Pa zgjedhjes së gjeneralit Bajram Bagaj si president, vjen dhe reagimi i parë i kryeminsitrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat Rama theksoi se është arritur objektivi i synuar dhe presidenti i zgjedhur identifikohet me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës, si dhe me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal.
“Besoj se kemi arritur objektivin që kemi pasur që në krye të herës dhe të gjitha reagimet flasin për këtë, natyrisht përjashtuar ndonjë reagim palidhje të hapësirës politike, flas përtej saj, që do të thotë që i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe njerëzit.
Morët 1 votë nga opozita?
Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik, rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë që PS ëhtë këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet, aktiviteti ynë si shumicë qeverisëse të shkojnë në interes të vendit dhe të të gjithë shqiptarëve, jo thjesht të njërës palë.
Jeni i lumtur?
Lumturia është një fjalë shumë e madhe, por ajo që mund të them me plot gojën është që një proces aspak të lehtë, me një sallatë palësh nga ana tjetër të gjysmë sferës së parlamentit, kemi arritur t’i japim jetë një procesi në të cilin kanë pasur të gjithë mundësi të kontribuojnë dhe ka dalë një figurë e paidentifikueshme thjesht me ne që e kemi propozuar por e identifikueshme me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal”, tha Rama.
Plot cilsi paska patur presidenti që “duam” që shoku Rama e ka mbajtur në ilegalitet top sekret, në xhepim e shallvareve të tij mbrapa prapanicës dhe ……….hooop …….. e nxori nga xhepi sekondat e fundit mbasi u tall dhe u argëtua me opozitën, popullin pse jo edhe deputeteët e tij që zhgarravisinin emra koti në copa letrash me lloj lloj emra kandidatësh. që shoku Edi , më vrafshin po i pati hedhur ndonjë sy.
Njerëz, edhe një mbret apo mbretëresh e plotfuqishme si në Britani apo një diktator si shoku Kim i Koresë nuk caktojnë kaq haptazi në mënyrë arrogante zyrtarët e shtetit por………. të paktën këshillohen. Prandaj presidenti nuk u zgjodh por u caktua në mënyrë brutale nga i plotfuqishme Zeus i Olimpit rilindas jo “në interes të vëndit, shqiptarëve as të njërës pal” por në interes vetëm të një individi, Zeusit të plotfuqishëm që ja ka kaluar me emërimet edhe mbretërve dhe diktatorëve. Vetëm nga mënyra se si u caktua presidenti është një dështak i përçudnuar dhe nuk i shkojnë fare epitetet lavdëruese kur kur ato dalin nga goja e qelbur e armikut të betuar, kusarit kombçfarosës të shqiptarëve, horrit Edi Rama.
Pastaj, unë nuk mund të përfytyroj që në shtabin e një reparti ushtarak, psh Flotiljen e dikurshme të Vlorës, të hiqej shefi i shtabit oficer me akademi me përvojë në detyra të ndryshme në anijet dhe repartet e FLD dhe të vihej mjeku i nderuar Nasi që me stetoskop në qafë dhe aparatin e tensionit në dorë, të drejtonte shtabin për përpunimin e urdhërit të luftimit dhe të drejtonte zbatimin e këti urdhëri në fushën e luftimit.
Vetëm një komandant i marrosur mund të pranonte që shtabin e flotiljes ta drejtonte një mjek, qoftë edhe patriot, dinjitoz, i qetë……… dhe më besoni , një mjek me mënd kurr nuk do të pranonte që të drejtonte një shtab të një reparti ushtarak dhe
unë nuk mund të konceptoj që një mjek të drejtoj jo shtabin e një reparti ushtarak por ……..o zot na ruaj nga mëndët…..shtabin e një ushtrie të tërë. Mendoj që një mjek me stetoskop në qafë, me trastën me kryq të kuq me fasho e jod krahqaf dhe me aparatin e tensionit në dorë nuk mundet kurr të drejtoj shtabin e një ushtrie të tër. Jam i sigurt që emëroimi i tij si shef shtabi nuk mund të jet kurr në përputhje me parimet e artit ushtarak, mjeku Nasi si normal që ishte nuk mund të pranonte të bëhej shef shtabi i Flotiljes, vetëm po të kishte ndonjë dërras mangut ose po të kishtte ndonjë inters djallëzor.
Duke e parë nën këtë llogjikë emërimi i Bajram Beut si shef shtabi nuk mund të jet produkt i kërkesave dhe kritereve ushtarake dhe të mbrojtjes së vëndit, përkundrazi është përbuzje për një shtab ushtrie, për shefat e armëve të ndryshme që përbëjnë stafin e këtij shtabi që paska ngelur që ta drejtoj një mjek. Vetëm mëndësi të mbrapshta mund të prodhojnë nga një mjek shef shtabi ushtrie.
Më kujton ushtria jon që “duam”, ushtrin e ushtarit të mir Shvejk ku flitej edhe për një gjeneral që kishte qën mjek, antar i shtabit të ushtris austro hungareze dhe antar i familjes mbretëtërore që quhej “gjeneral i nevojtoreve”. Ideja e tij në strategjinë ushtarake ishte që
” në qoftë se ushtari austro hungarez do të ngrihet në mëngjez, do të haj me oreks gulashin e ngroht e të shijshëm, mbas ngrënjes një dhjerje të organizuar të të gjithë repartit me në krye stafin komandues në nevojtoret fushore mbas gazermave, ky ushtar është i pamposhtur në fushën e betejës dhe do ti jap fitoren e sigurt perandorisë……” dhe
ky gjeneral i nevojtoreve mund të bëhej edhe shef shtabi i ushtrisë madje si i familjes elitare perandorake mund të bëhej edhe…. president…….na falni për lajthitjen ….edhe perandor.
Mos vallë edhe ushtria jonë me mjekë “patriotë, normalë, besnik, burra të qetë……” që bëhen çuditrisht shefa shtabi ushtrie kur nuk dinë as si meret vija e shënimit dhe shkrepet pushka dhe, duke qën besnikë, pranojnë të bëhen, kur urdhërohen edhe presidentë, mos kjo ushtri është një organizëm korruptiv ku kanë rëndësi vetëm menaxhimi i 17 miljon dollarëve ndihmë të SHBA që firmos zoti gjeneral me gjeneralin amerikan,dhe menaxhimi i pronave ushtarake sikurse ka rëndësi menaxhimi nga Edi Rama i 146 miljon euro sunvencione të BE për bujqësinë për të ciln ai bëri ministre bujqësie Karpicën që nuk di se kur mbillet gruri por 60 miljjon euro subvencione të Sorekës i çoj si drejtoreshë e AZHBR në vëndin e duhur ama as një cent të vetëm ndonjë bujku të mirfilltë qoftë edhe patronazhist.
Presidenti Bajram Beu nuk është as konsesual, as në shërbim të Shqipërisë dhe shqipëtarëve, as në shërbim të njërës pal, ai është president i urdhëruar që me komandën ” Gjeneral…..gatiiiiiiitu…… me hap rreshtor, drejt presidencës……. paraaaaaaa…….marrsh!” të shkoj në selin e presidencës , mbasi papritmas i ploitfuqishmi Rama e nxori nga xhepi i prasëm të shallvareve korruptive ku qëndronte fshehur deri sa mbaroj shou humoristiko argëtues tallës gebelsian i zgjedhjes së presidentit konsesual nga shoku Edi. dhe
të pres i bindur urdhërin e radhës të individit që i shërben si ushtarak besnik..
Me kete kandidature, Rama ua dogji letrat ne duar atyre qe ishin ber gati te kontestojshin emrat qe u perfolen.