Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës
KosovëKryesore

BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian tha të hënën se pret bashkëpunim pa kushte nga Serbia për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

“Nuk është se thjeshtë presim bashkëpunim të plotë, por presim bashkëpunim pa kushte nga Serbia, dhe kur ka vullnet ka edhe rrugëdalje. Nuk ka nevojë të fshihet askush prapa çështjeve formale si njohja apo mosnjohja e një shteti, ka mjaft mënyra se si mund të ndash të gjeturat tua, si mund të bashkëpunosh dhe të kontribuosh në hetimin e plotë”, tha zoti Stano.
Kosova akuzon Serbinë për organizmin e sulmit ndaj policisë, por Beogradi zyrtar mohon çfarëdolloj lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radojcic, nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë.

Rrethanat e sulmit, tha zoti Stano, “duhet të sqarohen deri në fund në mënyrë që të kemi një fotografi të qartë rreth asaj se çfarë ndodhi, përse ndodhi dhe kush mori pjesë e kush e organizoi. Duke u bazuar në këto të gjetura Bashkimi Evropian do të vendosë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen tonë ndaj Serbisë, Kosovës, ndaj dialogut dhe rajonit në tërësi”, tha ai.

- Publicitet -

Autoritetet në Kosovë kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi të hënën me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, ritheksoi kërkesën për masa konkrete kundër Serbisë pas atij, që ajo e cilësoi akt agresioni ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian këmbëngul se do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet rreth 24 shtatorit.

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia javën e kaluar e vlerësoi situatën në veri të Kosovës si të paqëndrueshme dhe me mundësi përshkallëzimi. NATO-ja tanimë ka filluar shtimin e trupave në terren mes shqetësimeve për gjendjen e sigurisë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?