Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar.
Tch shkruan se, Rama ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut, Shkodër në lidhje me protestën e banorëve të Rrjolit.
E ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.
“Nuk mund t’i jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.
Banorët e Rrjollit e cilësojnë këtë ndërtim si një grabitje të pronës së tyre nga kompania “Gener 2”. Ata disponojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, me vendim gjykate të vitit 2006.
Resorti turistik do të ndërtohet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër, me një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, i njohur për afrinë me familjen Berisha së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, morën nga qeveria Rama statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje”, për ndërtimin e resortit turistik “Blue Borgo” në bregdetin e Velipojës.
Ulaj, Berisha dhe Rama
Sali Berisha gjatë pushtetit 2005-2013, ka përdorur qeverinë e tij dhe Parlamentin, duke kaluar për shfrytëzim privat pasuri natyrore publike në duart e Bashkim Ulajt, përfituesi më i madh e parave dhe pasurive publike edhe gjatë pushtetit të Edi Ramës, me mbi 3 miliardë euro.
Nga ana tjetër, Sali Berisha, Liri Berisha, e bija Argita dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi kanë ‘blerë’ apartamente tek pallati i ndërtuar nga Bashkim Ulaj tek Rruga ‘Mustafa Matohiti’, herë pa deklaruar vlerën e tyre dhe herë duke deklaruar vlera, të dyshuara si fiktive.
Jo vetëm kaq. Por, Bashkim Ulaj ka vendosur në dispozicion të Berishës një zyrë gjigante në kullën e tij pranë Stadiumit Air Albania, pa e ditur kush i paguan qira dhe sa kushton. Kemi të bëjmë me një përdorim tipik të pushtetit për pasurimin e familjes, veprimtari kjo e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.
Bashkim Ulaj rezulton në listën e biznesmenëve kryesorë që ka financuar për vite me radhë “Fondacionin Fëmijët Shqiptar” të Liri Berishë. Gjithashtu, Bashkim Ulaj, përmes kompanive të tij, është financuesi kryesor i televizionit të Familjes Berisha, Syri Tv. Me një pjesë të parave publike që i ka dhënë qeveria Rama me tendera dhe koncensione, Bashkim Ulaj financon në forma të ndryshme Familjen Berisha.
Fakte dhe rrethana
Në vitin 2001, Bashkim Ulaj, përmes vëllait të tij Ahmet Ulaj, merr një leje për ndërtimin e një pallati me 11 kate në Rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë. Leja lëshohet në favor të firmës ABAU, themeluar në vitin 1998 nga Ahmet Ulaj, vëllai i Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, bashkë me Bashkim Ulajn.
Në 17 dhjetor të vitit 2007, Sali Berisha, dy vite pasi kishte ardhur në pushtet, lidh një marrëveshje me vendim Parlamenti me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt, duke i dhënë Ulajt leje minerale për shfrytëzimin e 233 hektarë pronë publike, të përbërë nga gur gëlqeror, argjila dhe ranor. Prona publike që Berisha kaloi në duart e Ulajt, ndodhet në Fushë-Krujë në zonën e Kodra e Zezë, Bacung dhe përruan e Dallxhikut.
Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë së drejtuar në atë kohë nga Gent Ruli dhe Bashkim Ulajt, parashikonte edhe ndërtimin e një fabrike çimentoje nga Gener 2, duke parashikuar një investim rreth 210 milionë USD. Ndërkaq, në 2 shkurt 2007, Ministria e Transporteve, një tjetër degë e qeverisë Berisha, i jep licencë kompanisë së Bashkim Ulajt për ndërtim autostradash, gërmime dheu, ndërtim rrugësh, ujësjellësish, punime në sisteme elektrike, ndërtime portuale, hekurudhash, linja elektrike etj. Është një licencë që do të rinovohej, duke hapur rrugën Bashkim Ulajt të marrte me dhjetëra milionë euro para publike.
Pikërisht në vitin 2007, Sali Berisha merr një apartament dhe garazh në pallatin e Bashkim Ulajt në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Siç e vërteton kjo deklaratë pasurie që mban firmën e Sali Berishës, ky i fundit nuk deklaron as vlerën e blerjes dhe as sipërfaqen e apartamentit. Gjithsesi, Shqiptarja.com mëson se Sali Berisha, të paktën formalisht, i ka dhënë Bashkim Ulajt apartamentin në pallatin parafabrikat 69 m2 si dhe 2 100 000 lekë, ndërsa Ulajt i ka dhënë Berishës apartamentin në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ me sipërfaqe 125 m2 dhe një garazh. Berisha dhe Liria kishin 1/3 e apartamentit në pallatin parafabrikat.
Çfarë i do një ndërtues që ka qindra apartamentet të reja, një apartament 69 metra katrorë parafabrikat?
Ky shkëmbim interesash do të ishte vetëm fillimi i një raporti klientelist mes Sali Berishës si kryeministër dhe oligarkut Bashkim Ulaj. Në emrin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës, dhëndri dhe e bija e Berishës, rezultojnë rreth 40 pasuri të paluajtshme. Bie në sy se Argita dhe Jamarbër, si adresë banimi të tyre në kartelat e pasurisë, kanë shënuar pikërisht Rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ndërtesa numër 7, kati i dytë, apartamenti Nr. 8. Ndërtesa është pikërisht pallati i Bashkim Ulajt.
Në ligjin e miratuar nga Kuvendi në dhjetor 2007, për t’i dhënë Bashkim Ulajt për shfrytëzim 233 hektarë pronë publike, kompania Gener 2 e Ulajt, rezulton me adresë pikërisht në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, pallati numër 7, kati i dytë, zyra 7. Pra, zyrat e kompanisë së Bashkim Ulajt dhe banesa e çiftit Jamarbër dhe Argita Berisha, ndodheshin në katin e dytë të të njëjtit pallat, aty ku banon edhe Sali Berisha. Të gjitha këto lidhje krijojnë dyshime sikur pallati është i Sali Berishës dhe Bashkim Ulajt një maskë e tij.
Po në vitin 2007, në Rrugën “Mustafa Matohiti”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, figuron se ka regjistruar në emrin e tij edhe një bodrum 21 m2, me vlerë 10 mijë USD. Në 13 janar të vitit 2010, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar në emrin e tyre një apartament me sipërfaqe 259 m2, pikërisht Rrugën “Mustafa Matohiti”.
Në 19 shtator 2010, Argita dhe Jamarbri regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër apartament me sipërfaqe 195 m2, në të njëjtën rrugë, “Mustafa Matohiti”. Në 18 maj të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër bodrum me sipërfaqe 18 m2, me vlerë 17 mijë euro, në të njëjtën rrugë në Tiranë.
Tre javë më pas, në 5 qershor të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar një tjetër apartament me sipërfaqe 128.3 m2, prape në Rrugën “Mustafa Matohiti”. Në maj të vitit 2017, Jamarbër Malltezi regjistron në emrin e tij një apartament 102 m2, pikërisht në Rrugën “Mustafa Matohiti”. Bie në sy që deklarohet vlera e bodrumeve, por jo vlera e apartamenteve. Historia e dyshimtë përfshin para dhe prona të shqiptarëve me vlerë dhjetëra milionë euro dhe ndere pafund.
Përgjimet / Balluku: Takova Bashkimin, po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar, do bëhet ushtar. (Si Bashkim Ulaj përfitoi 1 vit para shpalljes koncensionin 1.3 miliardë euro)
Koncensioni 1.3 miliardë euro për ndërtimin e autostratës Thumanë-Kashar është paracaktuar me pazar në tavolinë për oligarkun Bashkim Ulaj një vit para se të shpallej tenderi. Ky fakt penal konfirmohet në dosjen 16 mijë faqe të SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, e quajtur ndryshe edhe si dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku. Fakti penal i manipulimit të tenderit Thumanë-Kashar në favor të Bashkim Ulajt, i njohur si ‘bankomat’ i Familjes Berisha, del në pah nga përmbajtje e bisedave mes Belinda Ballukut dhe ish kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.
Në 15 qershor 2021, në drekë, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit, ku e informon se ka takuar Bashkim Ulajn dhe se kanë biseduar për koncensionin Thumanë-Kashar, nën hetim nga SPAK si aferë e dyshuar korruptive.
Ndër të tjera, Balluku i shkruan Berberit se ‘unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kasharin ndaj ia do bëhet copë… Është shumë i izoluar dhe i pashpresë, ndaj mund të bëhet shumë ushtar. Agollin (Dritan Agollin) nuk e shiti kurrë dhe e bëri mbret‘.
Berberi i shkruan Ballukut se Bashkim Ulaj nuk ka si t’a shesë Dritan Agollin pasi kanë punuar gjatë bashkë. (Kujtojmë se kreu i FSHZH Dritan Agolli ka qenë punonjës tek kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt. Agolli, pasi u bë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ka dhënë dhjetëra milionë euro tendera Bashkim Ulajt. Në këmbim Ulaj i ka dhënë Agollit apartamente dhe zyra për bizneset e gruas dhe djalit).
Ndërkaq, sipas dosjes së SPAK-ut, Vis Berberi i kërkon takim Ballukut për të folur për çështjen e koncensionit Thumanë-Kashar, paracaktuar për Bashkim Ulajn, për të cilin Balluku thotë se i ka bërë nderin e jetës.
Në maj 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me në krye zonjën Balluku ka lidhur kontratën me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë-Kashar, 21 km, me vlerë 245 milionë euro.
Përveç kostos tepër të lartë të ndërtimit prej 245 milionë euro për 21 km, koncesionari Bashkim Ulaj vendosi edhe një tra. Në fund të 35 viteve është parashikuar që koncesionari të përfitojë rreth 1.3 miliardë euro pa TVSH. Gjithashtu në kontratën e bërë publike shteti vendos edhe 22.8 milionë euro garanci për 8 vite nëse privati nuk mbledh të ardhurat e planifikuara.
Nëse Greqia bën me rreth 4 milionë euro 1 km rrugë, në Shqipëri kostoja është tre herë më e lartë, rreth 12 milionë euro. Praktikisht është kostoja e korrupsionit. Jo vetëm kaq. Rruga Thumanë-Kashar është jashtë çdo standardi, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve. Ka një shkëputje në lidhje në pjesën urave, ndërsa shtresa asflatike ka nisur të lakohet për shkak të abuzimit me ngjeshjen, për të maksimalizuar fitimet dhe mbuluar vjedhjen e parave publike.
Ku kanë përfunduar paratë?
Ka dyshime të forta se gjysma fondit për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar është përvetësuar dhe ndarë sipas roleve. SPAK po verifikon lëvizjen e parave pas kalimit nga buxheti i shtetit tek kompania e Bashkim Ulajt. SPAK është duke verifikuar edhe disa transferta parash të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Kompania ka përfituar qindra milionë euro tendera publikë. Pronar i kompanisë është Ardit Metaliaj, prestanome dhe derivat i Bashkim Ulajt.
Bashkim Ulaj përsëritës, afera 28 milionë me DH Albania
Në vjeshtën e vitit 2018, ish kreu i ARRSH Afrim Qendro, ish kreu i OST Klodian Gradeci dhe oligarku Bashkim Ulaj finalizuan një aferë korruptive me vlerë 28 milionë euro përmes kompanisë false dhe fantazmë DH Albania, të kamufluar në emrin e sportelistit të Bashkim Ulajt, Avdjol Dobi.
Afera korruptive nuk ishte e zakonshme, pasi ‘ustallarët shqiptarë’ kishin falsifikuar letrat sikur kompania e tyre ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunwell Haberman. Kokat e kësaj skeme korrupsioni dhe falsifikimi, oligarku Bashkim Ulaj, Afrim Qendro që firmosi një nga tenderat 18 milionë euro dhe Klodian Gradeci i OST, shpëtuan pasi SPAK nuk ishte ngritur ende.
Afrim Qendro vetëm sa u mor në pyetje si person që kishte dijeni, ndërsa Ulaj nuk u hetua. Historia u mbyll me dënimin me 6 muaj burg të sportelistit të Ulajt, Avdjol Dobi, i cili në fakt nuk bëri asnjë ditë. Mbyllja e kësaj dosje është një histori më vete korrupsioni, e cila mbetet një sfidë për SPAK-un.
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dhe oligarku Bashkim Ulaj janë përfshirë në një skemë korrupsioni me paratë publike. Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Gener 2 milionë euro tendera publikë.
Në këmbim, bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit, Rovena dhe Flladi Agolli, kanë marrë zyra dhe apartamente te kullat në digën e liqenit, të ndërtuar nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Në këtë firmë ka qenë i punësuar edhe Dritan Agolli për një kohë të gjatë, teksa “Gener 2” rezulton përfituesi më i madh i fondeve publike.
Bashkim Ulaj mbi 3 miliardë euro para e pasuri publike
Janë shifra gati të pabesueshme dhe marramendëse në raport me buxhetin vjetor të Shqipërisë, por letrat e përfitimeve dhe episodeve të korrupsionit janë zyrtare. Janë aty duke sfiduar barazinë para ligjit, interesin publik dhe drejtësinë e re, të cilës nuk i shpëton dot as ndonjë arkë peshk, kanal në Lushnje, autokombanjë, kec apo tollon nafte.
Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj, është përfitues i parave dhe pasurive publike me vlerë mbi 3 miliardë euro, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, si aksi Milot-Thumanë etj.
Asnjë oligark dhe klient tjetër nuk i afrohet dot për përfitime Bashkim Ulajt, i cili jo rastësisht nuk lakohet kurrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, belot, bletët, mulët dhe zagarët e tyre mediatikë.
Bashkim Ulaj ka marrë me Rilindjen mbi 2 miliardë euro tendera dhe koncensione me kompaninë Gener 2. Tenderat për Baçin jepen duket ngrënë krudo dhe pirë verë të shtrenjtë 4-5 mijë shishja, ndërsa ARRSH, FSHZH dhe bashkitë e mëdha thjeshtë bëjnë letrat gati. SPAK le të hetojë një praktikat me flamur korrupsioni, ku fondi limit është sa oferta fituese, ndërsa nuk është zbatuar qoftë edhe një kontratë pa vjedhur me volumin e punimeve, devijimet nga projekti dhe cilësinë e punimeve.
Rreth 300 milionë euro tendera Bashkim Ulaj i ka marrë me kompaninë 4 A-M, të cilën e ka kaluar në emrin e Ardit Metaliajt. Kjo kompani është kapur disa herë me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, por i ka shpëtuar gjithnjë ndëshkimit.
Ndërkaq, koncesioni i rrugës Thumanë -Vorë-Kashar do t’u kushtojë shqiptarëve 1.3 miliardë euro (1.56 miliardë euro me TVSH), ku përfitues është kompania e Bashkim Ulaj, i cili hyri në treg dhe pasurua nga mënga e Sali Berishës, kur erdhi në pushtet në vitin 2005.
Qindra milionë euro ka përfituar Bashkim Ulaj nga pushteti i PD dhe PS me leje korruptive për hidrocentrale në Valbonë, HEC-e në të gjithë Veriun, gurore, lumenj etj.
Bashkim Ulaj qëndron pas disa hidrocentraleve në Zallin e Qarishtës, hidrocentralit Suha e Sipërme, hidrocentralit “Suha”, Seta etj., krahas hidrocentraleve në Valbonë, që të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe letra false, deri tek falsifikimi i firmave të banorëve të fshatrave.
Teci i Roskovecit është një tjetër aferë e denoncuar si korrutpive me përfitues oligakun pranë Familjes Berisha, Familje e cila si për ironi ogranizon protesta kundër korrupsionit qeveritar.
Përfitimet e oligarkut të Berishës nuk mbarojnë. Kafshimi i kodrave poshtë Krujës është bërë me gojën që nuk ngopet kurrë të Bashkim Ulajt, por me lejen e pushtetit të Berishës dhe më pas të Rilidjes.
Emri i tij lidhet me kulla dhe pallate, pazare për termocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, shkatërrimin e Ranës së Hedhur, me krime të tmerrshme dhe të pariparueshme mjedisore si dhe me një plan për të marrë fushat e naftës – shkruan faqja Prapaskena.

( citoj nga artikulli)
Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj,
është përfitues i parave dhe pasurive publike
me vlerë mbi 3 miliardë euro,
përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, ect ect
Asnjë oligark dhe klient tjetër nuk i afrohet dot për përfitime Bashkim Ulajt, i cili jo rastësisht nuk lakohet kurrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, belot, bletët, mulët dhe zagarët e tyre mediatikë.
Bashkim Ulaj ka marrë me Rilindjen mbi 2 miliardë euro tendera …ect ect
…
Epilog,,,,
Eshte hera e pare qe ndegjoj keto shifra..Nese jane te verteta qofte dhe gjysma e tyre..i bie qe Rama me Balluken qenkan hyzmaqare te Sheikut Viqidolit…Nuk eshte rastesi qe ne 1997 kur Berisha ishte ne prag te egzekutimit si Caushesku,,,u strehua ne Mamurras te vilat e Ulajve dhe me pas shkoi me helikopter te nje anije e haleateve te Adriatik….
Degjojeni me shume vemendje kete Enveristin e Terbuar chp a.k.a YÇi Tyryfyç,s e ky e ka trebuar me fakte qe ate mut qe ha nuk e ha kot.
>
Pastaj edhe te falenderon per vemendjen qe tregon duke e pare si ha mut dhe buzeqesh.
Batakçinjte RamaSaleh nuk duhen lene me te shijne e korrin ne kurriz te shqiptareve!
SHQIPTARET (nese ende ka te tille) DUHET TE MBROJNE PROKURORINE ANTIKORRUPSION. ESHTE DETYRE KOMBËTARE MBI TE GJITHA DETYRAT E TJERA.
POSHTE TIRANIA E HAJDUTEVE RAMASALEH!!!
Ore ca u be me protesten e madhe……. pyes per nje mikun tim
VO:
-Këto që lexova JANË KATASTROFË:
-Kjo është një nga arsyet pse U RIKTHYE SB NË PD.!?
-KJO VJEDHJE E STËRMADHE PO I LË SHQIPËTARËT MË TË VARFËR NË BOTË.!?
-A MUND TË THEMI SE SPAK,GJKKO..KAN VDEKUR.?
-A I DI SHBA,BE..KËTO QË MBURRIN DIBRANIN ALTIN DUMANIN DUKE I DHËNË DEKORATA.?
-SI KA MUNDËSI QË RAMA AKOMA MBURR SPAKUN(SKAPIN E PD,SALIUT)?
-A BËN LLOGARI SHTETI SE..
..500 MILD.$ U VODHËN NGA 1992-2013..
..3 MILD.€ PO I VJEDH B.ULAJ.?
..PSE NUK KTHEHEN NË BUXHET KËTO..?
..PO 60 VILAT E SALIUT(ABI DEL NGA ARRESTI NGA GJYQTARJA I.OLLDASHI SE MORI PALLAT TE KL.PARTIZANI)PËR TË FJETUR ME GITËN.?
…VALL B.BALLUKU KA VEPRUAR ME KOKËN E VETË.? NDAJ NUK FLETË.?
..ATHERE PSE SALIU SULMON B.BALLUKUN.?
-A DUHET NJË BOMBË ATOMIKE MBI PD,PS,SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,GJL,GJK.?
-A DUHET NJË LNÇL NR.2 NË SHQIPËRI.?
-DHE PESIONISTËT QË NDËRTUAN DHE MBROJTËN VËNDIN ..NUMUROIJNË QINDARKAT.?
-ÇDUHET BËRË.?
• TA THEM UNË.? Që adhuroj E.Hoxhëm për shumë gjëra pozitive..
..Mbi të gjitha LIGJIN KAPITAL.?
EL.News Albania
FLM DITA
Dypikepyetes, ti skupton ate qe spjegon “chp”, aq e ke, fli i qete, seshte per ty,
Tamam, ti qe ia fut kot e merr vesh qe chp nuk ha mut kot.
Prandaj nuk i ndezin protestat Berishes.I shuhen me nje shurre uje.Eshte bashkevjedhes. Edhe fjalimin sot ja kishin shkruar te tjeret.Nuk ka mundesi qe nje hajdut i Tokes,detit,nentokes shqiptare te fjalose Bemat e Tij. E filloi me:Shqiperia eshte e pasur ne burime minerale,tokesore,nentokesore,kur dihet qe Grabitja e pasurise se Naftes Shqiptare ka nje Emer Kryesor:Sali Berisha,.Ky asgjesoi Albetrolin duke futur kopilin e Ersekes Rezaert Taci,,te pervetesoje Trashegimine e Industrise,puset,vendburimet e Naftes Shqiptare.ky Sali Berisha i rinovoi Koncesionin Bankersit me kontrata poshteruese per popullin shqiptar,pasojet e kontratave te Berishes po i njohim Sot.Prandaj Hajdutit te pare qe vodhi Arin shqiptar,Naften shqiptare,token,nentoken,Detin,nuk i beson askush,.As ata qe mbushen sot sheshin.Nuk ndez me Hajduti.
Agron Shehaj,.Arlind Qorri,Adriatik Lapaj bashkohuni nje here te vetme ne nje Proteste kunder korrupsionit te Qeverrise Rama,Ajo proteste do ti trondise vertete hajdutet e Shtetit,sepse do jete Proteste e Shqiptareve te Ndershem,.qe nuk kane asnje kacidhe te vjedhur ne xhep.
Ore, nuk te kundershtoj asnje gje, Sali Berisha eshte Strumbullari, po Rama cfare eshte?
Turma e idioteve qe e votojne e kujtojne ndryshe, po Rama nuk eshte gje tjeter vec stergjatja e Berishes ne Pushtet
Berisha nuk eshte Rreziku i shqiptareve, po shqiptaret vete jane armiqte e vetvetes,
Turma popull eshte kail te degdisi femijet jashte,, e ti coje per skrap me kontrabande, sesa te mblidhet dhe te kerkoje llogari si avullojne miliardat e Eurove.
Ironia eshte e nisur me Berishen, po vazhdon me Ramen
Ulaj merr me dhune nga Populli nja 250 milione euro per te “ndertuar” nje gje qe duket si rruge, e plus kesaj,. te ve dhe traun ti paguash kalimin. Me leket e populli, kupton apo jo?
Keta qente e PiSave u ankuan per Lulin, po ja nxorren fundin Shqiperise me shume..
A ju kujtohet Tanket qe vuri Rama per Kukesianet?
Cfare thoshin kellirat SociaPiSte?
Perkrahen Ramen qe te grabitet mileti..
Ky eshte kulmi me kete qe ka ndodhur dhe po ndodh me kete popull
Fajtori nuk eshte Berisha, por lukunia e qelbesirave qe i turret pushtetit.
Pse behen koncesionet?
Asnje vlere ligjore nuk ka koncesioni kur ti i jep para publike nje personi qe nuk ka investuar asgje nga vetja e tij, po merr leket e shqiptareve, dhe behet miliarder. Flasim per euro
Kur erdhi ne Pushtet, Pushti Ramut I Pustecit, u zotua qe te anullonte praktiken e koncesioneve.
U akuzua PDja qe po bente namin ne muajin e fundit me tenderat
Dhe, Rama, ne vend te hiqte praktiken e tenderave, i hyri me top, me miliarda
Ama i fiton zgjedhjet
Mjafton te lexosh mesazhet qe u dergon punonjesve te shtetit, mesuesve, edukatoreve, gjithkujt qe i mban me rroga, dhe e kupton qe jane vjedhje, votim me dhune.
Dilni te votoni!
Ky eshte teksti qe duhet te zhbeje Ligjerimin e Vjedhjes se Votes.
Te mos flasim per listat e Rames. Populli nuk voton asgje, po hedh firmen per zgjedhen qe zgjedh.
Me mire te na marri Greqia
Do ishte me e drejte me shqiptaret sesa eshte Rama dhe Berisha, sesa jane shqiptaret me shqiptaret
Popull debil, lufton akoma me mullinjte e komunizmit
Jashte tju nxjerri Rama, me gjithe femije. Tjua marri shtepite te gjitha, dhe te paguani siguracione te Ulaj, te paguani Asociacione te Rama..
Cfare nuk po bejne, dhe keta vene e qahen pse nuk i mbeshtet Berisha.
Cyryke te shekullit modern..Qiptare te mbaruar
VAFSHKN në FERR që nga Saliu , Ulaj Edvin Rama , KUÇEDRRA Balluku etj etj etj etj etj MONSTRA të URRYERA që VJEDHIN , GRABISIN dhe PLAÇKISIN POPULLIN SHQIPTAR !!!
VAFSHIN në FERR dhe ESFEL gjithë këto FUNDËRRINA dhe NDYRËSIRA të PËSHTIRA dhe të URRYERA !!!
KANCER dhe TUMORE i bëfshin MILIARDAT që ju kanë VJEDHUR SHQIPTARËVE. ISHALLAH O ZOT
Mire e ke o Ceno, po nuk bie mortja ne mut. Nuk i gjen gje nga zoti keta.
Dhe, eshte pak si vone per tu rregulluar kjo pune.
Kur ulerija une i shkreti, me quanin te marre.
Ramut kurva, thosha, ju ka shitur..
Me akuzonin si Berishist.
Kur i turresha Berishes, me akuzonin si komunist.
Po, cfare ideali te vertete kane kriminelet dhe Hajdutet?
Vjedhjen, asgje me teper.
Prandaj, rrahin uje ne Hava me Komunizmin
Se i ndihmon te grabisin, dhe te dalin te nderuar..
Kjo eshte fatkeqesia e shqiptarit.
Nuk kupton koka e idioti shqiptar. Nuk kupton. Eshte servil, eshte frikacak. Eshte mendjengushte.
Eshte i poshter. Per nje mundesi per vete, shqiptari te ve sterkembeshin.
Pa karakter, nuk ka drejtesi. Pa drejtesi, nuk ka zhvillim
Komb i destinuar te lengoje
Çohi djema shaloni atin
Besa atin e kam shalu
Cili djal o po vjen o me mu
Cili djal o po vjen o me mu
Po thot “demo” po vij unë
Ja pret Qorri ma i parë jam unë
Ti mre Qorr o Qorr Llapia
Sot po t’njifet o burrënia
Me qitë pushk o ke Salia
T’kishe pasë o nji djal o si demo
Paç me i hy o Rames mrena
Paç me ia le oxhakun me femna
..
Ja foli dhe Hasan Zyko Kamberi
Qenke idiot o chepo
Keta jane Shqiptaret, kombi i tyre! Hajdute dhe jenicere!
O Dypikepyetes, ne se skupton ate qe thote “chp”, te pakten kupto ate qe thote Demo, se eshte i njejti fill…. kush è ka ne dore dhe kush komandon Shqiperine
E mora vesh, perveç çipit qe nuk ha mut kot qenka edhe nje tjeter qe ia futka kot, dmth kot më kot….
I BEJME THIRRJE KRYEMINISTRIT TE HEQE DORE NGA PAKETA E MALEVE PASI VERTETE DO TE SHKAKTOJE NJE PROBLEM SHUME TADH SOCIAL ME PRONARET E VJETER.NUK E KUPTON AY QE 7501 NUMER 1 I SALI BERISHES DHE “7502 NR2” I EDI RAMES BENE :ME TE PAREN BLLOKUAN PERFUNDIMISHT INDUSTRIALIZIMIN E BUJQESISE POR E KTHEU NE RRYPA SI “RRYPA MEZI” TOKEN BUJQESORE DUKE E CUAR NE PRIMITIVIZEM TE PUNIMIT TE TOKES ME KRAH DHE ME TE DYTEN E THEM ME IRONI “7502” TE LEGALIZIMIT TE CDO SHPIE NE PARCELAT BUJQESORE E CILA MORI HOV NE KOHEN E EDI RAMES SI DHE SE FUNDI ME PAKETEN E MALEVE PERFUNDIMISHT KA SHKATERRUAR SHQIPERINE DHE PROBLEMET SOCIALE ASHTU SIKUNDER NDERSHTETERORE DO TE JENI PRAPAVEPRUESE NE CDO KOHE. DHE PA FUND.NE QYTET U KTHEHEN PRONAT KURSE NE FSHAT TJETERSOHEN PA TE KEQ DUKE UA RREMBYER ME FORCE. SI MALL BELIK .PERSE TE MOS JENE AKSIONERE SI NE QYTET.CFAR TE KEQE KA KJO.
Ore, po nuk kupton akoma qe kjo thirrja jote vete ne halene e llafeve kunder Rames?
Ai doli pa pike turpi, me Belinden perkrahu dhe u sul e versul kunder fshatareve te Kavajes, ne mos gaboj.
Cpune kam me ju u tha, une kam hallin e tregut te Hapur.
E kuptoni apo jo?
Ai del dhe thote HAPUUUR, qe ka Hallin e SErbise, dhe populli atje rrinte si muti ne shi, ne vend qe ta kishin perzene nga salla, dhe ta kishin peshtyre ne fytyre..
Kaq, dhe do ishte me thjeshte sesa eshte tani
hej chp, thuaja atij ja ke vjedh ato rrjeshta se sa per oxhak-qeverine, ai Rama me femna e ka mrena plus ndonje eunuku si Pirro Vengu..
Nëse X oligarku ka pranu të korrupton një ministër atëherë që të dy janë përfshirë në korrupcion dhe shkelje ligjit drejtësia duhet të paditë që të dyja palët dhe jo p.sh. z Balluku të përndjekjet kurse korruptuesi të mbetet në rregull ndryshe drejtësi të privatizuar kanë pranu të bëjnë ata që po quhen SPAK këtu duhen fajsu për mos reagime ata që kan uzurpuar shoqatat jo çeveritare dhe të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve
@ 3D , i nderuar eshte sic e thoni ju, por:
Ne Shqiperine zyrtare, ku politika si pozites ashtu dhe opozites eshte e varur nga nderkombetaret, keta te fundit kane vene kushte.
Kushtet kerkojne privilegj ekstrem per biznesin me qellim per ti krijuar atij “rrethana te pershtatshme” , duke bere shteti dhe publikja cdo sakrifice , edhe me te fundit fare. per tu rritur e fuqizuar bizneset e mundedisht te arrihet modeli amerikan i tyre ne Shqiperi (sic synon perendimi edhe per gjithe Evropen Lindore). Besoj e kuptoni. Nuk ka rendesi nese bizneset qe inkurajohen jane ne fakt pune rrugacesh, pune te pista, shkaterrues te tokes ujerave ajrit, apo dhe vrases. “Biznesi” ka mbrojtje te pakushtezuar ne Shqiperine zyrtare.
Nderkaq “Drejtesia” (e pjelle nga nderkombetaret) orientohet te godase kedo pushtetar me etikete te majte. Keta jane te destinuar per burg.
Sa me i majte ky aq me e rrepte sjellja e “Drejtesise” dhe e anasjellta.
Jo jo, nuk te ka vene kushte te tilla BE. Keto jane interpretimet e Rames.
Kushtet jane qe nese ka investues me parate e veta, ti stimuloje shteti, jo ti japi shteti leket ku i do qefi.
Interpretimet behen si te duash, po i le te bejne si te duan, e bejne
Kjo eshte e keqja jone si shqiptare, ne presim te na i nxjerri BE petullat nga zjarri.
Po vete, do bejme ndonje pune te hajrit, apo hic, ngrohu ne diell.
Dhe, po na la ndonje cope Dielli e Qielli ky madheria jone Lideri Boteror, Ramut
Te kuptj. o Aldrin flmd per saktesimin.
Sdqfte une prape mendoj se ka nje axhende politike nga nderkombetaret (ato dihet politike jane gjithmone), prapa insistimit per gjetje me cdo kusht te rrugeve per krijimin e klase bixnesi ne ritem te peorshpejtuar. Gje qe eshte joreale pasi ajo gje kerkon shekuj kapitalizmi (dhe vuajtje e shtypje) qe te ngrihet ne ritem natural. Mendoj se egziston kjo.
(Nuk isha kthyer ta lexoj, se dija per pergjighen tende).
Sa me shume te gerrmosh, aq me shume do kuptosh, se Berisha dhe Rama pjerdhin ne nje poç dhe hane ne nje çanak. Tani shtrohet pyetja : si duhet thene, « mjere ky popull », apo « mire t’i behet » ?
Si urofsh,pesofsh,o chp!
Parti KURVAAH që bën LUFTË me POLICINË !!
HËNGSHIT KOKAT tuaja ISHALLAH që të DHPËTOJ SHQIPÈRIA !!!
Saliu i ZI me Edi Ramën KATRAN HĒNGSHIN KOKAT e tyre ISHALLAH të SHPËTOJ POLICIA dhe POPULLI SHQIPTAR
Parti KURVASH që bën LUFTË me POLICINË !!
HËNGSHIT KOKAT tuaja ISHALLAH që të SHPËTOJ SHQIPÈRIA !!!
Saliu i ZI me Edi Ramën KATRAN HĒNGSHIN KOKAT e tyre ISHALLAH të SHPËTOJ POLICIA dhe POPULLI SHQIPTAR
SALIUN E KUPTOJ POR RAMEN JO ,,,qe ndoqi te njejten linje si SALIU ,,,PERFUNDIMISHT AI NUK ESHTE I MAJTE,,,dhe te majtet me ne fund e kane kuptuar kete gje,ZGJEDHJET E ARDHSHME NUK KA VOTA PER RAMEN ,,,,,,
Integralisti,neofashisti ‘thonj pa prere’ EDvin Bojaxhi a eshte me i rrezikshem se ‘Babai’ i tij Shpirteror SS- Serbi Salina SEPSE Jane te du ne sherbim te UDB e ASFALI te DY psikopate por Ndersa Salina i mer ilacet ky JO
Sipas teje pch,SPAK DUHET TE FILLOJE SIPAS RADHES,
1-Krimet e Enver Hoxhes2- Krimet dhe vjedhjet e Saliut 3- Vjedhjet e Edi Rames.Po nuk i beri te gjitha keto gjykime,Fajin e ka Amerika.
Kete mund ta realizojne vetem Gjykatat E Revolucionit kulturor kinez,qe denuan Konfucin 2000 vjet pas vdekjes.
Ti hane mutin Somalise
Ky koment i imi i para ca muaj,ka edhe nje pergjigje te fshire me chp,.Ka ate pjesen kur Enverin ja nxorri nga varri Sali Berisha dhe ja shurruan arkivolin,.Edhe dicka per incidentin ne Burgun e Kavajes me Ilir Hoxhen.
Shko merre gjakun Chp tek dhunuesi i te gjalleve dhe te vdekurve te tu.
Palaco
Ja maskarai, del hapur kunder interesit publik per nje qelbesire hajdute si Ulaj.
Bashkepunetore ne vjedhje,
Dhe, ne presim te beje ndonje gje ky Spaku qe e mbajme si Hero
Ky as qe pjerdh fare per SPAK
Ketu po vdes nje popull i tere perpara ketij kerme. Po i shtyp shqiptaret ky PiS, dhe asnje nuk merre kurajon ti thote STOP.
Berisha eshte thjesht mekanizmi i ruajtjes se Pushtetit te Ramutit.
Leva qe levrijne per te vjedhur parate. Dje i mori Berisha, sot i merr Rama. Ulajt i duhen cdo politikani te korruptuar