Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Begaj me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
Politike

Begaj me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi

Published: May 23, 2025
Shpërndaje

Presidentit të Republikës, Bajram Begaj iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton.

Fëmijët e këtij komuniteti kënduan himnin shqiptar, atë amerikan dhe këngë patriotike në ceremoninë e organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”.

Presidenti i Republikës i përgëzoi ata për mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e hapur nga kjo shoqatë: “Falënderim dhe mirënjohje për secilin, nga ju, secilin nga ju që është këtu, secilin shqiptar që jeton e punon në Philadelphia, për të gjithë punën që bëni, për gjithçka që bëni për të promovuar dhe mbrojtur identitetin kombëtar. Një falënderim i veçantë për mësuesit e gjuhës shqipe, ata mësues që kanë mësuar nxënësit të këndonin aq bukur në shqip”.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj risolli në vëmendje rrugëtimin e Diasporës, duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve që i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës që nga fundi i shekullit XIX.

Presidenti Begaj theksoi kontributin e shqiptarëve që emigruan më vonë, të cilët i dhanë një hov të ri komunitetit tonë duke rritur numrin e organizatave dhe shkollave shqipe: “Është një histori që meriton mirënjohje dhe vlerësim maksimal. Duke ardhur nga kaq larg, shumëkush do të mendonte se mund të ishim asimiluar, por jo, përkushtimi juaj, përkushtimi i prindërve të atyre fëmijëve që ne pamë sot bënë të mundur të vazhdojë shqiptaria, të jetë brez pas brezi. Shumë faleminderit që kontribuoni edhe për shtetin amë!”

Presidenti i Republikës vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar: “Falënderim, vlerësim dhe mirënjohje për Diasporën e shqiptarisë kudo ku ajo është! Jeni burim frymëzimi, jeni energji e pashtershme, jeni kontribut i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për shqiptarinë, për identitetin tonë kombëtar”.

- Publicitet -

Një falënderim të posaçëm Presidenti Begaj përcolli dhe për autoritetet lokale amerikane në Philadelphia, të cilat kanë mbështetur projektet e Diasporës, përfshirë dhe emërtimin e “Willits Road” me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidenti i Republikës vizitoi qendrën “Shtëpia e shqiptarit”, të ngritur nga shoqata “Bijtë e Shqipes”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?