Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE synon të frenojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Mesdhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE synon të frenojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Mesdhe
AktualitetLajmi i fundit

BE synon të frenojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Mesdhe

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

BE po përgatit një plan aksioni që synon të frenojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Mesdhe. Italia e përshëndet planin e veprimit.

Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si Libia dhe Tunizia më shumë se 90,000 vetë, njoftoi Komisioni. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 50 për qind krahasuar me një vit më parë. Pothuajse të gjithë emigrantët mbërrijnë në Itali, shumë pak në Maltë. “Duhet të kemi parasysh se shumica e njerëzve që mbërrijnë sot në Evropë përmes Detit Mesdhe nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.

Shumë nga ata që vijnë kryesisht nga Egjipti, Tunizia dhe Bangladeshi, vijnë për të fituar para në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunim më i ngushtë

- Publicitet -

Për t’ju kundërvënë trafikimit me qenie njerëzore BE-ja ka përgatitur një plan aksioni prej 20 pikash, e cila parashikon një bashkëpunim më të ngushtë me Frotenx-in dhe vendet tranzit si Libia dhe Nigeria. Nga ana tjetër planet për shpërndarjen në vendet e BE-së përmes mekanizmit të solidaritetit të mijëra refugjatëve që kanë hyrë në territorin e BE-së përmes Greqisë dhe Italisë nuk po tregojnë ndonjë rezultat.

Situata ndërlikohet edhe nga fakti se qeveria e re e djathtë në Romë preferon të mos i lejojë fare anijet e shpëtimit me emigrantë që të hyjnë në portet italiane. Kjo është një nga arsyet pse Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së ka thirrur për të premten e ardhshme një takim të posaçëm të ministrave të Brendshëm në Bruksel për të diskutuar edhe për planin e ri të veprimit.

Italia e përshëndet planin e veprimit

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, u shpreh i kënaqur me njoftimin nga Brukseli. Deri më sot mekanizmi i solidaritetit ka dhënë “rezultate absolutisht joadekuate” për Italinë, kritikoi ministri pa parti. Piantedosi bëri gjithashtu thirrje për një koordinim më të mirë të operacioneve të kërkim-shpëtimit në Detin Mesdhe, në të cilat duhet të përfshihen edhe shtetet nën flamurët e të cilëve lundrojnë anijet e shpërtimit.

Ai iu referua rastit të fundit të disa anijeve në pronësi të disa organizatave private ndihme, që lundronin nën flamujt e Gjermanisë dhe të Norvegjisë. Por pavarësisht kësaj as Gjermania dhe as Norvegjia nuk e konsideruan veten si përgjegjëse, kur anijet me gati 1000 emigrantë të shpëtuar në bord po prisnin me ditë jashtë brigjeve të Italisë për t’iu caktuar një port për të ankoruar./DW

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 23, 2022 at 2:18 am

    Kontrolloni porter e atyre vendeve nga nisen.Aplikoni te njejten strategji si me Shqiperine ne kohen e gomoneve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?