Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë
EkonomiLajmi i fundit

Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë

Published: October 30, 2024
Shpërndaje

Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara ka publikuar Barometrin e Turizmit për periudhën janar-korrik 2024, në të cilën konfirmohet së Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën e para-pandemisë.

Të dhënat janë ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se Shqipëria në nivel global renditet e dyta, pas Katarit.

“Sipas UNWTO, nga janari deri në korrik 2024, Shqipëria është #1 në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me kohët para COVID-it, dhe #2 në nivel global, pak pas Katarit”, shkruan Rama në rrjetin social X.

- Publicitet -

Një tjetër risi në barometrin e turizmit publikuar nga UN Tourism, është se për herë të parë njihet rritja e të ardhurave nga turizmi ndërkombëtar. Sipas barometrit për periudhën janar-korrik 2024, Shqipëria renditet e para sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me një rritje +128% krahasuar me periudhën e para-pandemisë.

Kjo nuk është hera e parë që UN Tourism, si organizata më e madhe botërore e turizmit, “certifikon” arritjet e industrisë së turizmit në Shqipëri, pasi edhe për vitin 2023 Shqipëria u rendit e katërta në botë për rritjen e flukseve ndërkombëtare në proporcion me popullsinë.

Në muajin prill, Organizata Botërore e Turizmit mbajti për herë të parë një event të nivelit të lartë në Tiranë, siç ishte Mbledhja e Komisionit për Europën, ku u prezantua gjithashtu edhe botimi “Doing Business in Tourism – Investing in Albania”, një botim i përbashkët i UN Tourism dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dedikuar investimeve në turizëm.

Sipas barometrit të UN Tourism, Evropa dhe Amerika rikuperuan 99% dhe 97% të flukseve ndërkombëtare të turistëve krahasuar me periudhën para pandemisë gjatë pjesës së parë të këtij viti, ndërsa Azia dhe Paqësori kanë treguar nivele më të ulëta rikuperimi me 82% të niveleve të vitit 2019.

🚨 BREAKING: Albania leads Europe in tourism growth! 🌍

According to the UNWTO, from January to July 2024, Albania is #1 in Europe for increase in international visitors compared to pre-COVID times, and #2 globally, just behind Qatar. 🌟

Come experience the Albanian magic!…

— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2024

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    October 30, 2024 at 2:53 pm

    fiiiuuuu!firifiiiiuuuuu!!!!!!!!!!!!!!!!!,se nuk fershellij dot.

    Reply
  • mali says:
    October 30, 2024 at 3:42 pm

    Nuk ka ???
    Enverizmi na ka hyre me gjak.
    Mburet Erion Veliaj qe exelentet e ballkanit do te krijonen ne shqiperi.
    Digital vetem ne Erion Veliaj me klase ne rajon.
    Erion Veliaj eshte me I zgjuari I rajonit dhe paska pas bythe banken e zvicer per realizuar keto programe.
    Edi Rama njelloj.Eshte nje semundje e trasheguar.
    Per turizem nuk them shkoni ne greqi sepse eshte turp sepse dalim zbuluar lakuriq.
    O Edi Rama ,o derdimen ,nuk kane greket para te ndertojne 10,000 resorte?
    Politika tende dhe e Berishes duke shkateruar fshatin shkateruat c’do industri ne shqiperi.
    Prandaj Edi Rama :sa klase ke?

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 30, 2024 at 3:48 pm

    Mali,të gjitha çka shkruhen për turizmin në Shqipëri janë gënjeshtra me okë!
    Po si,paskërkemi dalë të parët në Evropë edhe të dytët NË botë!
    Plazhet në qershor-korrik ishin ku thërret qameti.
    Pronarët grykës janë prova E PAKUNDËRSHTUESHME sine qua non!
    Prandaj boll gënjyet për turizmin!

    Reply
  • Toni says:
    October 30, 2024 at 3:58 pm

    Hahaaaahhhhaaaaa Parti Enver futja popullit si perhere…. Po ju flisni sikur populli as nuk sheh e as nuk degjon… ju flisni sikur nuk kemi pare vendet e tjera se cfare niveli dhe turizmi jane … hapu dheeee Shqiperia eshte nr1 ne Bote per qeveri korruptive. Per kryeminister mashtrues. Per Sali Berisha mafioz e hajdut , fut dhe Liken brenda, shtoi ca therime Argita, Shkelzen. Bestart plus disa nuse e dhendure perzijeni dhe del corba me e peshtire ne Bote…. Kjo eshte Shqiperia … O ju dhjefsha Shqiperine nr 1 per turizem….

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 30, 2024 at 4:00 pm

    Eshte Barometer Boteror ore, per Liderin Global me akademi Baritore te Von der Leyen dhe Satellite Kozmike

    Reply
  • Deda says:
    October 30, 2024 at 4:37 pm

    Ju më sipër , jini të gjithë për t’ja u liruar ç’ju përmban pragu . Po ku jetoni ju , o ju hëngert mortja ? Tirana akoma edhe sot , jam në Sheshin Skënderbe , është plot me grupe turistësh , jo vetëm italianë e evropianë , por një shumicë e madhe aziatikësh ; kinezë , filipinas , Sri Lanka , Zelanda e Re . Çdo ditë , Tirana plot e përplot me të huaj . Këtu dëgjon gjithë gjuhët e botës . Ju të gjithë jini karë nga trutë , vetëm të shani vendin tuaj . Po deri dje , bota nuk e dinte në hartë se ku binte Shqipëria , more hajvanë dhe fjala turizëm , deri para 10 vjetësh , as si fjalë nuk ekzistonte në Shqipëri .

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    October 30, 2024 at 4:39 pm

    O Aldrinp. Ha mut , ha zagar i zgjebosur .

    Reply
  • mali says:
    October 30, 2024 at 5:15 pm

    E o Deda.
    Me larg se sheshi Skenderbe nuk ke dale.Bota per ty eshte sheshi skenderbe.
    Pa me thuaj o Dede sa turiste shikon ne fshatin tend nga je?
    E di ti o Dede qe keta turiste qe shikon ne Sheshi Skenderbe duan te shohin fshatin tend ,te hane shqera te pjekura dhe te pine uje burimi te maleve dhe jo vere e raki.
    Dede ,ktheu ne trojet e te pareve dhe mos u tremb nga veshtiresite.
    Ne shqiptaret jemi kocke e forte.
    Ndertoje turizmin atje .Shiko Zvicren.
    Jane komplet fshatare me breza dhe bejne jete bukuri me pune fshati.

    Reply
  • Deda says:
    October 30, 2024 at 6:47 pm

    O mali , po unë nuk kam katandisur deri aty sa të mar mend nga ty . Të ndjek edhe rastësisht në ndonjë koment tëndin dhe shikoj se sa fara ke në kokë , kështuqë , me këto qe shkruan ti , nuk shkoj as aty ku shkon mbreti më këmbë . Nuk e di se në ç’planet jeton ti , po turizmi në Shqipëri , është i shtrirë pothua në të gjithë vendin , edhe në fshatra , sidomos në veri . Turizëm ka në Tiranë , Vlorë , Shkodër , Sarandë , Durrës , Lezhë , Berat , Korçë , Gjirokastër, Shkodër , Tropojë, Malësi e Madhe e kudo në Shqipëri .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?