Nga Gjykatat e Apelit të Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Durrësit dhe Shkodrës, përmbi 30 mijë qytetarë do zhvendosen për ta marrë drejtësinë në Tiranë.
Funksionimi i vetëm një gjykate apeli nis në 1 shkurt 2023, dhe së bashku me dosjet do të mbërrijnë në kryeqytet edhe gjyqtarët që i kanë nën gjykim. Në gjykatat që mbyllen do të qëndrojë vetëm administrata që do të presë paditë e reja.
Përpos fluksit të dosjeve, problem mbeten ambientet në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Në katin e nëndheshëm të gjykatës së Apelit në bulevardin ‘Zhan Dark’ po ripërshtatet nga një magazinë, ambienti do të kthehet në salla gjykimi në krahun e djathtë dhe në të majtin do kthehet në arkivë dosjesh.
“Janë 20 mijë dosje aktualisht në Gjykatën e Apelit, do të vijnë dhe gati 12 mijë të tjera pra shkojnë gati 30 mijë çështje”, u tha për mediat nga kjo gjykatë.
Veç shkrirjes së Gjykatave të Apelit, janë shkrirë edhe gjykata të shkallës së parë ku kanë mbetur vetëm 13 si dhe janë lënë vetëm dy administrative.
Aktualisht të gjitha gjykatat janë të prekura nga stoku i gjykimeve.
i.b. / dita

E qellimte …te mos jepet drejtesi…e di si thone zyrtaret po vjedhim se ska kush na gjykon…dhe per shpopulllimin e qyteteve…kush rri diku ku nuk ka mjek e gjyqtare?
Idiotizem me brire
Tani duhet te harxhojme ca leka per te ndertuar ndertesa te reja ose me i mire i marrim me qera
Turpi ju mbulofte .Do ngrihet tjetri nga Tropoja apo Korca do vije per gjyq ne Tirane Imagjinoni si behen gjyqet ne Shqiperi Seancat shtyhen pa fund dhe kostot behen te paperballueshme per qytetarin e thjeshte
Shtoi kesaj rremujen se do mblidhet gjithe Shqiperia aty Nejse ketij populli mire ja bejne
Eshte e drejta e PRONARIT te CIRKO-KOLONIS te veproj si te doje me placken e tij.
Koncentroi dhe gjyqesorin tanim qe ti kete te gjithe nen hudut