Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi në Bruksel, BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë (deklarata e përbashkët)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Takimi në Bruksel, BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë (deklarata e përbashkët)
Lajmi i funditPolitike

Takimi në Bruksel, BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë (deklarata e përbashkët)

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, përballja me pasojat e këtij agresioni dhe ardhmëria evropiane e Ballkanit Perëndimor, ishin çështjet kryesore të diskutimeve në takimin ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian që u mbajt të mërkurën në Bruksel.

Zyrtarët e lartë evropian thanë se temat kryesore të diskutimit ishin thellimi i angazhimit politik me Ballkanin Perëndimor, afrimi me BE-në dhe avancimi i integrimit gradual, ndërtimi i bazës ekonomike për të ardhmen, zbutja e ndikimit të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte një prej çështjeve kryesore të diskutimeve, meqë ato vlerësohen thelbësore për qëndrueshmërinë e rajonit.

- Publicitet -

Në takim u miratua një deklaratë e përbashkët, k u bëhet thirrje të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë marrëveshjen e arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, “pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”.

Shefat e komisioneve parlamentare për marrëdhënie ndërkombëtare të 12 vendeve evropiane, nëpërmjet një deklarate të përbashkët i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat kufizuese ndaj Kosovës dhe të hetohet sulmi ndaj policisë së Kosovës në veri, me 24 shtator.

Deklarata e nënshkruar nga shefat e komisioneve të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Kroacisë, Çekisë, Irlandës, Belgjikës, Bullgarisë dhe Danimarkës, u publikua në prag të takimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se bojkotimi i zgjedhjeve komunale të 23 prillit me organizimin e Listës Serbe, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalimi i paligjshëm i zyrtarëve policorë të Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmi në Banjskë më 24 shtator, zbulojnë një skemë agresioni që ka për synim dëmtimin dhe destabilizimin e Kosovës.

“Sasia dhe lloji i armatimit të konfiskuar pas sulmit ngre pyetje serioze se çfarë roli mund të ketë pasur shteti serb në mbështetjen e operacionit”, thuhet në deklaratë, në të cilën u kërkohet Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar që të kryejnë një hetim të plotë mbi sulmin në Banjskë dhe të zotohen për publikimin e rezultateve të hetimit.

Në deklaratë thuhet se qëndrimi përkrah BE-së është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë, në dritën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sfidave të tjera të sigurisë.

BE-ja, thuhet më tej, do të vazhdojë të investojë në multilateralizëm dhe do të bashkëpunojë me partnerët për të mbrojtur dhe mbështetur rendin ndërkombëtar.

“Një vizion i përbashkët i së ardhmes përfshin vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta. Ndërsa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne i nxisim ata të bëjnë përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që tashmë po demonstrojnë angazhimin e tyre strategjik duke u përafruar plotësisht me politikën e Jashtme të BE-së dhe inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë ende këtë të ndjekin këtë shembull”, thuhet deklaratë, në të cilën kërkohet përmirësimi i zbatimit të masave kufizuese dhe parandalimi i anashkalimit të tyre.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve të Beogradit mbi Kosovën.

Duke theksuar se mjedisi gjeo-strategjik gjithnjë e më i ndërlikuar, i dominuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe prekur rëndë nga kriza në Lindjen e Mesme, vazhdon të rrezikojë sigurinë evropiane dhe globale, deklarata nënvizon rëndësinë e unitetit brenda familjes evropiane dhe partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja rikonfirmon angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, bazuar në reformat e besueshme dhe parimin e meritave, që është interes i ndërsjellë. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik për paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe përparimin”, thuhet në deklaratë.

Takimi në Bruksel mes udhëheqësve të vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit perëndimor, i paraprin, mbledhjes së Këshillit Europian, ku tema e zgjerimit të BE-së do të jetë një ndër çështjet e rendit të ditës

Shqipëria, është në pritje të nisjes së bisedimeve për grupkapitujt e parë.

Në përfundimet e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE-së, vlerësohet pozitivisht përparimi i bërë prej saj si dhe “përfundimi i suksesshëm” i procesit analitik të legjislacionit të vendit (screening), por pa caktuar një datë për hapin e radhës.

Në fakt procedurat nuk janë përmbyllur ende. Qëndrimi i Greqisë për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nën akuzë për “korrupsion në zgjedhje”, vonoi letrën me të cilën vendet anëtare i kërkonin Shqipërisë paraqitjen e udhërrëfyesit për bisedimet mbi grupkapitujt e parë. Letra u firmos vetëm në fund të nëntorit.

Kryeministri Rama pritet që të dorëzojë sot udhërrëfyesin e përgatitur nga vendi i tij. Por ky dokument do të duhet t’i nështrohet vlerësimit të Komisionit Europian, dhe vetëm më pas, i kalon vendeve anëtare, të cilat duhet të shprehen në unanimitet.

Greqia deri më tani e ka kushtëzuar qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë, me lejimin e e zotit Beleri, për të bërë betimin si kryebashkiak. Gjykata e Posaçme vetëm dy ditë më parë e refuzoi këtë kërkesë të tij. Ndërsa kryeministri Rama e ka bërë të qartë mëse një herë se kjo është një çështje e Drejtesisë, ku qeveria nuk mund të ndërhyjë.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Golemi i Kavajes says:
    December 13, 2023 at 12:22 pm

    Dmth. Tallje dhe vetëm tallje!
    Nuk kam parë deklaratë më të keqe se kjo! U tallën sa u tallën me Berishën deri sa ai dorzoi detin, tani kanë dhjetë vjet që tallen me Ramën deri sa ai të dorzojë Vorioepirin. Duan ta bëjnë Shqipërinë shtojcë të Greqisë! Duan t’ja japin Vorioepirin Greqisë, “urtë e butë e plot tigani”me klasën politike shqiptare. Me këtë deklaratë përfundimisht, ëndrra europiane e Shqipërisë rezultoi fatale, ndërsa klasa politike shqiptare e përfaqsuar nga Nano, Berisha, Rama, Meta ose janë tradhëtarë të kombit shqiptar, ose janë naivë dhe të paaftë. Kam përshtypjen se këta liderë kanë patur mbështetjen e Eurpës që gjendja ka ardhur deri këtu. Ka ardhë koha të ndryshojë boshti i orientimit politik të Shqipërisë. Jo Europë!Duhet kthyer krahët Europës dhe gjetur aleancave të tjera. E shamë Enverin si antiperndimor, tani na del se Enveri e paska njohur shumë mirë Europën e vjetër që na bëri gjëmën, por edhe këtë të renë që kërkon të bëjë një Shqipëri nga Shkumbini në Mat!

    Reply
  • socialisti says:
    December 13, 2023 at 12:36 pm

    Te shkembejme hapjen e kapitujve per anetaresimin ne BE me lezetin e burgosjes se Belerit??? Kurren e kurres, se pastaj do na merzitej se tepermi Timonieri Rama e do te vonohej akoma me shume ardhja e Rilindjes se shumepritur…

    Reply
  • KUCI says:
    December 13, 2023 at 12:41 pm

    JO MOR JO MOS FLIT MARRINA
    GJERSA TE JETE RAMA NE FRON
    KY VEND HAJER NUK BEN KURRE
    POR DO GREMISET NE HON.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 13, 2023 at 12:54 pm

    Para do kohe gazetaret e paguar nga Edi Rama ne median tone kombetare filluan te valavisin si te terrbuar tezen mashtruese per katunare dru me pre qe i besojne Rilindjes Enveriste te cunit te Kristaqit:

    ATHINA E KA HARRUAR FREDI BELERIN DHE GREKEVE NUK I PLAS FARE PER NJE PALO KRYETAR HIMARE QE KERKON TE PERBALLET ME LIDERIN GLOBAL

    mirpo:

    DARDHA E KA BISHTIN PRAPA

    Dhe tani po keta pushta zuzare, zaberhane fanatike te Enverit dhe fansa te Edvinit qe e shikojne Boten Demokratike vetem si vend per te ndertuar “shtepite e tyre te barit” dhe si vend i pershtatshem per t’ja shitur drogen e tyre te ndyre Kapitalizmit te Lig, tani fillojne te ulerijne dhe te cjerrin floket se “biznesi” i tyre mund te veshtiresohet nga megallomania e kryeministrit injorant shqyptar dhe ne vend te fajesojne kaqolin Edi Rama gjithe fajin ja hedhin Botes Perendimore qe i dhikon shqyptaret njashtu sic i la Enveri

    SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

    Dhe e shikojne Shqypnine si nje vend i pershtatshem ku mund te flakin LHL e Asadit se kane kaqolin e tyre Edi Rama YES MAN gadi per cdo gje dhe prandaj tani duan ta mbushin me afrikanet e bezdisur te Melonit, sepse kujt i plas per shqyptaret qe nate e dite i kendojne Enverit dhe gjejne nje pederast si Bill Clinton qe t’i lavderoje papushim?

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    December 13, 2023 at 3:44 pm

    VARJA , NUK IA VLEN TE LEXOHET FARE I NJEJTI DOKUMENT SA HERE QE MBLIDHEN E DISKUTOJNE PER SHQIPERINE . E VERTETA ESHTE QE EUROPA , GJASME E BASHKUAR , PO BEN HAPA MBRAPA CDO VIT , PO DOBESOHET UNITETI DHE MIREKUPTIMI MIDIS VENDEVE ANTARE , PO BIE PESHA EKONOMIKE , POLITIKE DHE USHTARAKE NE ARENEN NDERKOMBETARE DHE PO IU ZE FRYMEN RETORIKA BOSHE , NACIONALIZMI I SHFRENUAR DHE, C`ESHTE ME E KEQJA , FUQIZIMI I PARTIVE EKSTREMISTE FASHISTE , NJE OGUIR I KEQ PER MBARE GLOBIN , NDERSA SHQIPTARET SHOHIN ENDERA ME SY HAPET , SA HERE QE FORUMET EUROPIANE LEXOJNE REFRENIN ( TE NJEJTIN DUKUMENT QE MBAJNE NE SIRTAR )JANE BERE BAJAT SA TE VJEN TE NDOHTE T`I DEGJOSH !

    Reply
  • PO , PO says:
    December 13, 2023 at 4:10 pm

    BERISHA , QE IU TREGON DHEMBET SHBA-se DHE BE-se , ESHTE MEKUAR PER TRE DEKADA NGA VENDET E PERENDIMIT , ESHTE PERKEDHELUR E TOLERUAR DERI NE EKSTREM DUKE MBYLLUR SYUTE KUR AI I KA VENE ZJARRIN KETIJ VENDI , KUR NGRITI FIRMAT PIRAMIDALE , KUR SHKRIU SI KRIPA NE UJE MBARE SHTETIN NE V.1967 , KUR BERI KUNDERREVOLUCIONIN (GRUSHTIN E SHTETIT) NE VITIN 1998 , KUR VRAU 4 QYTETARE NE PROTESTEN PAQESORE ME 2011 DHE E VLERESUAN ME GOJEN PLOT “BURRE SHTETI ” DHE TANI QE SILLET SI QEN RRUGESH DHE PO DJEG PARLAMENTIN DHE PERDHOS REFORMEN NE DREJTESI ! NUK ESHTE FAJI I SHQIPTAREVE PER TE GJITHE KETO E 1001 TE TJERA QE TANI NXJERRIN SI SEBEP PER TE MOS CELUR NEGOCIATAT . PREJ SHEKUJSH ATA MBAJNE NJE QENDRIM DY FYTYRESH : SI NEPER DHEMBE FLASIN ME GJYSME ZERI SE NUK JANE DAKORD ME LEHJET E GREQISE PER FREDI BEJLERIN DHE ZYRTARISHT NA AKUZOJNE NE KOR PER SHKELJEN E TE DREJTAVE TE PAKICAVE , PRA I DALIN PER ZOT TERRORISTIT DHE BANDITIT SHQIPTAR NGA PROGONATI FREDI BEJLERI TE KONVERTUAR NE KELLIRE GREKE.
    PERFUNDIMISHT , CFAR DEMOKRACIE E DREJTESIE MUND TE PRITET NGA KJO E ASHTUQUAJTURA BE ? ! ME VJEN KEQ VETEM PER SHBA – ne , QE NA KA MBETUR I VETMI ALEAT QE GARANTON SIGURINE EKZISTENCIALE SI SHTET NE MES TE XHUNGLES EUROPIANE ! ! !

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    December 13, 2023 at 4:17 pm

    Këto lloj lajmesh eksitojnë vetëm b¥thshpuarit e PD-së.
    Greqia hidhet e përdridhet si kurvë, kërcënon, mallkon, skërmitet, por gjë s’na bën dot. As bllokim s’bëjnë dot.
    Këtu do jemi kur të tërhiqen prapë, me parullën “I dhier por krenar”. Nuk i pjerdh kush grekët në BE.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 13, 2023 at 4:54 pm

    Moisi Bole-Madhi i Enverit qe nuk pranon orgjinen sllave te vet:

    Keshtu si ty deklaronte Enver Bytheshpuari i Bimbashit kur dashnoret e tij komuniste e larguan, e abandonuan dhe e lane fillikat ne Dimrin e Vetmise se Madhe dhe kur Diktatori filloi te fliste percart:

    SHQYPTARET EDHE BAR HANE DHE NUK DOREZOHEN

    Ta vazhdoj me tej historine me zhurmues dhe me tollona dhe bunkere o Bolemadhi GOLEM sllav i Enverit?

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    December 13, 2023 at 5:03 pm

    Po kujt ti besojme more idjot , Sali Berishes dhe Ilir Metes qe bejne koalicion antishqiptar per te helenizuar Himaren , duke votuar nje kandidat terrorst si gjakprishuri Progonatas Frederiqis Bejleriqis , keshtu mendon zotrote Intelektual ? Ne komentet e tua shohim vetem urrejtje per periudhen para `90-es , fryme percarje e ndasi , fjalet me te hidhura per k/ministrin e vendit dhe asnje fjale per k/banditin ne keto tre dekada , shpellarin e Sheqeres me dobicin qe solli ne jete ! Si mund te kemi respekt , apo durim te lexojme pordhet e tua , kur ti nuk e tregon veten asnje here te vetme qe je shqiptar ? !

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    December 13, 2023 at 5:08 pm

    Kush i qi rropt evropes,ne evrope jemi 30 vjet rrugeve ne emigrim,sa me afer hyrjes ne evrope te jemi ,aq me shume do veshtiresohet jeta e shqiptareve

    Reply
  • Rita says:
    December 13, 2023 at 5:09 pm

    Nuk e dij se kur do te jemi antare te BE por nje gje eshte e qarte se me nje qeveri qe vjedh ,korrupton e vetem vjedh s’do te arrijme kurre ose me shqip me Ramen jo.Pas Rames ndoshta hapet rruga . Rasti i Bejlerit eshte asgje ,null perpara skandaleve e korrupsionit qeveritar . Duhet ndryshim ligjesh e mentaliteti, jo si te qendroje ne politike Rama njejte si Putin ,apo si te godasë Ooziten duke mbajtur Vulen ne sirtar deri me 2025 por si te zhduke nga postet shteterore cdo njeri me te kaluar kriminale e sidomos ne rend te pare punonjësit e nomenklaturës se kaluar ,te diktaturës .Atehere kemi shanse 100% te hyjme he europe . Por jo me Ramen Pas Rames kush ????? ENIGME per momentin.

    Reply
  • Phoenix says:
    December 13, 2023 at 5:48 pm

    Bashkimin Europian e pret i njejti fat si dikur Bashkimin Sovjetik. Bashkimi Europian ka vite, qe po merr nuanca Diktatoriale, te cilat sa vijne e theksohen. Shqiptaret nuk humbasin asgje, duke mos qene pjese e kesaj Organizate Teknokrate Burokratike me tendenca Neo Komuniste te Brukselit.

    Reply
  • mali says:
    December 13, 2023 at 6:02 pm

    Vlora,vlora ule zemerimin ndaj europes. 1000 e kemi shkruar ti dhe une :Europa kurve plake.Prandaj I dashur vlora duhet nje politike e shtetit shqiptar qe te jete kurvar te kenaqe kurven plake. Duke leshuar bythen sheikeve,duke strehuar llumrat e botes qe jane qendra te teroristeve,duke I shitur mend europes si te beje politike dhe te tjera gomarlleqe te shtetit albanez,ajo te mban larg.

    Reply
  • Erwin says:
    December 14, 2023 at 1:37 am

    USA 🇺🇸 dhe BE në këto 30 vite, është investuar shum për të krijuar në Shqipëri një klimë stabile demokratike.

    Reply
  • Erwin says:
    December 14, 2023 at 2:51 am

    Ore kam një pyetje: pse nuk i lejoni komentet? Çfar është ky censurim pa asnjë arsye të kapshme.

    Reply
  • TIRONA says:
    December 14, 2023 at 2:54 am

    Shqiptari kurre nuk e ka patur zakon te perkulet!Ballin lart!

    Reply
  • demo says:
    December 14, 2023 at 3:49 am

    Sot u be dirigjent.
    Ka te drejte.Sepse eshte kandidati me i vjeter ne ate shoqeri,pamvaresisht se nuk eshte Anetar.
    Me Duke,ky person perfaqeson PANGEAN,,nje superkontinent i zhdukyr qe ne kohe te Dinosaureve.
    Meqe eshte me i vjetri aty,,I pret,i percjell,u rreh krahet,i merr ne krahe,.
    Evropa i nderron kryeministrat,presidentat,cdo vit.Ky ka 30 vjet ne pushtet,qekur e beri Nano,minister Kinemash milenum.E di cfare eshte ky?Ka qene nje kenge femijesh ne kohen tone qe e kendonin per keta ZGALLOT qe mbeteshin ne klase.
    Nga mesimet eshte tape,tape tape
    S`ka as libra as fletore.
    Ky Viktori shalegjate
    Shtate vjet ka ne Fillore.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 14, 2023 at 4:28 am

    Nuk duhet te deshperohemi se nuk jemi vetem, dhe jemi te mbrojtur.
    Po ashtu edhe ne duhet ti mbrojme miqt tane, ne perputhje me mundesite
    qe ka nje vend i vogel. Nje element i rendesishem ne kontributin tone,
    per zonen Euro-Atlantike, eshte te tregojme mirekuptim dhe mirenjohjen,
    per cliririmin dhe pavaresine e Kosoves, per transformimet e medha qe po
    ndodhin ne Shqiperi e ne territoret e Kombit Shqipetar, ne aplikimin e thenies
    se duhet te durojme per ato gjera qe piqen ne kohe por qe jane drejt rruges
    se nje zgjidhje te plote.

    Ne duhet ti kuptojme problemet e miqve Europjane qe kane kaluar dy tragjedi
    te jashtezakoneshme, qe kane lene gjurme ne perceptimet historike te popujve
    te tyre nga viti 1918 e me pas dhe besoj se do kaperxehen me sukses, sepse
    prapa horizontit po grumbullohen re te zeza dhe stuhi djabolike, shkatrrimtare
    mund te vine. Ne luften e dyte boterore ne kemi humbur vetem 28,000 nenshtetas.
    Aleate tane dhe kundershtaret e ture kane humbur rreth 60,000,0000 nenshtetas
    ne te gjitha frontet, dhe shume shtete u shkaterruan aqe shuma sa u deshen
    disa dekada te rindertohen.

    Integrimi i vendeve te Europjane me Civilizimin e Europes Perendimore-nuk funksjonoj
    sic ishte parashikuar. Interpretimi tim eshte se pati vende qe u futen se menduan qe deti
    u be kos, qe menduan se Europa perendimore kishte pasuri te pa fund, dhe i shperdoruan
    fondet e ndihmave prej qindra miliard eurosh ne menyre jo produktive. Te tjere me vone,
    u futen po me at koncepte, i pranuan te gjitha kushtet, por me vone kane nxjerre
    shume probleme, qe duhtet ti kishin analizuar thelle para se te futeshin.

    Me sa kuptoj, tani BE-ja, po i shqyrton te gjitha mangesite dhe po perpiqet te krijoje mekanizma te vete adaptimit te botekuptimeve te pretendenteve te rij me kerkesen per te arritur nje integrimit te qendrushem, natyral, qe ti rezistoje kohes.

    Ne, shqiptaret e kombit tone, kudo qe ndodhemi, jemi me fat te madh dhe duhet te kemi besim te plote tek vendet Euro-Atlantike qe hodhe bazamentet e tyre pas luftes se dyte boterore, ku u perfshine Amerika, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Spanja,Hollanda e me radhe.

    Amerika i ndihmoj te gjithe:

    Fitimtaret e te mundurit, sic beri pas luftes civile qe perfundoj ne vitin 1864,
    duke kontribuar miliarda dollar me vleren e sotshme te dollarit.

    Asnje fitimtar ne historin e bote nuk e ka dhene kete lloj ndihme.
    Suksesi i Gjermanise, Japonis dhe me vone i Kores se Jugut demostroj
    se ato vende kishin nje popullate te afte, inteligjente, krijuse, dhe arriten
    “Nivele Zhvillimi” qe mahniten te gjithe boten edh vazhdon deri tani.
    Ato vende treguan se po te punosh sic duhet me ndihmat behen mrekullira.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 14, 2023 at 9:00 am

    BELERI ESHTE PJESE E KORRUPSIONIT QEVERITAR

    Beleri eshte njesoj si afera e inceneratoreve, e Portit te Durresit, si hajnia e Bashkim Ulajt&lukuni, Edi Rama e transformoi Belerin ne ceshtje “patriotike” me propagande enveriste per te mbuluar grabitjen e pronave ne Himare me banditet e tij duke filluar nga ministrja Xhacka dhe burri i saj e deri te Samir Mane qe grabiti Palasen falas nga Edi Rama per te ndertuar nje gerdalle vilash pa vlere te turizmin shqyptar, sic po fal per bedelet e tij gjithe bregdetin shqyptar dhe Beleri i doli papritur si kocke e forte se i fitoi zgjedhjet qe e beri Edi Ramen te inskenoje blerjebvotash nga Beleri me policet e tij bandite kur kryeministri shqyptar njihet si hajduti me i madh i votave qe madje ka korruptuar edhe FBI me spiunet e tij. Nga ana tjeter eshte po ky kryeminister karagjoz tinzar si babai i tij, killer i Enverit qe e cileson Kosocen si Toka e Askujt, dhe urdheron Albin Kurtin te pranoje pa kusht zajednicat serbe te Vucicit kur Serbia nuk do ta njohe Kosoven kursesi.

    PSE DUHET TE HESHTE GREQIA ME KETE KRYEMINISTER BANDIT, GANGSTER QE KA NENSHTRUAR TOTALISHT DREJTESINE DHE KA KORRUPTUAR FBI?

    Reply
  • intelektuali says:
    December 14, 2023 at 9:56 am

    DEGJENERIMI MORAL I EDI RAMES BURON NGA DEGJENERIMI NE FAMILJEN E TIJ QE NE RINI.

    Edi Rama u lind dhe u rrit ne nje familje komunistesh fanatike pa moral qytetar, babai i tij, Kristaqi kishte lene ne Rusi nje djale kopil qe nuk u kujtua kurre ta shikonte me sy pjellen e tij edhe kur u hapen kufijte Kristaq Rama refuzoi ta bente kete akt human per birin e tij dhe kur intelektuali e takoi ne Sankt Peterburg dhe e pyeti: “A doni ta takoni babane tuaj shqyptar?” djali kopil i Kristaqit dhe vellai sovjetik i Edi Rames u pergjigj me nje JO! kategorike. Me kete fryme te degjenerimit moral u edukua Edi Rama ne familjen e tij dhe po te shtojme se Aneta ishte motra e Spiro Kolekes qe rasi ne burg dhenderin e vet, inxhinierin e talentuar Shkelqim Bumci qe i kapi vajzen duke bere sex me nje shofer, spiun te Sigurimit, dhe e ndau me divorc gjyqesor dhe qe prokuroret deshen ta denojne me vdekje per sabotim, por Bumci u mbrojt me guxim duke u ballafaquar me deshmitaret e reme dhe i rezoi te gjitha akuzat, por prape i dhane 5 vjet burg per shperdorim detyre. Gjithe Byroja Politike e miratoi vendimin e Gjykates, vetem Mehmet Shehu nuk e firmosi per denimin e Kryeixhnierit te Kombinatit Metalurgjik qe sipas fjaleve te Enverit “kishte turperuar Partine”. Ne kete atmosfere diabolike amorale eshte rritur dhe edukuar Edi Rama qe ne femijeri nga prinderit e tij dhe po te shtojme ketu se Kristaqi shpaloset ne fund te Diktatures si nje Killer i Enverit qe groposte viktimat poshte shtyllave elektrike per te fshehur krimet e tij, nuk eshte fare cudi te kuptojme sa ka vuajtur shpirterisht Edi Rama si emigrant kur mesoi se Kristai, babai i vet Killer dhe Vrastar i kishte palluar gruan budallacke, artisten e Realizmit socialist, Matilda Makoci dhe e kishte lene shtatzanë me nje femi qe nuk dinte si ta quante vella apo djale, kjo i humbi totalisht orientimin moral Edi Rames ne rini dhe hodhi ne gjyq babane per incest ne familje qe Mero Baze e ka pasqyruar hollesisht me dokumenta ne gazeten e tij.

    prandaj:

    Veprimet amorale ndaj shtetit qe po kryen Edi Rama me qeverisjen e tij jane te spjegueshme dhe kuptueshme psikologjisht nga shkenca e mjekesise, por nuk jane te justifikueshme konkretisht ne nje kohe kur vendi duhet te antarsohet urgjentisht ne BE, ndryshe me besoni asgje e mire nuk i pret dhqyptaret nese vazhdojne te jetojne ne kete gjiriz imoral dhe te degjeneruar enverist ku e ka flakur Edi Rama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Sheshi, Rama dhe Berisha

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?