Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkimi Europian disburson rreth 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Bashkimi Europian disburson rreth 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes
Lajmi i funditPolitike

Bashkimi Europian disburson rreth 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes

Published: October 22, 2025
Shpërndaje

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri njoftoi këtë të mërkurë dhënien në kuadrin disbursues të një pakete financiare prej 100 milionë eurosh për Shqipërinë, në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Financimi synon të mbështesë reformat kyçe lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, si dhe të përmirësojë infrastrukturën kombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të kontribuojnë në avancimin e reformave institucionale dhe ekonomike, duke forcuar kapacitetet për një integrim në BE.

Sipas BE-së Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025.
Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e bërë Shqipërinë zbatuesen më të mirë në rajon për këtë periudhë raportimi.

Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma të qëndrueshme strukturore në fusha kyçe si energjia, digjitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik.

Fondet do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur më tej rritjen ekonomike dhe për të forcuar institucionet publike. Konkretisht:

• 46.2 milionë euro janë dhënë si hua e kredituar drejtpërdrejt në Thesar për zbatimin e reformave;
• 54.1 milionë euro (përbërë nga 28.5 milionë euro në grante dhe 24.6 milionë euro në kredi) kanalizohen përmes Kornizës së BE-së për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF) për të mbështetur projektet e zhvillimit të infrastrukturës.

“Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Agjendës së Reformave dhe Rritjes dhe BE-ja po përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që ka ndërmarrë Shqipëria për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj. Nisma të tjera të Planit të Rritjes po japin gjithashtu rezultate: sistemi bankar i Shqipërisë ka miratuar standardet SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve për qytetarët, ndërsa vitin e ardhshëm do të përfundojmë instalimet falas Ëi-Fi në të gjitha bashkitë dhe do të eliminojmë tarifat roaming mes BE-së dhe Shqipërisë”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.

“Rezultatet e para të Instrumentit për Reforma dhe Rritje përfaqësojnë një tregues të rëndësishëm se si mekanizmi i ri i BE-së po zbatohet në praktikë në Shqipëri. Ato demonstrojnë forcimin e kapaciteteve të planifikimit, raportimit dhe zbatimit, rritjen e transparencës institucionale dhe efikasitetin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Komisionit Evropian – të gjithë elementë thelbësorë të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Eridana Cano, Koordinatore Kombëtare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje në Shqipëri.

Instrumenti për Reforma dhe Rritje funksionon me një cikël raportimi gjashtëmujor. Shqipëria do ta paraqesë raportin e saj të ardhshëm në fillim të vitit 2026, duke ofruar prova të reformave të zbatuara mes qershorit dhe dhjetorit 2025. Komisioni Evropian do të vlerësojë më pas progresin dhe masat e arritura plotësisht do të merren në konsideratë për disbursimin e ardhshëm në kuadër të Instrumentit, planifikuar për pranverën e vitit të ardhshëm.

Rreth Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nismë e ndërmarrë nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe për t’u sjellë qytetarëve përfitimet e integrimit evropian edhe para anëtarësimit.

Ai kombinon stimujt e reformave me mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për rajonin dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë për periudhën 2024–2027. Plani mbështet integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe siguron fonde përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, bazuar në progresin e partnerëve në zbatimin e reformave të miratuara në fusha të tilla si tranzicioni i energjisë, digjitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • xxx says:
    October 22, 2025 at 8:19 pm

    Dmth 46 meleone HUA + 24.6 meleone CREDI po na dhenka BE.
    Nisur nga titulli thame se po na i fal.

    Ato 28 meleone GRANTE ti thau edvini ne sek.

    Reply
  • pilo Lala says:
    October 22, 2025 at 10:47 pm

    Shqiperia po ecen e sigurt drejt rritjes ekonomike.
    Shperndarja e ekonomise jo vetem ne Turizem e Bujqesi, por edhe ne industrine energjitike, perpunimit te produkteve, ka bere qe Europa dhe FMN te aprovoj strategjine e Qeverise per zhvillimin.
    Pak nga pak, do vemi ne nivelet e Bullgarise, Rumanise, Greqise.
    Jemi ne rrugen e duhur

    Reply
    • Aldrinp says:
      October 23, 2025 at 3:45 am

      Eshte disbusuar o kurva dhiare.. Po ecen Pilua para..
      Copa kellirash po ecin para
      Bloze o bloze e gjalle

      Reply
  • vlonjati says:
    October 23, 2025 at 6:36 am

    Rendesi ka qe Pilo Lala, Ethem Lala e gjithe fisi jane te kenaqur nga zhvillimi qe ka marre Shqiperia nen drejtimin e Rames si nga industria, nga bujqesia ku te gjitha prodhimet bujqesore na kthehen mbrapsht dhe i hame ne si popull i uritur ( i zhvilluar ) dhe me ato pensione te bollshme me te cilat mburret kapterr Temja . Jane plot si puna e tyre qe qeveria Rama i paguan pa bere asnje pune vetem per te komentuar e per te votuar biles dhe me rroga te majme si psh , Dashi, ce, chp , SPAK dhe ka dale nje tjeter me duket se e quajne MUT_HENGESI .

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    October 23, 2025 at 6:39 am

    Shqiperia me cmimet me te larta te tere asortimenteve ushqimore (e jo vetem) ne krejt Ballkanin, me cmimet e karburanteve me te lartat ne Europe dhe me te ardhurat per fryme me te ultat ne Ballkan si pasoje direkte e nje qeverisje te mbrapshte Rama qe deshtimin ekonomik e ka te njetrajshem me korrupsionin me te larte ne kontinent.

    Reply
  • xxx says:
    October 23, 2025 at 1:04 pm

    Shperblim ne kuadrin e Rritjes. Por jo asaj ekonomike te vendit. Por rritjes e zgjerimit te BE.
    Pi*ke e zeze!

    Reply
  • !!? says:
    October 24, 2025 at 8:11 pm

    Më në fund kusari modern, që nuk bën llagëme posht bankave për të vjedhur por bëhet kryeministër për të vjedhur, kusari përbindësh kombçfarosës Edi Rama, mbas vjedhjes të poshtër të subvencioneve të programit IPARD për bujqësin, arriti të shtjer në kthetrat e tij prej kusari 100 miljon eurot e para të miljarrdit të BE në kuadrin e rritjes së Ballkanit perëndimor,

    Disbursimi u deklarua mbasi “i dashuri Edi”, me përvojën e menaxhimit të miljonave të subvencioneve të IPARD 2 dhe Von der Lein “e një gjaku dhe soji” me Ramën, me përvojën e saj të menaxhimit të miljonave të BE për vaksinat Pfajzer, biseduan kokë më kokë, për menaxhimin e 100 miljonëve që do të disbursohen,

    100 miljonë janë goxha edhe për hajdutët modern shqipëtarë edhe për kolegët e txre në BE.

    Të vaftë mbar Edi Rama, je kusar fantastik., harxhove miljonat për të vjedhur si plaçkë postin e kryeministrit duke vjedhur zgjedhjet, tani të është hapur dera që të vjedhësh miljarrdat edhe të taksapaguesve të BE. Historit primitive me kusarët Alibab dhe 40 hajdut she Lypenë do të zbehen nga bëmat e kusarit ton të famshëm Edi Baba me 40 hajdutët e tij ku dallohen fëmrat hajdute, Krifcat, Balluket, Manastirleshat……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk harrojmë Gërdecin dhe 21 Janarin
  • Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në protestën qytetare para Kryeministrisë
  • Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë
  • Pankarta kunder Belerit, protestuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë
  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?