Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumenti befasues që përmend CIA-n: Kush e njoftoi Sigurimin për protestat e dhjetorit, një muaj përpara se të nisnin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Dokumenti befasues që përmend CIA-n: Kush e njoftoi Sigurimin për protestat e dhjetorit, një muaj përpara se të nisnin?
HistoriLajmi i fundit

Dokumenti befasues që përmend CIA-n: Kush e njoftoi Sigurimin për protestat e dhjetorit, një muaj përpara se të nisnin?

Published: December 8, 2025
Shpërndaje

Vetë CIA ka informuar një muaj përpara Sigurimin e Shtetit Shqiptar, për nisjen e protestave të studentëve shqiptarë në fund të vitit 1990?

Duket e pabesueshme, pasi publikisht agjencia e inteligjencës amerikane, nuk ka qenë në krah, apo në partneritet me komunistët shqiptarë. Por këtë thotë një dokument sekret i Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit, që është publikuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Dokumenti mban datën 13 nëntor 1990, pra u është komunikuar krerëve të shtetit komunist të kohës, gati një muaj para protestave studentore, që dihet se kanë si pikënisje mbrëmjen e datës 8 dhjetor 1990.

- Publicitet -

Informacioni i është drejtuar Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit (Kundërzbulimi) nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, që njihej ndryshe si “Zbulimi Politik”.

Dokumenti është nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë III-të, Sefer Ramaj. Pasi e ka marrë Drejtori i Drejtorisë I, Nerulla Zebi, ka bërë një shënim me shkrim dore në fund të tij:

“Shoku Agim: Ti dërgohet DPB (Drejtorisë së Punëve të Brendshme) të Tiranës. Duhet menduar seriozisht që të parandalojmë çdo ngjarje. 13.11.1990”.

Shoku Agim apo Agim Z., është një tjetër drejtues i Sigurimit, që deri në këtë kohë mbante funksionin e kryetarit të Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë.

Dy ditë më pas, më 15 nëntor 1990, në të njëjtin dokument, po Nerulla Zebi, ka lënë një tjetër shënim me shkrim dore, që thotë se informacioni iu dërgua udhëheqjes së partisë.

Në raportim citohet “një kuadër i CIA-s”. Një agjent i shërbimit inteligjent amerikan? Një informator nga radhët e diplomatëve apo gazetarëve, të vetmit që kishin mundësi të pakufizuar lëvizjeje në ato kohëra? Sido të jetë, përmbajtja e dokumentit është saktësisht parashikuese.

Sipas përmbajtjes së dokumentit, kuadri i CIA-s paralajmëronte se para apo pas festave të nëntorit; “studentët mund të organizonin një demonstrate, për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit. Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë”.

Kështu edhe ndodhi. Studentët e “Qytetit Studenti” u ngritën pas festave, më 8 dhjetor 1990, me fillimisht kërkesa për përmirësimin e kushteve.

Më poshtë përmbajtja e dokumentit.

Sekret – Kopje nr. 1

Tiranë më 13.11.1990

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Tretë

Nr. 494 – Informacion

Drejtorisë së I-rë
KETU

Nga një burimi ynë, informohemi se:

Sipas një kuadri të CIA-s, pritet që në prag ose pas festave të Nëntorit, studentët shqiptarë të organizojnë një demonstratë për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit.

Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë.

Burimi sugjeron që gjatë ditëve të festive, të evitohen ceremonitë e zakonshme, pasi ato mund të shfrytëzohen për t’i kthyer në veprimtari armiqësore.

Drejtori i Drejtorisë III

Sefer Ramaj (firma, vula)

Interesant është edhe fati i nënshkruesit të këtij dokumenti, ish-drejtorit të Drejtorisë III-të, Sefer Ramaj, i cili u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në zyrën e tij në ambientet e Ministrisë së Jashtme në shtator 1991.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Shpaja me gjethe fiku... says:
    August 29, 2023 at 1:13 pm

    Ajo më pikantja e “bëmave” të këtyre palo informatorëve të vënë aso kohe syqorrazi në dispozicion të sigurimit të shtetit (diktatorial), është se asnjë prej tyre nuk njihej nga kryeqytetarët si person me integrität të lartë shoqëror. Për ndere e respekte ndaj tyre as që bëhej fjalë. Me përjashtime fare minimale, pothuajse të gjithë malokarë e katundarë dru me pre, koklakra, skutha, pabuksa që strehoheshin nga halli ke bodrumet e rënojave të etiketuara si “shtëpi me gjethe”. Palloshi i bunkarteve krenohet me ta. U bën dhe reklamë pale. U jep dhe poste.

    Vaj vatani e mjerë mileti…

    Reply
  • Moisi says:
    August 29, 2023 at 1:26 pm

    Ska qene CIA por ka qene burimi i sigurimit qe ja ka marre ne rruge agjenturore CIA-s kete informacion te mbrendshem te saj. Mos krijoni alibi ne favor te te treteve qe paguajne per disinformim.

    Reply
  • Katiu says:
    August 29, 2023 at 2:30 pm

    Nuk e di për më tutje , por , nga 1944 e der 1990 , për gjëndjen e mjerë ku e katandisëm vëndin nuk nuk e ka fajin as Amerika , as Anglia , as Rusia , as Kina , as italiani , as greku e as Jugosllavi .

    Armiku më i madh i yni ishte KQ i PPSH me në krye sharlatanin antikomunist , satrapin Enver Hoxha .

    Edhe ne si popull nuk jemi pa faj . Veçanërisht këto 30 vjetët e fundit e dëshmojnë këtë , por, jo vetëm këto 30 vjet !

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    August 29, 2023 at 2:43 pm

    me gjithe mend e keni..???? te mos dinte Sigurimi dhe nene parti …kur ato e organizuan protesten pe gjendje ekonomike qe I doli nga Dita pas mbeshtetjes na Tirana qe bashk me studentet I dhane nje karakter politik Levizjes se stdenteve, e cila nga nje Levizje studentore nga data 8-11 dhjetor…u kthye ne daten 12 me Krijimin e PD ne nje uragan politik

    Reply
  • Rita says:
    August 29, 2023 at 3:37 pm

    Avash ,avash do hapen dokumentat .Kujtoj ketu te madhin shkrimtarin ,ish te burgosurin politik , z.Agim Hamitin qe ka deklaruar , ka zbuluar lidhjet Sekrete te FSHEHTA qe kishte Sigurimi i Jashtem Shqiptar i diktatures me CIA ,FBI .Kjo lidhje sekrete e fshehte u zbulua nga zoteria Hamiti pas 1990 .Dhe mos te ngrihen enveristet e te justifikohen se keto lidhje i kishin ,i mbanin fshehte me Agjente te posaçëm Mehmeti e Kadriu pa dijeninë e Hoxhes e Nexhmijes. Ishte nje LOJE shtetërore ku fiton i zgjuari dinaku e spiunlleku .Sic i dite dhe ngjarjet.Sepse pas eliminimit te xhahilit Kadri frenat e Sigurimit te Jashtëm e te Brendshem i mori Nexhmija me te birin Ilir Hoxha . Jane fakte qe po dalin drite me artikuj si me lart .Cudi shkruan se si amerikanet u gjenden ne krah te Shqiperise komuniste ,, etj etj .Kete fakt e ka zbuluar i madhi AGIM HAMITI .

    Reply
  • P S E ? says:
    August 29, 2023 at 5:38 pm

    SEPSE SIGURIMI I SHTETIT ISHTE NE REANIMACION DHE E DINTE MIRE QE DITET I KISHTE TE NUMURUARA ! ISHTE VETE SIGURIMI I SHTETIT AI QE DO TE PERGATISTE PROTESTEN E STUDENTEVE , POR. . . SI GJITHMONE CIA ISHTE NJE HAP MBRAPA !

    Reply
  • Patriot says:
    August 29, 2023 at 5:39 pm

    Me habits fakti qe te ashtuquajture CIA ose FBI paska komunikuare me KQ per ta ndihmuare. Mua me duket e njejta dore qe ne emer te njejte e emra spiunuan desantuesit per 40 vjete. Si gjithmone partia I shiste si suksese te sajat. Pjesa tjeter e historise dihet ku grupi Rami, Nexhmije, Ilir ose Sokol ne bashkepunim me agjentin serbe Sali sollen kete rregjim qe nuk di asnje cfare emri ti vendose, rrumpalle.

    Reply
  • Rita says:
    August 29, 2023 at 6:03 pm

    ‘Patriot ” ,mos u habit aspak .Mbajtja e nje qeverije , te nje Diktature i atribohet me shume Sherbimeve Sekrete se sa depozitave , mundesive e aftesise se udheheqesve . Nje President i Amerikes ka deklaruar ne vitet 70 ne mos gaboj se ,,,, : ” Po te dij populli se c’kemi bere prapa skenes , na terheqin zvarre ” .E qarte se kjo thënie flet per shërbimet Sekrete. Kur te deklasifikohen dokumenta shtetërore qe te tregojne se ajo Diktature barbare ,e shëmtuar, e vecante nga shtetet simotra u mbrojt , u mbajt pikerisht nga armiku ne vepra i diktatorit Hoxha , nga Imperjalistet Amerikane ,ne na ka mbire bari 2m. Por brezat e ardhshëm do te mesojne te VERTETEN E FSHEHUR me aq kujdes .

    Reply
  • P S E ? says:
    August 29, 2023 at 6:32 pm

    Per komentuesin Rita : Ajo qe ai president amerikan paska thene , eshte fjale teper e sakte dhe ata dine mire se cfar kane bere . Keto qe thoni ju dhe une , po i ilustroj konkretisht : Nuk me kujtohet sakte viti , por mund te kete qene 1994 – 95 kur prof. Paskal Milo ishte kthyer nga nje vizite ne SHBA , ku kishte shkuar per te studjuar nga arkivat amerikane materjale qe e kishin mbushur afatin dhe , simbas ligjeve te tyre , ato mund t`i lexonte kushdo . Mbas pak ditesh profesori beri nje shkrim te gjate ne nje gazete te Tiranes , ku shkruante me teper se nje faqe nga ato qe kishte lexuar . Nder te tjera , dokumenta nga personalitete amerikane gjate luftes se II te boterore , spjegonin se perse kishin ndihmuar vetem ushtrine partizane NCL dhe jo bashibozuket e Ballit dhe te Legalitetit et mjaft te tjera ..
    Ne vijim , profesori thoshte qe iu kerkova arkivisteve atje edhe disa materjale te tjera qe e kishin plotesuar afatin dhe me thane qe , “. . . jane disa mijra faqe te dosjes shqiptare qe edhe pse e kane kaluar afatin e mbajtjes se bllokuar , nuk mund te jepen per lexim te lire , sipas nje vendimi te posacem te Kongresit Amerikan ” . I kerkova , thote profewsori se per cfar arsye jane bllokuar dhe ata me thane ” Per arsye te sigurise kombetare .. . ” . Ishte e kote te pyesja me tej ,sepse kuptohej qe rendesia e tyre ishte aq e madhe , sa qe edhe vete Amerika i frikesohej te bente publike , ato bema qe kishte kryer ndaj shtetit shqiptar .
    Vetem kaq sikur te ishte , do te mjaftonte e tepronte se cfar zullume teper te renda kane kryer ndaj nje vendi te vogel si Shqiperia , superfuqia me e madhe e kohes , sa qe i trembet edhe sot , se do e peshtyje gjithe bota po qe se do t`i mesonte . Kjo eshte edhe arsyeja se perse amerikanet dhe i gjithe perendimi i kane drejtuar te gjithe urrejtjen e luften e tyre te perditeshme ndaj ish Sigurimit te Shtetit dhe as qe permenden qofte edhe nje institucion tjeter shteteror e partiak te asaj kohe .

    Reply
  • Rita says:
    August 29, 2023 at 7:03 pm

    Jo ,jo ” Pse ” mos u tregoni i njeanshem. Ato dokumenta qe pretendoni se diskrimonojne vetem shtetin Amerikan te cdo etape qofte ( lufta e 1 B, apo 2 B e metej ) fare kollaj kur dhe afati i ka skaduar mund dhe t” i djegin ,zhdukin pergjithmone. Por kur dokumentat flasin per takime Stop Sekret , me pjesmarrje te Nr.2 ,3,te qeverise .pa llogaritur Agjentet e Sigurimit qe luanin rolet te dy- tre fishta ,aty bie poshtë politika e jashtme e nje shteti te madh qe lufton me te gjitha forcat KOMUNIZMIN. Ku dhe per ironi e ka te ndaluar me ligj ekzistencën e kesaj ideollogjie. Nuk e dij ne se dokumentat Sekrete per Perandorin N.Bonapartin jane deshifruar krejt se perse u detyrua te shese Luzianen Amerikes ? Cfare e shtyp, humbja qe pesoi ne luftimet apo cfare. Nga sot kane kaluar me shume se 2 shekuj. Kur flasim per LIDHJE Sekrete faji ,deshtimet ,sukseset jane te perbashkta .Pra harro per nje moment te shkruarat e historise se imponuar dhe prano kete dokument te shkruar sot .E sigurte nje gje ,,,qe 2 shekuj nuk do te jetojmë.

    Reply
  • P S E ? says:
    August 29, 2023 at 8:25 pm

    Rita , te citosh ato qe shkruan historiani i shquar Paskal Milo per disa te verteta qe ai ka pare dhe perjetuar veterealisht ne SHBA , nuk mendoj se eshte qendrim i nje anshem , kur ti i prek vetem tangent ato te verteta dhe pastaj del nga tema !

    Reply
  • Arben.T says:
    August 30, 2023 at 6:31 pm

    Kjo mund te jete e vertete vetem po te ishte si vijon:

    Ramiz Alia ishte ne kontakt me personalitete te Amerikes per vendosjen e matedhenive diplomatike ndermjet te dy shtetve dhe se ato individe qe njoftuan nuk e dinin qellimin e nje grupi studentesh dhe se cfare donin ato te arrinin.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 31, 2023 at 6:34 am

    KUJDES!

    Pas kalemxhiut te Enverit, Paskal Milo sot ka dale Marks-Engels-Lenini (Marengleni) i Partise Komuniste te Rilindjes Enveriste per te mbrojtur kauzen e Internacionales Bolshevike me nje dacibao te gjate denigruese per te gjitha vendet idh komuniste qe hodhen poshte LANC sovjetik dhe perqafuan fashizmin e Imperializmit amerikan duke shtrenberuar historine me ustasho-kolaboracioniste dhe ballisto-zogiste, por duke injoruar qellimisht historine antishqyptare te masakres se Tivarit kur LANC sovjetiko-jugosllav vrau me pabesi mbi 4 mije djem kosovare dhe ky orientim dashakeqes putinist i historise duhet urgjentisht te ngreje pytjen per historine tone kombetare:

    KU PO SHKON SOT SHQYPNIA?

    Drejt Botes Perendimore te Lire dhe Demokratike, apo drejt Lindjes Autokratike Staliniste te Putinit?

    Kete rebus politik duhet te zgjidhin sot shqyptaret ne dallim nga popujt e tjere ish komuniste te Evropes Lindore qe e kane zgjidhur kete rebus shume vite me pare sepse Paskalet dhe Marenglenat qe Edvini, cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit qe korruptoi dhe mashtroi FBI i ka hypur ne majat e administrates shteterore dhe u ka emeruar vajzat dhe femijet si ambasadore kudo ne Bote me parate e taksapaguesve dru me pre, keta Paskale dhe Marenglene te Partise si luftetare te paepur kunder Imperializmit te Lig, ne keto vende ish komuniste te Evropes Lindore thjesht nuk ekzistojne, sepse kane ngordhur shume kohe me pare dhe kane mbetur si fosile te komunizmes.

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    September 1, 2023 at 6:50 pm

    Intelo – bajga rron vetem per te krijuar konfuzion , kaos , mish – mash mes shqiptareve . Edhe ne se mund te kishte ndonje gje te sakte ne ato qe thote , nuk eshte vecse dhjame nen lekuren e qenit , qe nuk vlen asgje . Ne gjithecka ai derdellit , nuk e lidh asgje me idealet kombetare , por vetem me sherbimet e huaja sekrete dhe honoraret qe merr prej tyre . Nje kerme qe dekompozohet mbi toke , me shprese te kontaminoje ambientin shqiptar .

    Reply
  • chess player says:
    September 1, 2023 at 8:51 pm

    Nese lexojme keto rrjeshta me poshte:

    (CITOJ)

    SI E PRURI LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

    Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!

    1-
    Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane

    2-
    Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…

    3-
    Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin e jashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe.

    (FUND CITIMI)

    I bie qe llogjikisht nje kuader i CIA-s paska lajmeruar per “mire” dhe nga ana tjeter keto “kuadrot” PHILIPS,..IGELLBERGER ect ect dhe SERBIBERAJ paskan vepruar keq gje qe e tregon dhe varrosja per se gjalli e Izet Haxhise..

    Reply
  • Spiuni i Enverit Jo i UDB says:
    September 5, 2023 at 11:38 am

    Ne kohenqe zhvillohej protesta e studente e,ne nje takime koefidencial me dy persona te ardhur nga drejtoria e Ushtrise ne kqppsh,na u t’ha qe :-nje program i botuar,sekret i CIA eshte futur nga zbulimit shqiptar i asaj kohe.Ky program eshte perkthyera nga nje grup Pune ,nje prej te cileve ishte nje prej personave qe bisedonim.Ai na shpjegon permbajtjen e ketij materiali qe ishte programmi qe do te ndiqej per rezimin e regjimeve te vende e te Europes lindore.Aty percaktohet ne detaje se ku do te FILLONTE,pse do te FILLONTE ne Rumani dhe Jo ne shqiperi,metodat,parullat,akuzat (Duke filluar me floririt e vjedhur ), shifrat e fryra te rreme te te vrareve, e plot te tjera.Ky materiale i eshte dhene i perkthyera Ramiz Alise.Mbase Edhe ne kete rast behet fjale per kete materiale.Po ti kerkoni,me siguri do ti gjeni,vetem Nese eshte zhdukur nga CIA.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 8, 2025 at 2:39 pm

    Po AMAN dhe DERMAN o gazeta DITA me keto shkrime konspirative, si gramafone te prishur qe mund te gezojne sot vetem BAJGAT e Enverit dhe asnje tjeter, sepse duken si debatet ne emisionin karagjoz “Rrethi Katror” ne Top Channel me spiune dhe poliagjente te Enverit qe kontrollojne Boten dhe Planetin nga Tirana e krimit dhe droges te Palloshit te Ballukes qe e drejton narko-shtetin nga Surreli. Po qyfyret tuaja nuk kane te sosur o gazeta DITA: Para do ditesh hodhet nje lajm BOMBE se emigrantet bythzinj nga Afganistani dhe gopi i s’emes i vine verdalle Greqise me gomone per te ardhur ne Shqypnine e Rilindjes, per te shkuar ne Serbi dhe qe nga Serbia te hidhen me flatra zogu ne Greqi serish. Po kete marri allogjike nuk e besuan as BAJGAT e Enverit qe filluan te dyshojne per besueshmerine e gazetes DITA dhe akuzuan moderatorin qe kishte shkuar per lesh. Sot lexojme BOMBEN tjeter, se Ivanka Trump ka filluar te lexoje librat e komunistes se droguar, Miranda Wickers qe e kane publikuar te gjitha gazetat shqyptare, por asnje media nderkombetare po te besh nje verfikim te shpejte ne internet. Ja kush eshte Miranda Wickers qe Ivanka Trump ka rene ne dashni platonike:

    Robin Mills shkoi në Lyme Regis për të takuar shkrimtaren Miranda Vickers. Kjo është historia e saj.

    “Unë jam një banore e Londrës Perëndimore plotësisht. U rrita atje, megjithëse sot e kaloj pjesën më të madhe të kohës sime, veçanërisht gjatë verës, në Lyme. Isha fëmijë i vetëm dhe prindërit e mi u ndanë kur isha 18 muajshe, kështu që nuk e njihja vërtet babanë tim. Nëna ime ishte nga një prejardhje e fortë londineze/irlandeze dhe ishte shumë e vështirë për të si një prind i vetëm që punonte, kështu që më dërgoi të jetoja me gjyshërit e mi irlandezë në Acton, Londrën Perëndimore. Shkova në një shkollë të rreptë katolike për vajza, të cilën e urreja absolutisht. Murgeshat na goditën vazhdimisht duke përdorur tehun e mprehtë të një vizoreje në duar dhe këmbë. Më përjashtuan në moshën 13 vjeç. Kjo ishte e lehtë për t’u bërë sepse diçka aq e parëndësishme sa pirja e duhanit, ose mbajtja e Mendimeve të Kryetarit Mao në vend të një libri lutjesh, ishte një shkelje përjashtimi. Më pas më dërguan në një manastir tjetër edhe më të rreptë, nga i cili u përjashtova gjithashtu sepse u përpoqa të ikja.”

    Si vazhdon kjo histori qe u zbath breket lajmeve BOMBE te medias shqyptare? Beni durim se intelektuali per ata qe e kane zet mashtrimin dhe duan te mesojne te VERTETEN,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 8, 2025 at 2:55 pm

    vazhdon:

    Në ato kohë mund të lije shkollën në moshën 15 vjeç, kështu që së bashku me kushëririn tim që ishte 16 vjeç, mora Autobusinnga Stacioni i Viktorias në udhëtimin katër-ditor për në Athinë, ku gjetëm punë si pastruese dhome në lagjen Monastiraki. Mësova të flisja greqisht dhe, pas punës si pastruese dhome, bleva një diplomë të falsifikuar anglishteje nga një tregtar në Pire (BO-BO-BO motra e Belinda Ballukut) dhe morëm anijen për në Kretë, ku u vendosëm në një fshat të vogël peshkatarësh dhe dhashë mësim anglisht në një institut gjuhësh në Iraklion dhe keshtu qëndrova në Greqi për gati 5 vjet.”

    Me te drejte lexuesit e nerum te gazetes DITA do te pyesin intelektualin: “Pse largohesh nga tema kryesore e debatit dhe shkon tek lajmet BOMBE te gazetes DITA qe rrezultojne se jane lapsus ose marri copy-paste konspirative, alla Alfred Cako te “Rrethi Katror”? Beni durim se intelektuali i bie avash-avash qe te dali tek thelbi i debatit: “Vetë CIA kishte rene ne dashni erotike me Armikun Enverist dhe ka informuar një muaj përpara Sigurimin e Shtetit Shqiptar, për nisjen e protestave të studentëve shqiptarë në fund të vitit 1990??? Po ka kush ta besoje kete marri te sajuar ne bodrumet e Sigurimit te Enverit per te exituar BAJGAT e Enverit qe te fillojne te masturbojne publikisht edhe ne gazeten DITA edhene cdo qoshe tjeter te Shqypnise? Po ku shkuan diversantet e CIA-s qe Sigurimi i poliagjentit Kadri Hazbiu i vrau dhe i masakroi ne bashkepunim me spiunin e KGB sovjetike, Kim Phylbi, sepse CIA i dergoi nga toka, ajri dhe deti per te rezuar regjimin gjakatar komunist te Enverit ne Shqypni?

    Beni durim se historia interesante me BOMBA mediatike shqyptare,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 8, 2025 at 3:15 pm

    vazhdon:

    IVANKA TRUMP KA RENE NE DASHNI PLATONIKE ME MIRANDA WICKERS DHE PO STUDION LIBRAT E SAJ

    por:

    Kush ishte Miranda Wickers? Ja sepse intelektuali per ju vazhdon sepse ja cfare tregon per veten e saj, Miranda Wickers:

    “Megjithatë, situata në Greqi në atë kohë, në mesin e viteve 1970, ishte shumë e paqëndrueshme. Pas grushtit të shtetit nga kolonelët, kishte një qeveri të krahut të djathtë ekstrem dhe unë isha e përfshirë në politikën e krahut të majtë, kështu që nuk ishte një vend i mirë për të qenë. I dashuri im grek ishte arrestuar dhe torturuar dhe mua më kërkuan të largohesha nga vendi. Njëkohësisht, nëna ime u sëmur rëndë me kancer. Kështu që u ktheva në Londër dhe nëna ime vdiq, duke më lënë pothuajse pa familje. U përpoqa të vendosesha përsëri në Londër, por duke pasur vetëm një diplomë të falsifikuar dhe asnjë kualifikim formal, e kisha të vështirë të gjeja punë. Takova një djalë nga Belfasti dhe e sistemova atë dhe miqtë tanë në apartamentin e nënës sime në Ealing, ku jetonim si një komunë e vogël. U bëra vegjetariane dhe përfundimisht vendosëm të përpiqeshim të fillonim një jetë me të mirë. Shita apartamentin e nënës sime dhe bleva një vilë pranë Arundel në West Sussex me një kopsht. Blemë një mori macesh, pulash, rosash, një lepur dhe një derrkuc, por nuk kishim absolutisht asnjë përvojë dhe sigurisht që nuk mund të vrisnim asgjë. Përfundimisht, i dashuri im gjeti një punë si pjatalares dhe me përvojën time të gjerë, unë gjeta një punë si pastruese dhome.

    Beni durim se llogjet e Miranda Wickers, librat e se ciles i lexon Ivanka Trump,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 8, 2025 at 3:28 pm

    vazhdon:

    Gjatë viteve 1990 punova në Shqipëri dhe Kosovë si gazetare dhe, deri në vitin 2006, si analist politik për Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Unë dhe James shkruam një libër që përshkruante atë që kishim parë në Shqipëri, të quajtur Shqipëria – nga Anarkia në një Identitet Ballkanik, i cili u botua në vitin 1997. Vitin pasardhës u botua libri im mbi historinë e Kosovës. Gjatë gjithë këtij procesi, u bëra një specialiste e njohur për Shqipërinë dhe Ballkanin Jugor dhe e vizitoja rajonin pesë ose gjashtë herë në vit. Në vitin 1997 u ndava nga i dashuri im dhe fillova një lidhje me një burrë tjetër nga Belfasti, me të cilin u martova përfundimisht në vitin 2009. Ai kishte një varkë peshkimi në portin e Lyme dhe ne vendosem te ndajmë një vilë të vogël në Church Street. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është qetësuar relative së bashku me rajonin e Ballkanit në tërësi. Edhe pse ende punoj me çështje që lidhen me Shqipërinë, duke shkuar në konferenca, duke shkruar artikuj për gazeta dhe revista dhe kam botuar dy libra të tjerë mbi Shqipërinë, udhëtoj atje shumë më rrallë.”

    “Shqypnia eshte qetesuar shume” thote komunistja Miranda Wickers, por nuk eshte qetesuar gazeta DITA qe publikon papushim materiale per CIA-n qe kishte rene ne dashni me Sigurimin e Enverit dhe e lajmeroi Ramizin dhe Nexhmijen per pucin e LIG qe po pergatisnin studentet rebele per te rezuar diktaturen komuniste si studentet dhe te rinjte ne Rumani. Keto marri allogjike mund t’i sajoje vetem Blendi Fevziu ne Klan TV qe e shikon se shikueshmeria e emisionit te tij OPINION ka rene ndjeshem dhe prandaj ka hedhur ne media BOMBAT e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?