Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja akuzon Britaninë për ndryshime të njëanshme të marrëveshjes mbi ‘Brexit’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE-ja akuzon Britaninë për ndryshime të njëanshme të marrëveshjes mbi ‘Brexit’
AktualitetBote

BE-ja akuzon Britaninë për ndryshime të njëanshme të marrëveshjes mbi ‘Brexit’

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se do të rifillojë veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe lidhur me një projektligj të prezantuar nga Londra që do të anashkalonte pjesë të traktatit mbi marrëveshjen e Brexit.

Projektligji i propozuar i Mbretërisë së Bashkuar synon të heqë kontrollet doganore për disa mallra që hyjnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë. Kjo do të anashkalojë pjesë të traktatit tregtar që kryeministri Boris Johnson nënshkroi me BE-në më pak se dy vjet më parë.

BE-ja beson se vendimi i njëanshëm i Mbretërisë së Bashkuar është duke shkelur ligjin ndërkombëtar. I ashtuquajturi Protokolli i Irlandës së Veriut është pjesë e marrëveshjes së Brexit që e mban Irlandën e Veriut në tregun e përbashkët të BE-së për mallra.

- Publicitet -

Blloku prej 27-vendesh do të rifillojë procedurën e shkeljes të nisur kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar pasi Britania zgjati në mënyrë të njëanshme një periudhë mospagimi që zbatohet për tregtinë në ishullin e Irlandës.

Aksioni ligjor ishte pezulluar në shtator 2021 pasi të dyja palët u përpoqën të gjenin një zgjidhje të përbashkët. Për më tepër, BE-ja do të nisë veprime të mëtejshme kundër Britanisë për një dështim për të kryer kontrollet e nevojshme sipas rregullave të BE-së dhe për të ofruar të dhëna statistikore tregtare siç kërkohet nga protokolli.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?