Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkitë shtrëngojnë dorën për investimet publike, realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bashkitë shtrëngojnë dorën për investimet publike, realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor
EkonomiLajmi i fundit

Bashkitë shtrëngojnë dorën për investimet publike, realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Published: 30 Maj, 2025
Shpërndaje

Pavarësisht faktit se në tre muajt e parë të 2025, vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 3 muajt e parë 2025, bashkitë investuan vetëm 1.8 miliardë lekë (18 mln euro) ose vetëm 5% e fondit vjetor prej 35,7 miliardë lekësh. Me këtë ritëm, performanca e investimeve nga pushteti vendor do të jetë edhe më e ulët se vitin e kaluar, ku u realizua vetëm 43 % e programit.

Nga 18 milionë eurot e investuara, një pjesë e madhe tyre shkoi për investime dhe rikonstruksion, asfaltim, mirëmbajtje të rrugëve në zona rurale dhe urbane, si dhe përmirësim të rrjetit të ndriçimit publik. Një pjesë shumë e ulët e fondeve u përdor për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme, kopshteve dhe çerdheve.

- Publicitet -

Qeveria qendrore dhe ajo vendore vitet e fundit po thellojnë problematikën e mosrealizimit të programit të investimeve. Shumica e bashkive nuk arrijnë të realizojnë as 40% të programit për shkak të planifikimit të dobët dhe vonesave.

Bashkitë vuajnë nga mungesa e stafit të kualifikuar në menaxhimin e projekteve, sidomos në planifikimin dhe monitorimin e investimeve kapitale. Procedurat e tenderimeve shpesh kontestohen në mënyrë të përsëritur nga kompanitë pjesëmarrëse, duke sjellë vonesa.

Analizat e ekspertëve kanë treguar se koordinimi ndërinstitucional mes bashkive, qeverisë qendrore dhe agjencive të tjera është dobët, duke krijuar pengesa burokratike dhe vonesa shtesë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.

Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore. P.sh. Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Trapajane hesapi thotë:
    30 Maj, 2025 te 11:28 am

    Paaftesi e bashkise? Une them jo, por thyerje Para presionit te Opozites me akuzen se investimento publike, dmth fondest publike po perdoren per blerje votash. Planet dhe fondest miratohen qe Para zgjedhjeve dhe fillimi te fushatave dhe akuzat behen se po’ blihen votat. Ndersa Tani vec ketyre akuza e per blerje votash, behet edhe akuza se bashkise nuk punoje.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Fillimi i fundit të regjimit të Vladimir Putinit!
  • Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
  • Pse është zhdukur Xi Jinping? Heshtja e medias shtetërore dhe thashethemet e frikshme
  • Hetimet e SPAK dhe historitë e vip-eshave që notojnë në paratë e drogës
  • “Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën?”/ Bamir Topi: S’e vë në punë inteligjencën në këto raste!

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  2. Moisi Golemi në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. Moisi Golemi në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  4. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  5. demo në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?