Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE do ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BE do ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld euro
Ekonomi

BE do ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld euro

Published: 10 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF (një platformë e përbashkët financiare e Komisionit Europian, organizatave financiare, shteteve anëtare të BE-së, që synon investimet e sektorëve publikë dhe privatë në rajonin e Ballkanit) ka publikuar së fundmi një listë projektesh prioritare që janë miratuar për financim në Ballkan, ndër të cilat 6 projekte autostradash të përqendruara kryesisht në segmentet e Autostradës së Mesdheut (adriatiko-joniane) ku përfshihet edhe Shqipëria dhe një projekt tjetër që ka të bëjë me vijimësinë  e rrugës së Kombit nga Prishtina në Merdarë (Serbi) e pagëzuar si Autostrada e Paqes, (shiko tabelen bashkengjitur).

Sipas dokumentit në linkun (https://www.wbif.eu/storage/app/media/News/2022%20Endorsed%20flagships%20February/WBIF%202022%20Endorsed%20Flagship%20Projects%2024.02.22.pdf) gjatësia e autostradave që do të financohen nga BE në Ballkan është gjithsej 123 kilometër, ndërsa kosto totale e ndërtimit është 1,2 miliardë euro ose rreth 10 mln euro për kilometër.  Një nga këto segmente është në Shqipëri pjesë e “Autostradës Adriatiko Joniane”.

Bëhet fjalë për by-passin e Tiranës i cili ka një gjatësi 21.5 kilometër dhe do financohet me 190.6 milionë euro ose mesatarisht 8.9 milionë euro për kilometër.

- Publicitet -

Sakaq qeveria shqiptare mori përsipër të riaktivizojë koncesionin Milot -Kashar me gjatësi 20 kilometra me një vlerë totale që parashikon edhe mirëmbajtjen 35 vite me rreth 1.3 miliardë euro. Kontrata ndërmjet qeverisë dhe kocensionarit “ Gener 2 sh.p.k dhe G2 infra sh.p.k”, nuk e ka ndarë koston e punimeve nga kostoja e mirëmbajtjes.

Financimi do të kryhet nga kompania ndërsa duket se shlyerja do të bëhet nga taksat që do të paguajnë përdoruesit e rrugës.

Por në vitin 2019 ku kontrata e parë konsensionare ishte në fuqi ministria e Financave në tabelat e buxhetit të shtetit e kontabilizoi ndërtimin e këtij segmenti me 45 miliardë lekë ose 372 milionë euro ose 18.6 milionë euro për kilometër.

Ndërsa një projekt i ngjashëm nga Prishtina në Merdarë do të kushtojë vetëm 7 milionë euro me fondet e BE. Studimi i fisibilitetit për Autostradën Adriatiko- Joniane që u porosit nga qeveria shqiptare nxori një kosto 160 milionë euro për ndërtimin e segmentit Thumanë -Kashar.

Kontrata koncensionare, Thumanë -Kashar siguron ndërtimin dhe mirëmbajtjen e  20 kilometrave në 36 vitet në vijim me vlerë 1,3 miliardë euro.

Sakaq qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e akseve kombëtare të rrugëve harxhon një shumë prej rreth  1.5-2.5 mld lekë (12-20 mln euro)në vit. Psh Gjatë vitit 2019, buxheti i ARRSH-së për mirëmbajtjen ekzekutoi 20.6 milionë euro, për afro 2.200 km rrugë.

Sikur i gjithë ky fond të përdorej për mirëmbajtjen e vetëm 20 kilometrat e Thumanë Kashar, do të duhej një fond rreth 600 milionë euro për 35 vitet e kontratës. Vlera e lartë e ndërtimit dhe mirëmbajtjes do të përkthehet si një vlerë e lartë pagesë në tarifat e kalimit të rrugës, që do të vendosen në aks.

Kosto e një km rrugë për kontratën koncensionare, Thumanë -Kashar, përfshirë dhe mirëmbajtjen, do tu kushtojë qytetarëve shqiptarë 60 milionë euro për një km. Ndërkohë, qeveria njoftoi dje se një urë me vlerë 9 milionë euro,, e gjatë 310 metra do të shkurtojë distancën mes Vleipojës dhe Ulqinit!

Kostot për njësi me fonde të huaja, shumë pak se me fonde buxhetore

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të punimeve në rrugë me financim të huaj, në krahasim me financimet e brendshme.

Në mënyrë sistematike, kostot për njësi (kilometër) me fonde të huaja janë shumë më të ulëta se ato me fonde buxhetore të brendshme. Kjo tendencë vlejti edhe për vitet 2019 dhe 2020.

Një kilometër rrugë e kategorisë B, me financim të brendshëm, kushtoi në vitin 2020 mesatarisht 555 milionë lekë, ndërsa një kategori e tillë me financim të huaj, kushtoi 347 milionë lekë, ose 37% më pak.

Diferenca të mëdha u vunë re edhe në kategorinë C, ku kostoja e një kilometri me financim të brendshëm në vitin 2020 arriti në 667 milionë lekë, ndërsa me financim të huaj, ishte 111 milionë lekë, ose 6 herë më pak.

Të dhënat mbi kostot për kilometër u dhanë në raportin e Monitorimit të Ministrisë së infrastrukturës.

Krahasimet nuk janë strikte, pasi përfaqësojnë punime në segmente, ose vepra arti që shpesh prodhojnë kosto që ndryshojnë nga viti në vit, për të njëjtën kategori rruge.

Por të dhënat tregojnë një diferencë lineare, gjatë 10 viteve të fundit ku, kosto për njësi me financim të huaj është shumë më e ulët se kosto për njësi me financim të brendshëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018”, shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë, nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj. Për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.

Nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë, me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë, ose 1.1 milion euro me kursin aktual të këmbimit. Po për kategorinë C, me fonde të huaja, u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë, 136 mijë euro, ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm.

E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë, me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë, ose 2 milionë euro për kilometër. Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B, me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër.

Marrë nga Monitor.al

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Komente
  • Mjerimi thotë:
    10 Qershor, 2022 te 7:20 am

    Keto te dhena t’i lexoje SPAK-u,te hetoje te gjitha PPP e Rames dhe t’a arrestoje ne zyre kete super te korruptuart,qe ka grabitur zyrtarisht ,ndersa ne fukarenjve na numeron kafshaten e bukes!
    Mallkuar qofsh,o Rame,armiku me i madh i shqiptareve!

    Përgjigjiuni
  • Ku je o shtet? thotë:
    10 Qershor, 2022 te 7:32 am

    Te gjitha tenderat,koncesionet dhe sidomos PPP jane ANTIEKONOMIKE dhe korruptive,ndaj SPAK-u t’i hetoje urgjentisht sepse qeveria eshte e korruptuar deri ne palce!

    Përgjigjiuni
  • gjergji thotë:
    10 Qershor, 2022 te 8:36 am

    O BUDALLENJ: Te gjithe tenderat e qeveris me PPP ne te gjithe boten behen per arsye te mungeses te paras per te investuar(ne gjuhe te trashe popullore shteti paguan me keste investitorin,njelloj si ti paguan me keste kur blen ne supermarket e natyrisht investitori fiton)Por investitori fiton edhe ne se ai vendos parat ne ndonje program bankar.Ndofta ai me PPP investitori mund te fitoj me teper por ka edhe rrezikshemerin edhe te deshtimit.
    Vetem idiotet ekonomist shqiptar diskutojne probleme te tilla.Teza ekonomike botrore e fituesit cmimit nobel:Pozita debitorit eshte me e forte se ajo e kreditorit.Keshtu eshte modernizu e zhvilluat te gjithe Azia s ne vecanti Siberia,Cekia,Polonia,Israeli(bile sot ajo vazhdon ndertimin kombetar te trolejbuzave me vlere me teper se 5 miliard dollar) e shme e shume shtete ne bote.Domosdoshmeria e PPP shfrytezohet maksimalisht politikisht e ne vecanti ne Shqiperi qe kemi nje opozite teper te papershtateshme e me nivel intelektual te ulet(ne kohen e qeverisjes saj minister ishin edhe N.NDOKA edhe Flamuri i Kukesit).

    Përgjigjiuni
    • Ilir Tocilla thotë:
      11 Qershor, 2022 te 8:33 am

      Kto jan kushtet qe vendose dhe duhet ti paguajme BE_se…..dhe klasa politike jane dakort te gjithe pa’ perjashtim…me ket ritem tesh vjen dita qe shteti do na konfiskoje edhe pronat e shtepite ne si shtetas per ti pagu gjithe kta borgje…..ne rresht popull per te mbrojte kryetaret e partive.

      Përgjigjiuni
  • Gjergji Thimio thotë:
    10 Qershor, 2022 te 9:18 am

    Gjergji i zgjuar te te them na henksh ka.in druhem se kenaqesh,na henksh mutin

    Përgjigjiuni
    • Aty thotë:
      10 Qershor, 2022 te 9:02 pm

      Me PPP neper bote edhe mund te humbasesh qe eshte e rralle ne Shqiperi asnje nuk humbet, ansi super fiton pasi qeveria I paguan risk un sì p. sh me aeroportin e Tirane, te Vlores autostrada shteti i kompeson diferencen e fitimit nqs ai nuk fiton aq sa deshiron. Ti z. Gjergji SHIKO kush I merr PPP Jane po te njejtat fytyra, te njejtat shushunja qe na pijne gjakun neve e jo qeverise se atyre as u rruhet per ne, vetem shikoje xhepin e Tyre.

      Përgjigjiuni
  • shoqeruesi i Spiropalit thotë:
    10 Qershor, 2022 te 10:15 am

    Sa ti bjere ne sy Edi Rames ky shkrim do nxjerre patjeter shoqe Spiropalin qe ta etiketoje kete Monitor.al si “Medie-Kazan”

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. ¿? në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. ¿? në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  3. ¿? në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
  4. ¿? në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  5. TRENI në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?