Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj mesazh deputetëve në nisje të sesionit parlamentar: Objektivi kryesor, anëtarësimi në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Begaj mesazh deputetëve në nisje të sesionit parlamentar: Objektivi kryesor, anëtarësimi në BE
Lajmi i funditPolitike

Begaj mesazh deputetëve në nisje të sesionit parlamentar: Objektivi kryesor, anëtarësimi në BE

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj ka një mesazh për Parlamentin me rastin e çeljes së sesionit të ri.

Mesazhi i plotë:

Sesioni i ri parlamentar hapet sot në një kohë që do ta cilësoja shpresash e pritshmërish.

Ne shqiptarët kemi treguar se dimë të arrijmë rezultate kur duam dhe kur bëhemi bashkë. Plotësimi i kuadrit ligjor për mundësimin e votës së Diasporës në zgjedhjet e ardhshme është një gur kilometrik dhe dëshmi e vullnetit dhe e përgjegjësisë sonë të përbashkët.

- Publicitet -

Ndërkohë, mandati parlamentar po shkon drejt fundit dhe momenti për të peshuar arritjet e sukseset, mangësitë dhe dështimet, për të vlerësuar vetveten, por edhe për t’u vlerësuar nga publiku, po afron.

Në këtë shtator të ri, imazhi dhe performanca parlamentare janë sa të dëshiruara, aq edhe të domosdoshme që Kuvendi ynë të jetë arena frymëzuese e përballjes qytetare, ku zëra të ndryshëm përfshihen në një dialog të frytshëm.

Rrugëtimi i vendit tonë drejt konsolidimit të demokracisë ka qenë sfidues.

Megjithatë, në vigjiljen e 112-vjetorit të shtetit shqiptar dhe të 33-vjetorit të pluralizmit, çështja e dialogut politik në vend dhe në këtë hapësirë të shenjtë të demokracisë duhet të mbetet prioritet. Duhet këtu, në këtë Kuvend, të ngjizet e të lulëzojë si pasqyrë e rritjes sonë të përbashkët dialogu qytetar e demokratik mes forcave politike, mendimeve e qëndrimeve të ndryshme.

Të nderuar deputetë,

Kalendari i reformave integruese është i ngjeshur dhe detyrat para nesh janë të mëdha e kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm. Kuvendi duhet t’i përqendrojë përpjekjet e tij legjislative në objektivin tonë kryesor kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kjo kërkon përmbushjen në kohë të masave ligjore të përfshira në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian. Përtej tij, e bashkë me këtë plan, ka një seri iniciativash të tjera që duhet të hulumtohen e të trajtohen nga komisionet parlamentare e pastaj nga vetë Kuvendi. Në këtë kuadër, sjell në vëmendjen tuaj mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe nevojën për përmirësimin e legjislacionit ekzistues.

Më lejoni të theksoj se nismat legjislative duhet të bazohen në shqetësimet reale të qytetarëve tanë dhe në sektorë të ndryshëm, si: ekonomia, shëndetësia, drejtësia, arsimi, mjedisi dhe drejtësia sociale midis të tjerave.

Hapa konkrete ligjore duhen ndërmarrë në rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, në mënyrë që qytetarët tanë të jenë sa të mbrojtur, aq dhe të mbështetur në përdorimin e saj.

Ligje të tjera presin përmirësim dhe, në këtë drejtim, vigjilenca dhe kontrolli parlamentar duhet të jenë në nivelin më të lartë. Ne duhet të sigurojmë që çdo ligj që miratohet të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe me standardet më të larta demokratike. Për këtë kërkohet angazhim i përbashkët dhe përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që Kuvendi të jetë gjithmonë i përkushtuar dhe të përmbushë rolin e tij mbikëqyrës, të garantojë balancën e pushteteve, si dhe të mbrojë interesat e popullit. Është një moment që kërkon maturi, profesionalizëm, atdhedashuri dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj qytetarëve tanë.

Të nderuar deputetë,

Një çështje që ka të bëjë sa me integrimin evropian, aq edhe me zhvillimin e vendit, është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një element që fatkeqësisht po kthehet në refrenin e gjithhershëm të çdo fjalimi.

Parlamenti duhet të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, institucionet tona të drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.

Inkurajoj Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë.

Të nderuar deputetë,

Përgjegjësitë e sipërpërmendura shkojnë përtej agjendës sonë evropiane. Ato janë të domosdoshme që Shqipëria të lundrojë qetësisht e të ruajë drejtimin e saj në një botë globale plot me sfida nga më të ndryshmet, si sfidat e sigurisë, apo sociale dhe kulturore.

Ato kërkojnë që ne të përditësojmë vazhdimisht strategjitë dhe kornizat tona ligjore për t’u përshtatur me ndryshimet gjeopolitike dhe zhvillimet e shpejta teknologjike.

Kërcënimet klimatike dhe, në veçanti ato kibernetike, kërkojnë vëmendjen tonë të menjëhershme e të vazhdueshme.

Ndërsa i afrohemi një viti të ri zgjedhor, ju bëj thirrje ta ushtroni mandatin tuaj me përgjegjësi edhe në këtë drejtim.

Të nderuar deputetë,

Ne shqiptarët jemi prezentë në mbarë globin duke shkëlqyer në fusha të ndryshme, nga teknologjia, tek arti. Kombi ynë përfaqësohet çdo ditë e më shumë prej individëve, puna, përpjekja dhe arritja e të cilëve rrezatojnë ndërkombëtarisht dhe na bëjnë krenar.

Shqipëria është një vend që triumfon, pavarësisht vështirësive, një vend i bekuar për nga natyra dhe me natyrë njerëzore rrezatuese të vlerave me të mira mesdhetare e evropiane.

Në këto kohë kur sakrificat e brezave po kthehen në mbështetje të gjeneratave të reja, duke i kthyer sfidat e ndryshme globale e rajonale në mundësi për vendin tonë, është e domosdoshme që parlamenti të bëhet aleati kryesor i përparimit të vendit tonë.

Le ta kthejmë këtë hapësirë në Kuvendin e ideve më të bukura shqiptare e përballjes më të pasur demokratike të rajonit.

Ju uroj suksese në vitin e ri parlamentar!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • demo says:
    September 2, 2024 at 11:19 am

    Sikur ua lane daten e Provimit ne 2030,apo s`di gje ti o Bajram,Ke qene ne autobuz!

    Reply
  • demo says:
    September 2, 2024 at 11:52 am

    Mbledhja e MAFIA s mavi ne Dajt,me ato vetura luksi,,cfare me kujtoi mua?
    Me kujtoi Samitin e MAFIAs ne Apalash ne 1959,kur i mblodhi Bossi i familjes Xhenoveze.Don Vito Xhenoveze.
    Rast me te mire per popullin qe tu zinte rrugen me bulldozer dhe tu hynte me kembe tavoline si bene keta ne 2011.
    Ha mut o Sali Berisha,ha mut! Koha tregoi se ti je vetem nje intrigant malok,
    Te solli ne pushtet Gramoz Pashko.
    Punoi qytetari,qe te haje Katunari,
    Punoi Qqorri,qe te haje Horri.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 2, 2024 at 3:02 pm

    Kush jà Ka shkruar kete DECIBAO ketij Idjoti Integralisti thonj pa’ prere’ apo spiroPIDHI!?

    Reply
  • vlonjati says:
    September 2, 2024 at 6:17 pm

    Po mire se do shkojme ne BE po me ato pensione nga 100000 leke do shkojme ne BE ne ? E kuptoj demon kur thote fajin e ka Berisha se ka qelluar malok ! Edhe demo si ai qytetari tjeter Ethem Lalaj nuk pushojne se theni qe fajin e ka Berisha pavaresisht se ne pushtet eshte Rama!

    Reply
  • Phoenix says:
    September 2, 2024 at 8:05 pm

    Per c’fare integrim po flet ky shoku Kapterr. Europa po c’integrohet, e ky vazhdon e i bie qemanes ne te njejtin tel. Kane 33-vite qe luajne te njejtat nota muzikore. Nuk ka faj ky robot, se lexon skriptin qe i kane vene para. Ende nuk e kane kuptuar qe ju ka dale fare boja? Por c’fare te kuptojne keta robote biologjike. Keta jane qenie pa kosience, por me trup njeriu.

    Reply
  • demo says:
    September 2, 2024 at 10:01 pm

    Asnje vote edi rames,Asnje vote Sali Berishes,.Votoni listat e hapur.Votoni qytetarin e tradites Dash Shehin.

    Reply
  • vlonjati says:
    September 3, 2024 at 6:10 am

    Dash shehi eshte njeri i mire ke zoti por nuk eshte politikan. MaksimumiDashi mund te shkoje deri ne kryebashkiak. per politiken duhen politikanet( jo hajdutet Tip Rama e Veliaj ) Politikanet u mblodhen ne fillim te demokracise porhajdutet filluan ti zevendesojne rruges. Nuk kishte politikan me te mire se Abdi Baleta, se Surreqi , se Starova ,Se Kapllaniao Eduart Selami por i zevendesuan mehajna, nuk kishte me te zotin se Pashko por qe asnjehee nuk beri prokopi sepse keshtu eshte kur qeveria drejtohet nga nje doktorr, nga nje “piktor i famshem” aponga nje pijanec si Nano.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 3, 2024 at 6:16 am

    TREGONI MË SHUMË RESPEKT PËR DREJTUESIN E SHTETIT!

    Reply
  • demo says:
    September 3, 2024 at 6:26 am

    Hedh grepat ne lume dhe ne vend te peshkut kap nje gjarper,.I hedh grepat prape dhe ne vend te peshkut kap perseri gjarper.
    Lumi plot me peshk,ne grep bie gjarperi.
    O gjarperi Sali Berisha,o gjarperi Edi Rama,.
    Ja,cfare fat muti kemi ne.

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 3, 2024 at 9:06 am

    Po ç’bëhesh kaq merak për Ramën e Berishën , a derëzi ? Lernai neve të merremi me ta që kemi jetën përpara . Ti demo , një plak që po ngrys vitet e fundit , ç’të duhet ty Rama , apo Berisha . Ja , shiko të vetëquajturin intelektual , hëngri mut , hëngri sa deshi , e çfarë fitoi ? Tani e ka kyçur gojën , ca thonë ja ka kthyer potkonjtë diellit, ca të tjerë , thonë që është në spital dhe shikon vetëm tavanin . Ja edhe ti , këtë fund do kesh , prandaj mjaft shave e mallkove a të qifsha udhët . Kaq gjë nuk kupton ? Ti shan , Rama fito , ndroje pllakën , fillo lavdëroje , ndoshta humbet dhe ai një ditë , po me sa duket , kur të ikësh nga kjo botë , Ramën kryeministër ke për t’a lënë .

    Reply
  • Remo says:
    September 3, 2024 at 9:48 am

    Edhe une jam i mendimit, te votojme
    Dash Shehin, votojme plonsin, pacen,
    pilafin, votojme traditen ne fund te fundit!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 3, 2024 at 9:57 am

    HALJA INTELEK S’PO NGJALLET HIÇ!SHYQYR O ZOT!

    Reply
  • Spak says:
    September 3, 2024 at 10:21 am

    Mendoni se bythqiri Bardhi eshte e ardhmja e PD dhe Sjqiperise! Tipa si Bardhi ne pergjithsi jane te zgjuar shume, te kulturuar, inteligjente dine te bejne shaka etj. cilesi te mira! Por cfare ka Bardhi? Berishizimin! Kerkon vendin e Saliut? Por me keto sjellje nuk Meriton te jete as pastruesi i WC te parlamentit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
  • Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  2. kureshtari on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  3. Rilindasi i Vlores on ​”I gjetëm rusët!”
  4. 1 on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
  5. Phoenix on Historia nuk jep “waiver”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?