Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
Politike

Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin

Published: October 10, 2026
Shpërndaje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për debatin e krijuar rreth votës së Erion Braçes për ndarjen e re territoriale, duke e zhvendosur vëmendjen te përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e 15 bashkive.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se Braçe ishte i vetmi deputet socialist që kundërshtoi publikisht hartën e re dhe argumentoi kundër saj në seancën plenare.

Sipas tij, vëmendja e medias nuk duhet të përqendrohet te vota e deputetit socialist, ndërsa përgjegjësia kryesore, sipas tij, i takon kryeministrit.

- Publicitet -

“Edi Rama po shpopullon Shqipërinë dhe po braktis shërbimin ndaj qytetarëve! Ky është shqetësimi me të cilin duhet të merremi të gjithë, të djathtë, të majtë dhe pa parti.

Megjithatë, prej dy ditësh, mediat merren me votën e 85-të, atë të Erion Braçes, i cili, në fakt, ishte i vetmi deputet i grupit parlamentar të PS-së që ngriti zërin dhe argumentoi kundër Hartës së Re Territoriale në seancë plenare.

Ndërkohë, të tjerët, edhe pse po u shkriheshin bashkitë qytetarëve që u kishin besuar mandatin e deputetit, zgjodhën të heshtnin. Janë 13 deputetë të bashkive që preken nga harta territoriale, të cilët nuk guxuan të flisnin as në mbledhjet e mbyllura të grupit parlamentar dhe as publikisht. Me vetëdije, refuzuan të bëheshin zëri i qytetarëve, qoftë në seancë plenare, qoftë në mbledhjet e grupit të tyre parlamentar.

Prandaj, përgjegjësia për shkrirjen e 15 bashkive dhe për një hartë territoriale që thellon shpopullimin e vendit nuk mund t’u faturohet atyre që ngritën zërin kundër brenda PS-së.

Përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Ai është ideatori dhe mbështetësi politik i këtij akti antikombëtar. Të tjerët, në këtë vendimmarrje, u mjaftuan të vepronin si kartona votimi. Përfshirë Belinda Ballukun, votën e 84-t, e cila është e akuzuar për korrupsion dhe, në vend që të japë llogari para drejtësisë, vijon të jetë pjesë e sallës së Parlamentit, me mbështetjen e Edi Ramës.

Pas tij, përgjegjësia bie mbi 13 deputetët e 15 bashkive që preken nga harta territoriale dhe që votuan pro, ndërkohë që qytetarët që i kanë votuar ishin kundër.

Prandaj, debatin duhet ta mbajmë aty ku duhet: jo te zërat kundër brenda PS-së, por te ai që jep urdhrat dhe kërkon bindje pa kushte. Është Edi Rama ai që duhet të japë llogari për shkrirjen e 15 bashkive në Shqipëri, për pasojat që ky vendim do të ketë te qytetarët dhe për interesat që qëndrojnë pas tij.

Shqipëria nuk ka nevojë për një pushtet që shuan bashkitë dhe largon qytetarët, por për një qeverisje që u shërben atyre”, shkruan Bardhi.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • 1thundrak says:
    October 11, 2026 at 5:00 am

    Bejini nje gojore njeri tjetrit. Sa do gezohen kryetaret dhe partite.

    Reply
  • Nik says:
    October 11, 2026 at 5:58 am

    A ju jeni plehra te gjithe! Kujt i hyne ne pune, qe ngriti zerin,si votoj?

    Reply
    • Replikuesi says:
      October 11, 2026 at 4:41 pm

      Braçe, kur të lavdëron kundërshtari, do të thotë që je në rrugë të gabuar . Desha të them ARMIKU, se fjala kundërshtar nuk njihet në politikën shqiptare .

      Reply
  • I pafuqishmi says:
    October 12, 2026 at 6:05 am

    Shihni cfare banaliteti DEMOSTRON “KONIA E PD PER KONEN E PS”.O NJETEZ TE THJESHTE E KENI VESHTIRE PER TI DALLUAR KETO “MONSTRA” TE DEMOKRACISE.O POPULL SHIHNI DHE ANALIZONI SI E KANE KATANDISUR ZERIN E LIRE NE PARLAMENT.KETO QUHEN “GJAKPIRES ” TE LIGJSHEM NE PARLAMENT KU LEGJITIMOHET VJEDHJA,ARROGANCA,E CDO GJE QE KA TE BEJE ME KATEGORINE E TE KEQES DHE KOMPROMISI I HESHTUR “ME JEP DHE TE JAP”

    Reply
  • dinjiteti munguar says:
    October 12, 2026 at 9:08 am

    Bracja tregoi se eshte nje kone e rrahur qe ne vogli.
    Ngriti zerin se pari e me pas kuisi duke votuar e ngrene turpin me buke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?