Nga Migena Aleksi
Vula e shtetit mbi paratë e kokainës: Si u shndërruan 50 ton drogë në “turizëm luksi” në jug dhe kulla në Tiranë. A ndjen përgjegjësi Kryeministri për firmën e tij mbi modelin e “turizmit elitar”?
Në Shqipërinë e “turizmit të elitës”, lejet e ndërtimit për hotele me pesë yje, resortet fantazmagorike dhe kullat që po ndryshojnë faqen e Tiranës shiten si histori suksesi të vizionit qeverisës.
Kryeministri Edi Rama sa herë që përballet me akuzat se ky ekspansion ekonomik ushqehet nga paratë e krimit të organizuar, i quan ato “broçkulla” ose ankohet për “kriminalizimin e një sektori të rëndësishëm” të ekonomisë.
Por kur dritat e propagandës fiken, dosjet e hetimeve ndërkombëtare dhe ato të SPAK nxjerrin zbuluar një realitet tjetër. Makineria shtetërore që firmos dhe vulos këto leje zhvillimi ka shërbyer si stacioni final i pastrimit për qindra miliona euro të ardhur nga trafiku ndërkombëtar i drogës.
Dokumentet e fundit hetimore të realizuara nga prokurorët Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu – të ndihmuar nga zbërthimi i aplikacionit Sky ECC nga autoritetet franceze – hedhin dritë mbi grupin e Salvatore Aliut, Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës.
Ky rrjet akuzohet për trafikimin e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës vetëm gjatë periudhës nëntor 2019 – prill 2021, me një xhiro që kap shifrën e pabesueshme prej 1 miliardë eurosh.
Por sekreti i vërtetë nuk qëndron te sasia e drogës që kalonte oqeanin, por te mënyra se si fitimet e saj bruto u transferuan në Shqipëri për t’u shndërruar në 491 prona të paluajtshme, 209 llogari bankare dhe mbi të gjitha, në projekte strategjike që mbajnë vulën e miratimit shtetëror.
Nga dyqani me humbje, në investitorin e Gjirit të Lalzit
Përpara se të kthehej në një lojtar të madh të ndërtimit, Isa Aliu (vëllai i kryetrafikantit Salvatore Aliu) administronte Aliu Road House, një rrjet dyqanesh në Elbasan që deri në vitin 2020 akumulonte vetëm humbje (rreth 180 mijë euro).
Por “fati” i kompanisë ndryshoi brenda natës në vitin 2021, kur deklaroi një fitim fiktiv prej 109 milionë lekësh. SPAK vëren se kompania nuk kishte as infrastrukturën dhe as kapitalin për të hyrë në tregun e ndërtimit.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që brenda një kohe rekord të futej si investitore në dy projekte masive në Gjirin e Lalzit: kompleksin Lalzi Marina Seaside (investim 30 milionë euro për 90 mijë metra katrorë) dhe Porto Lalzi Villas (12 milionë euro).
Skema ishte ajo e zakonshmja e biznesit shqiptar: marrja përsipër e punimeve në këmbim të apartamenteve dhe vilave të gatshme – një mënyrë perfekte për të fshehur paratë e thata në struktura betoni.
Mbi të gjitha, kjo kompani arriti të fitojë edhe kontrata publike për procesin e Rindërtimit nga tërmeti në Durrës. Përmes instrumentit të gjendjes së jashtëzakonshme të përdorur nga qeveria, i cili siguronte konkurrencë të ulët dhe fitime të larta, paratë e taksapaguesve dhe paratë e kokainës u shkrinë në të njëjtat kantiere.
Fuçitë me cash që ngritën hotelet e luksit në Tiranë dhe Jug
Komunikimet në Sky ECC tregojnë ngutin e madh të grupit për të materializuar paratë që vinin me topa nga Evropa. Në gusht të vitit 2020, Isa njoftonte të vëllain se kishte 6 milionë euro cash në Shqipëri; dy javë më vonë, shifra u rrit në 9.8 milionë. Më 13 shtator, Salvatore e udhëzon atë: “Do të sjell 20 milionë euro… fshehi në fuçi ose bli apartamente për t’i futur në hapësirat mes mureve ndarëse”.
Kur paratë dolën nga fuçitë, ato gjetën rrugën drejt destinacionit më të preferuar të kryeministrit: turizmit të luksit dhe hoteleve me markë ndërkombëtare.
Linja tjetër e grupit, e drejtuar nga vëllezërit Bibaj (të cilët deklaronin të ardhura nga biznese të vogla të përjashtuara nga tatim-fitimi falë lehtësive të qeverisë), arriti të blinte 89 njësi pronësore te ish-Porcelani në Tiranë dhe të ngrinte një hotel me katër yje në Rrugën e Dibrës nën markën ndërkombëtare Melia. (Ironikisht, në muret e këtij hoteli të sekuestruar nga SPAK varej piktura e Marlon Brandos në rolin e Vito Korleones te “Kumbari”).
Por ambicia nuk ndalej me Tiranën dhe Lalzin. Në vitin 2025, grupi projektoi shtrirjen në jugun e Shqipërisë, pikërisht në zonën që Kryeministri Rama e ka shpallur si perlën e turizmit elitës. Projekti i quajtur “ZIG-ZAG” parashikonte ndërtimin e një hoteli me pesë yje në kodrën mbi plazhin e Gumës në Jalë të Vunoit, me një vlerë investimi prej të paktën 100 milionë eurosh.
Kush mban përgjegjësi për modelin?
Kjo dosje e SPAK-ut dëshmon se numri i kompanive të ndërtimit që shërbejnë si lavatriçe të krimit të organizuar nuk është një “broçkull” politike, por një realitet strukturor. Kur një rrjet kriminal arrin të projektojë investime 100 milionë euroshe në bregdet, të futet në projektet më të mëdha rezidenciale të vendit dhe të marrë tenderat e rindërtimit shtetëror, pyetja nuk është më se ku i gjen krimi paratë.
Pyetja është: Kush po i firmos lejet e zhvillimit dhe kush po e garanton këtë ambient ku paratë e drogës mbrohen me autorizime zyrtare?
Sa kohë që lejet e ndërtimit dhe statuset e investitorëve strategjikë kalojnë përmes zyrave të ekzekutivit, modeli i “turizmit të luksit” që reklamohet çdo ditë nëpër rrjetet sociale mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me vulat që lejuan shndërrimin e tonelatave të kokainës në beton dhe hotele me pesë yje.
DITA

Po ky eshte Zhvillimi
Grabitje dhe kontrabande.
Nje Rini e Kriminalizuar Elitare, ndersa te tjeret me te ardhmen e Ndritur si sherbetore, Pastrues, dhe eskorte neper Rezorte
Kete Investim e pelqen dhe Grida Dumllaja
Njerezit qe kritikojne duhet te tregojne dhe rruget si dilet! Por te kthehet prape Saliu sic deshioron gazeta e majte Dita eshte nje treguae se cfare ka ndodhur midis Rames dhe ketyre interesaxhinjve qe nuk lejojne komente qe nuk mendojne si ata dhe lejojne nje gjuhe qe tregon se kush eshte pronari i Dites Turp!
I nderuar, ne njerezit e thjeshte , shohim gjendjen si eshte , dhe kemi te drejten qe te kritikojme, Ndersa persa u perket ofrimit te rruges se si i dilet mbare , kjo eshte detyre e atyre qe e marrin pesiper nje gje te tille (POLITIKANET). Asnje nga Ne qe komentojme nuk po kerkojme ndonje gje personale, personat qe bejne politikat socialo-ekonomike , duhet te kene parasysh interesin e pergjithshem dhe jo vetem te elites qe i perkasin.
Rrugen si Dilet or Zoteri e ke te Pronat Kombetare, si Mineralet, Nafta, Bujqesia..
Apo i keni harruar keto koncepte?
QE kur merreni me kontrabandiste dhe prostituta, nuk dini me cfare do te thote Ekonomi
Vetem kontrabande dhe prostitucion.
E shikoni o Popull Shqiptar?
Nuk arrijne dot te kuptojne qe Vendi ka Industri Minerare, dhe Toka Bujqesore, ku shteti duhet te Investoje dhe ti ktheje keto pasuri Kombetare ne sherbim te popullit.
Pra, hapur fare, meqe i vodhen dhe i kane vjedhur keto pasuri Kombetare, po i turren tokave dhe Detit.
Shqeto, nuk kane fare idene si behet Shteti!!
Vetem kontrabanden kuptojne.
Ca te thuash, Al Kapone ka patur me klas se keta..
E bente dhe ndonje pune publike ne favor te komunitetit..
Keta e kane nder mend hapur fare te grabisin gjithe Shqiperine, sepse sipas ketyre nuk ka si behet tjeter..
Moral me luge boshe. Po ky eshte kapitalizmi me liri dhe droge, me drejtesi dhe burgjet plot, me arsim dhe pa arsim, me profesore dhe me kriminela, me puntore te papune dhe fshatare pa fshat, me njerez te ndershem po dhe me kurva e pedofile…, me tradhetare dhe viktima te tradhetise etj., etj. Pse na genjeni per Lugen e Floririt? E provuam dhe ja ku jemi me luge Druri… Bota, Europa fashiste ettj., nuk na duan se po ju dhimbsemi, por na duan qe te realizojne planet e tyre per pasurim te pafund. Moj Migena, mbase je e re dhe nuk di e nuk kupton, ty nuk ta merr mendja se ku po rrokullisemi… dhe kur te zgjohesh mos beso se do behesh drejtore e DITA, apo ministre e shtypit, apo CEO e AI Albania…Mos e ndyni veten. Mos i ben fresk interesave te castit sepse jeta eshte e gjate vetem per te treguar te verteten, dhe jo per te lare mekatet e bera…
Dëgjoni këtu. Që në kohët e lashta perandori romak Vespasian ka pasë deklaruar se “paraja nuk mban erë”. Pa as dyshimin më të vogël që paratë e mafias po “pastrohen” në Shqipëri duke ngritur hotele, kulla etj et. Po kështu mor xhan është kapitalizmi! I keni harruar kolonizimet, grabitjen e arit dhe pasurive të tjera indianëve. Po rolin e bankave në off-shoret dhe on-shoret e botës ku psh pastrohen miliarda dollarë çdo vit – nuk e dini?! Po pasurimin e disa shteteve duke shitur armë an e mbanë botës – edhe këtë nuk e dini?! Po mafia e Al Kapones dhe ajo siçiliane apo irlandeze në Amerikë – nuk ju kujtohet?! Për mua askush nuk është fajtor pa u gjykuar me prova. Ata shqiptarë, maskarenj dhe kriminelë, që kanë bërë para duke shitur drogë sipas ligjit të kërkesës dhe ofertës në tregjet e Perëndimit, pa dyshim që do i investojnë ato në Shqipëri. Dhe në rast se qeveria shqiptare vëren se ata e vazhdojnë veprimtarinë e tyre kriminale edhe në Shqipëri, burg pa amnisti prej debilash dhe sekuestrim i të gjitha pasurive të tyre të lujatshme dhe të paluajtshme. Mirë që po i bini Ramës, se ai e ka bërë hak, por akuzat e paprovuara mund ta çojnë gazetën para gjyqit! Prandaj kujdes kur ia fusni me top! Ose duhet të keni fakte.
Po shikoj komente ku kriminaliteti ,korrupsioni poshtersia normalizohen se keshtu eshte ngritur e zhvilluar bota.Eshte pikerisht kjo arsyeja pse te rinjte qe deri dje ishin te painteresuar per politike sot po mbushin sheshet.
Ndoshta nuk ndryshojne boten por ndryshojne Shqiperine e vogel.Qe pronat e vjedhura nga kriminele dhe pushtetare gjyqtare dhe zagare jepen per dhjame qeni tek te plotpushtetshmit e botes si dhurata nga pushtat pushtetare.Dhe kjo shitet super mundesi per keta te rinj.
Bile reklamohet si shansi i jetes per shqiptaret.
Protestat jane vetem fillimi.Shqiptaret nuk jane te paditur dhe qorra.Durimi ka mare fund .Po ashtu dhe pushteti personal i Rames dhe Berishes.
“Vendi ka zot rinine….” Te dhjefsha rinine ty pa….. Fshartari pa fshat flet realitetin e kesaj bote ku duhet te mbijetosh dhe secili ka rolin e tij, pozitiv apo negativ..
. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
PARRULLA: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
I lutem Gazetes Dita qe te shkruaj sa me shume per funderrinat Berisha- Rama por aman te mos na i nxjerrin fytyrat e tyre .
Shiko, Migena! Duket sikur këta qe merren me drogë me tonelata janë bosët qe komandojnë dynjanë sepse kane para me kuintalë. Ne fakt janë të detyruar të lyejne rregullisht rrota e ingranazhe të administrates publike. Rregullisht. Sepse janë pre e 2 ligjeve, Kodit penal dhe Ligjit të Xhunglës. Prandaj shtetaret Jo vetëm janë përgjegjës që u japin mundësinë të fusin kapital të dënueshëm nga Ligji, por edhe u krijojnë mundësi të vazhdojnë aktivitetin e paligjshëm. Përveç kësaj, po këta vetë, dmth shtetaret bëjnë aktivitet të paligjshëm, si ryshfeti apo fshehja e krimit. Krijojnë rregulla dhe akte ligjore e kornizë fiskale në mënyrë që ekonomia të mberthehet nga kapitale me të ardhura të paligjshme. Ngado ta kapesh këtë oktapod kriminal do perfundosh gjithmone në aferë kriminale.
Saktesim i duhur. Koka e Oktapodit Kriminal eshte qeveria jo Narkotrafiku!.
Madje dhe struktura te tjera te Shtetit jane njelloj kriminale me Qeveriun. Ndaj ato HESHTIN sot!
Ligjberja kriminale (Parlamenti i shitur tek kryekrimineli kryeqeveritar, dhe ne konflikt interesi per perfitim nga ligjet qe vetemiraton), Gjykata Kushtetuse (me shumicen te shitur tek kryekrimineli kryeqeveritar), Presidenca ( e shitur tek i njejti bleres, kryekrimineli kryeqeveritar), MEDIA (e shitur e stershitur te i njejti kryekriminel)
Narkotrafiku eshte vegel e kryekriminelit KM i cili nuk ka qiber te marri parate e pista, se ai vete eshte individ banal PiS.
Nuk eshte “Model”. Quhet Politike Ekonomike!. Por kurvat e politikes i sterilizojne termat nga ideologjia per tu fshehur qellimin.
Eshte Politike Ekonomike e zbatuar, e mbeshtetur, konkretisht, ne Grabitje e Kontrabande (si thote Aldrin aty siper).
Nuk eshte Politike Ekonomike per vendin, as popullin. Eshte per konsolidim Ekonomik te klases te ngushte te Pasanikeve, keta te lidhur me Kreun e shtetit, me Shtetin vete, dhe me njeri tjetrin, qe te materializojne Sundimin e tyre te Perjetshem mbi Territorin dhe Pasurite Naturore te tij.
Me dhune, apo me fasada ligjesh, apo manipulim komunikimi, me perbuzje sociale te masave poshte, me para te pista, cdo mjet justifikon qellimin final. Kjo eshte Politike Ekonomike jo brockulla sorroiste me Modele zhvillimore.
Sa shume shrlatane paguaka Edi Rama me paret e popullit per te lehur sic do ai dhe mashtruar njerzit e ndershem!!!
Lereni Griden me Arjan Currin se ne cdo emision hedhin helme e krijojne njegulla per situatat .
Teorite e ndyra per ndikimin nga te huajt artikulohen per te mbuluar zullumet e ketushme dhe shpetuar autoret e tyre!
Shitja apo falja e copave te Shqiperise eshte fakt.Rama eshte bere sexer naper Europe e bote duke u bere thurrje qe te vijne e te blejne ne Shqiperi prona, sidomos aparamente, qofte dhe nje gur u ka thene ai!!!!
Ndersa Shqiptaret i varveroi dhe me politikat ekonomike i detyron te largohen!
Trafiqt e droges jane evidente!
Ndertimi kullave, resorteve tj me keto para eshte evident!
Lejet pa fund qe jep Rama per lavatricet e parave eshte evident!
Centralizimi ne doren e tij per lejet per ndertesa mbi 7 a 8 kate eshte evident!
Ngritja e cmimeve te pronave te palujteshme eshte evident!
Rrjeti i agjencive imobilare te perziera ne kete maskarade eshte evudent!
Blerja e pasurive te palujteshme nga te huajt, e sidomos ne bregdet nga ruso-ukrainasit thuhet se eshte perhapur pa fund !
Largimi rinise nga vendi eshte evident!
Tallja e qeverise me pensionet dhe pensionistet eshte evident!
Shvleresi i i euros nga qeveria dhe teme Sejkua permes futjes se parave te pista eshte evudent!
Pasurimi i nje grupi njerzish nga Rama eshte Evident!
Qindra apartamente qe kane politikanet e larte ne emra te ndryshem eshte evident!..Duke filluar nga Balluku etj….
Lodhesh nuk numuruar pislkeqet e kesaj qeverie e qe tashme eshte bere njesh me Berishen per te sunduar e vjedhur.
Prandaj Revilucioni i nisur duhet te perfundoje, pavaresisht propogandes Se Sokoleve, Curreve, Gridave, e dhjetra plehrave te tjere qe kane vjedhur nga parate e vjedhura!!!!!
Komentet qe relativizojne krimin dhe korrupsionin si menyre qeverrisje,,si Keshtu eshte zhvilluar bota,Perendim i Larget,Al Capone,Las Vegas,,etj jane me te poshtrat.Jane zeri,shpallja,tellalli i krimit,korrupsionit,Padronit te tyre Edi Rama.,Edi Rama po nxjerr Turirin e vertete tek keto komente.
Eshte Ekonomia Kolumbise,Venezueles,Meksikes,Ekuadorit,El Chapos,Escobarit.
E nxorre turirin mor hajdut..
Ata qe jane ne shesh e dijne shume mire se ku te con ekonomi e droges,korrupsionit,trafiqeve,resorteve,kazinove,Kolumbia,Mexika,Ekuadiori,Nikaragua,Salvadori,,etj etj.
Ka kaluar cdo lloj llogjike lufta Migeniane me kufomen Rama.
Te kuptohemi : Mund te jem nje nga komentuesit me ashper anti Rame ne gazeten Dita te pakten nga dhjetori 2013 por keto krimet e Rames qe permend Migena bien automatikisht poshte sepse te thote zonja Aleksi (citoj) Vula e shtetit eshte mbi paratë e kokainës ( fund citimi) do te thote se analistja jone ja ka kaluar dhe FBI apo CIA-s amerikane te cilet flene gjume…
“Vendi ka zot rinine….” Te dhjefsha rinine ty pa….. Fshartari pa fshat flet realitetin e kesaj bote ku duhet te mbijetosh dhe secili ka rolin e tij, pozitiv apo negativ..
Po,Migena,Ashtu si thua ti eshte por me thuaj pak çfar e keni Alexis Cipras? Nje lidhje e keni se kot nuk e keni mbiemrin Aleksis. Te pakten shkruaj me pseudonim se qe nga emri duket se per ke po punoni. Kujtoni se ju ka ardhur dita tek Dita dhe keni gjetur sheshin te beni persheshin qarqeve vorioepiriote greke.Me duket se paguakan mire dhe ata….
Mori kurva e Dules, sa kocka greke ke nxjerre sot nga Varret..
I ke thene Evkaristo Poli Micotaqit sot?
Kemi një sistem ekonomiko-politik të gabuar. Deformimi që i është bërë zhvillimit ekonomik të shqipërisë është e jashtëzakonshëm, gjë e cila ka sjedhë pabarazi sociale, injorim i popullit, dhe mungesë respekti e drejtësia për popullin. Shqipëria ka shkuar në duart e një pakice e pangopëshme dhe antikombëtare. Uroj që kjo frymë dinjitoze anti stabilishment të përkthehet në vlerësimin e individit si qënje njërzore dhe vlerësimin e bashkuar mbarë kombëtar.