Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re
EkonomiLajmi i fundit

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re

Published: June 16, 2025
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë.

Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik.

- Publicitet -

Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë.

Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.

“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.

Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK).

Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.

“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.

Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike

Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.

Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.

Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.

Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet një fragment papirusi 1700-vjeçar i Odisesë, ja çfarë shkruhet në të
  • Kurti me kongresmenin amerikan Mike Lawler: Flitet për Preshevën dhe gjyqin në Hagë
  • Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë
  • Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona
  • Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Socialist Polican on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  2. Socialist Polican on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  3. Realist on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  4. labi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  5. K R on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?