Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE-ja do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën
BoteKryesore

BE-ja do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën. Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni.

“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën me 50 milionë euro”, ka thënë von der Leyen përmes një deklarate. “Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro”. “Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe agjensitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë arrin te ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, ka thënë mes tjerash von der Leyen.

Izraeli e ka ndërprerë ujin, rrymën dhe ndihmat për Rripin e Gazës, pas sulmeve të grupit militant Hamas, në tokën izraelite, një javë më parë. Palestinezët ikin nga shtëpitë teksa Izraeli kryen inkursion të shpejtë në Gaza. Ky shtet i ka urdhëruar 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës, teksa përgatitet për një ofensivë eventuale ushtarake për ta luftuar Hamasin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë pasditen e së shtunës se një “fazë e re po vjen”, pasi është takuar me zyrtarë ushtarakë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken.

- Publicitet -

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?