Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE pritet të miratojë statusin e vendit kandidat për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE pritet të miratojë statusin e vendit kandidat për Ukrainën
BoteLajmi i fundit

BE pritet të miratojë statusin e vendit kandidat për Ukrainën

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu besimin të enjten se udhëheqësit e BE-së do të votojnë në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat Ukrainës. Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare që janë mbledhur në Bruksel pritet të vendosin edhe për Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ata do të diskutojnë gjithashtu për mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, ndërsa Rusia po intensifikon bombardimet në rajonin Donbas.

Në prag të takimit të BE-së, presidenti i Ukrainës foli të mërkurën nëpërmjet lidhjes videofonike për një audiencë në Amsterdam, duke kërkuar që BE-ja të miratojë kërkesën e vendit të tij për anëtarësim.

“Jam i sigurtë se asnjë prej nesh, asnjë prej jush, nuk ka dyshim se Ukraina duhet të marrë një vendim pozitiv. E meritojmë. E meritojmë, jo vetëm për trimërinë tonë dhe për luftën tonë për liri”, tha Presidenti Zelenskyy.

Lufta vazhdon në rajonin lindor të Donbasit. Forcat ukrainase ende po rezistojnë në qytetin Sievierodonetsk. Ata kërkojnë më shumë ndihma nga Perëndimi, ndërsa përballen me forcat ruse më të shumta në numër dhe më të mirëpajisura.

- Publicitet -

Krerët e vendeve të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. 27 udhëheqësit pritet të miratojnë statusin e vendit kandidat për Ukrainën, duke i dhënë asaj mundësinë për anëtarësimin e plotë në BE.

“Ukraina na përket neve; i përket familjes evropiane”, tha Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Përfitimet për Ukrainën nga anëtarësimi në BE janë të qarta, thotë analistja Camino Mortera-Martinez.

“Është një treg i madh i përbashkët. Ka një sërë institucionesh dhe organizatash, që mund të ndihmojnë. Ka fonde që mund të merren. Për Ukrainën, mendoj se më e rëndësishmja është ta marrë këtë sinjal se tashmë i përkasin një grupi vendesh që janë të gatshëm t’i rezistojnë Rusisë”, thotë zonja Mortera-Martinez.

Përgjatë katër muajve të konfliktit, presidenti i Ukrainës u ka dhënë udhëheqësve evropianë mesazhin se ukrainasit e meritojnë anëtarësimin në BE, si shpërblim për mbrojtjen e Evropës nga agresioni rus. Por, anëtarësimi i plotë vazhdon të jetë ende larg.

“Mund të marrë 10 apo më shumë vite. Bëhet me kapituj për çdo etapë politikash të Komisionit (Evropian). Pra, duhet shumë negocim për të përmbyllur kapitujt, për të përfunduar negociatat. Kjo nënkupton shumë reforma për Ukrainën”, thotë zonja Mortera-Martinez.

Duke folur për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Rusi mbështeti anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Mbështesim aspiratat e ukrainasve për t’u anëtarësuar (në BE), dhe është tragjike që është kërcënimi rus që po e shtyn Ukrainën më pranë perëndimit”, tha Ambasadori John S. Sullivan.

Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia do të intensifikojë sulmet në ditët në vazhdim, ndërsa vendi përpiqet të shkëpusë marrëdhëniet me lindjen dhe të krijojë një të ardhme evropiane./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fluturimet nga Izraeli ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit
  • Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  • “Duart e huaja”
  • Raporti i Avokatit të Popullit: Ka persona të paidentifikuar mes policisë, situata në qelitë e të arrestuarve, skandaloze
  • 17 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. Epoka e arte e Esadizmit on “Duart e huaja”
  2. Arnold on “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  3. replike me keqkuptimin e demokracise on Ky djalë ju mundi
  4. Ramalluku i Surrelit on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  5. Ministria e Jashtme on Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?