Kryeministri Edi Rama thotë se bashkimi me Europën është si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave dhe korsia politike.
Gjatë bisedës së zhvilluar sot në Podcastin e tij ku të ftuar kishte ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila e njeh mirë dhe ka qenë në hapat e rrugës së Shqipërisë drejt BE, Rama tha se hapja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret” është tejet e rëndësishme dhe sjell përfitime.
“Ky podkast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, qyshse më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët. Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.
Ai theksoi edhe një herë se brenda kësaj dekade Shqipëria do të anëtarësohet patjetër në BE. “Jam i bindur 100%””, tha ai.
“BE është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk blihet dhe nuk shitet për asnjë gjë. E dyta për rendin ligjor, atë që ne po përpiqemi ta ngremë për herë të parë në historinë tonë, një rend ligjor demokratik dhe për demokracinë funksionale patjetër që është një ushtrim që ka gjithë vështirësitë e veta dhe sot po shfaq dobësitë e veta dhe në vetë BE-në”, u shpreh Rama.
i.b./dita

I vetmi shpetim?Trajtim sanitar i detyruar psiko-salianit…EDVIN!
Sot më e rëndësishme është zhvillimi social ekonomik dhe kulturor i vendit.
Zhvillimi i industrisë, i bujqësisë dhe investime në të gjitha fushat janë detyrë e qeverisë.
Nëse arrihen këto jemi në rregull na pranon apo jo europa.
Sa te jete Greqia e ke te veshtir te shkojm ne BE ! Ajo po mnxjerr shum plane te pengesave per tu antarsua ! Ajo vuri kriminelin ne parlaentin Evropian dhe BE e miraton me te dy dyart ! Ky eshte Skandal si per Greqin ashtu edhe per BE-ne !
Beleri kriminel na vrau ne Peshkepi, na vodhi votat, dhe sot vjen nje kriminel dhe na jep “udhezime ” Ja ku ka arritur niveli i BE-se !
Nivelin e BE-se, e spjegon me se miri
Liu nga Selenic, filozof klasi, duket
si ndonje doreshkrim i mbetur nga
Haxhiu i Qamiles! I madh je Like!
Zotrinjë:
-Qeveria të kryej detyrat e saj,ndërsa BE të monitoroi fondet e shumta që do japi për Shqipërinë..!
-Vetëm SALIU & Berishistët shpifin se Qeveria nuk ka zbatuar asnjë detyrë,pasi Ai nuk ka punuar për Shqipërinë në 33 vite,që dihet tashmë me 3-4 GRUSHTE SHTETI,VHEDHJE E MIJRA TË VRARË.!
-Vetëm PS,E.Rama do e ngrei FLAMURIN MË TË BUKUR NË BOTË NË BE..PARA 2030..!