniformë”, efektivët dhunojnë dy vajza të reja, iu hedhin spraj me piper në sy
  • Po protestonin paqësisht, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve
  • “Të rinjtë ndihen të tradhtuar”, filozofi italian jep alarmin për krizën e thellë të Europës
  • SPAK i komunikon akuzat Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on SPAK i komunikon akuzat Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?