Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Qeveria shqiptare të rishikojë ligjin për investitorët strategjikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > BE: Qeveria shqiptare të rishikojë ligjin për investitorët strategjikë
Lajmi i funditPolitike

BE: Qeveria shqiptare të rishikojë ligjin për investitorët strategjikë

Published: September 28, 2024
Shpërndaje

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo krimi i organizuar, para se të hyjë në BE.

Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së, ambasadori Silvio Gonzato, i kushtoi vëmendje të veçantë reformës në drejtësi. Një ndër temat ku ai vuri theksin, ishte dhe çështja e të drejtës së pronës në vend.

“Kuadri ligjor i investimeve në Shqipëri duhet të përafrohet me standardet e BE -së, duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë, gjithashtu edhe për investitorët e huaj. I ashtuquajturi “ligj i investimeve strategjike” i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit”, tha Gonzato.

- Publicitet -

Ligji i investimeve strategjike është një ndër ligjet më të debatueshme në Shqipëri. Ndër rastet e hetuara është ai i investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshortit të deputetes dhe njëkohësisht ish-ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Gaçi, gjithashtu ish-deputet socialist, u shpall investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një kompleksi turistik në Himarë, në vlerën rreth 5.5 milionë euro.

Reformat, të domosdoshme

Bashkimi Europian është një ndër investitorët më të mëdhenj të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Duke folur për prioritetet që çojnë drejt anëtarësimit, ambasadori Gonzato u ndal edhe tek rezultatet e SPAK, strukturë të cilën e përshkroi si të ngjashme me “Anti-mafian” italiane.

“Reforma e vitit 2016 ka filluar të japë frytet e saj por në të njëjtën kohë ka krijuar dhe tensione mes palëve, pasi opozita e konsideron SPAK si të njëanshëm dhe si një mjet në duart e qeverisë që përdoret për t’i mbyllur gojën opozitës”. Kjo sipas Gonzatos, çon në rritjen e polarizimit të situatës politike në vend.

Duke folur për reformat në tërësi në të cilat po kalon vendi, ambasadori Gonzato vuri në dukje përmirësimet që po ndodhin brenda një kohe shumë të shkurtër, pavarësisht “trajektores jo-lineare, por me zigzage”. “Ekzistojnë grupe interesi që nuk kanë interes për të parë reformat e ndërmarra në kuadër të anëtarësimit në vend, të cilat po përparojnë shumë shpejt. Prandaj ne jemi këtu në Tiranë, dhe së bashku me Brukselin i mbajmë këto zigzage brenda kufijve”.

Gonzato: BE ka disa projekte që mbështesin SPAK në Shqipëri

Delegacioni i BE-së në Shqipëri është shumë optimist kur vjen puna tek rruga e mbetur për vendin, deri në hapjen përfundimtare të derës së Unionit. Gonzato tha se “Shqipëria nuk ka plan B, dhe rruga Euro-Atlantike është e vetmja që shqiptarët kanë zgjedhur”.

Deklarata e tij u bë dy ditë pasi Shqipëria u nda zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. Gonzato deklaroi para gazetarëve se vendi ka kapacitetin e nevojshëm për t’iu bashkuar Malit të Zi në radhën e anëtarësimit.

Në datën 15 tetor, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg për të diskutuar “grupin e parë të kapitujve”./DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    September 28, 2024 at 1:55 pm

    Ja dhe BE po tall bythen me shqiptaret.
    Kujt I thua moj BE apo ben rolin e budallait .
    Rama e beri kete ligj .Mendon Rama ta shfuqizoje?
    Me ke po tallen keta mafioze te BE-se?
    Apo duan qe Rama xhec te genjeje per te fituar zgjedhjet.
    Mafia nuk ka brire qe ta dalloni.
    BE e mafies se Von der leshit I duhet mafia e Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)
  • Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik
  • Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?