Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE lëvron kredinë për Ukrainën, “premton” 35 mld € nga asetet ruse, por ka pengesa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE lëvron kredinë për Ukrainën, “premton” 35 mld € nga asetet ruse, por ka pengesa
BoteEkonomi

BE lëvron kredinë për Ukrainën, “premton” 35 mld € nga asetet ruse, por ka pengesa

Published: October 10, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër kredisë prej 35 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila do të shlyhet gradualisht nga Kievi përmes interesave nga asetet e ngrira ruse në fillim të konfliktit.

Rezervat valutore ruse arrijnë deri në 270 miliardë euro, nga të cilat 210 miliardë janë në vendet e Bashkimit Evropian. Përfitimet që do të gjenerohen vlerësohen nga 2.5 në 3 miliardë euro në vit.

Një marrëveshje fillestare e arritur në qershor i kërkonte grupimit G7 që të jepte bashkarisht 45 miliardë euro për Kievin brenda fundit të vitit.

- Publicitet -

Në fund, BE-së iu desh të vendoste më shumë para në tryezë, pasi Uashingtoni e kushtëzoi pjesëmarrjen e tij me zgjatjen nga BE të sanksioneve ndaj Moskës.

“Ekziston rreziku që në një farë pike sanksionet ndaj aseteve ruse të mos zgjaten për shkak se për këtë duhet një qasje unanime. Për pasojë, rrjedhja e parave nga asetet ruse mund të ndërpritet”,- tha Svitlana Taran, studiuese, Qendra për Politikat Evropiane.

Këto sanksione votohen unanimisht çdo 6 muaj, por BE dëshiron ta bëjë këtë manovër çdo tre vjet për më shumë stabilitet.

Edhe Shtetet e Bashkuara druhen se ndonjë shtet anëtar mund të bllokojë sanksionet në fjalë dhe të sjellë dështimin e planit.

Nga ana e saj, Hungaria ka deklaruar tashmë se do ta ngadalësojë ndryshimin e praktikës së sanksioneve derisa të mbahen zgjedhjet amerikane.

“Shtetet e Bashkuara, për shembull, mund të marrin në konsideratë një suplement në gjysmën e dytë të vitit pas zgjedhjeve, por nuk ka garanci që kjo manovër të funksionojë. Ka shumë hezitim, sidomos tek Donald Trump. Nëse ai fiton zgjedhjet nuk dihet se cilat do të jenë planet e tij për ndihmat apo armëpushimin”,- tha Kristine Berzina, drejtoreshë e Fondit Marshall Gjerman.

Kievi do të jetë i lirë të vendosë se si të përdorë këto fonde. Tani, topi është në fushën e Parlamentit Evropian, i cili duhet të japë konsensusin e tij.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    October 10, 2024 at 9:18 pm

    Cifutja Ursula von der Leyen, pozon e lumtur me Cifutin Zelensky per parate qe ju a dha Drejtoresha Cifute e Bankes Qemdrore Europiane Christine Lagarde, per te vazhduar gjenocidin e Ukrainasve dhe Ruseve, ne formen e Luftes kunder Rusise se Cifut kontrolluarit Putin. Kombinim gjenial per shplarje parash dhe rritjen e Inflacionit drejt shkaterrimit perfundimtar Ekonomik te BE-se.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?