Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bëhuni gati për spektaklin! 5 planete do të renditen në një linjë në fund të Marsit dhe do shihen që nga Toka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bëhuni gati për spektaklin! 5 planete do të renditen në një linjë në fund të Marsit dhe do shihen që nga Toka
AktualitetKurioziteteSoft

Bëhuni gati për spektaklin! 5 planete do të renditen në një linjë në fund të Marsit dhe do shihen që nga Toka

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Hera e fundit që 5 planete u rreshtuan në të njëjtën linjë ishte në qershor të vitit 2022, event që nuk ndodhte prej 40 vitesh, që kur fenomeni spektakolar qiellor u dallua. Dhe pjesa më e madhe e sistemit tonë diellor do të jetë e dallueshme me sy të lirë…që nga dritarja e shtëpisë suaj së shpejti. Sigurohuni t’i mbani sytë tuaj lart në qiell këto ditë të mbetura të muajit Mars, sepse 5 planetet do të japin përsëri spektakël të jashtëzakonshëm dhe do të shihen që nga Toka, duke shkaktuar një fenomenit astronomik të rrallë, kryesisht ditët e fundit të muajit.

Të pesë planetët do të jenë në të njëjtin pozicion (linjë) dhe në të njëjtën kohë. Shkencëtarët e cilësojnë këtë dukuri si “Parada e planetëve”. Referuar NASA-s, ky fenomen qiellor ndodh në varësi të kohës që çdo planeti i duhet të vijë përreth orbitës së tij në krahasim me të tjerët, ndaj diellit. Për shkak se çdo orbitë planeti është e ndryshme, kjo shpjegon edhe pse renditja planetare në të njëjtën linjë është fenomen i rrallë. Në qershor të vitit të kaluar u takoi planetëve Saturn, Mars, Jupiter dhe Venus që të ishin të dallueshëm që nga Toka me sy të lirë apo dhe me teleskop dhe kjo renditje nuk pritet të ndodhë para vitit 2040.

- Publicitet -

Kjo renditje ka nxitur edhe teori të ndryshme deri për lidhje me fundin e botës, sepse forca tërheqëse magnetike nëse do të renditeshin në të njëjtin drejtim, do të ishte një kolaps ndërplanetar dhe pse jo galaktik, ose të paktën me pasoja për jetën në Tokë; ushqimi apo dhe uji.

Por mos u frikësoni! NASA thotë se “renditja planetare është pak e dëmshme”, bazuar edhe në trendin historik.

 

Cilat planete do të renditen?

Pesë planetët që do vendosen në të njëjtën linjë dhe në të njëjtën kohë e që do shihen nga Toka me sy të lirë janë; Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Urani, e pa llogaritur Hënën… Ky event cilësohet shumë i rrallë nga shkencëtarët, sepse këtë herë do të përfshijë edhe Uranin, planetin e gjashtë nga dielli dhe që mund të shquhet lehtë për shkak të madhësisë. Vahé Peroomian, profesor i Astronomisë dhe Fizikës në Universitetin e Karolinës Jugore, i tha kanalit televiziv CBS se planetët do shfaqen së bashku në të njëjtën kohë në të njëjtën pjesë apo krah të qiellit, karshi diellit. Mërkuri e kompleton orbitën e tij në 88 ditë, Venusi në 225 ditë. Më të largëtit lëvizin më ngadalë; Jupiterit i duhen 12 vite që ta orbitoj Diellin, Saturnit 29 vite, shpjegon më tej profesori. Pra ky fenomen varet nga koha e orbitimit rreth diellit të çdo planeti dhe në përllogaritjet se kur do të vendosen në të njëjtën linjë 5 apo më shumë planete.

A person takes a photo of the Milky Way at Nallihan district, in Ankara, on Aug. 12, 2020.

“Do të jetë një ngjarje e madhe, sepse Neptunit dhe Uranit që të jenë përsëri të shikueshëm nga Toka do duhen edhe respektivisht 165 dhe 84 vite”, shton profesori.

 

Kur do të shihen planetët që nga Toka?

Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Urani dhe Hëna do të renditen në të njëjtën linjë pas perëndimit të diellit (sipas orës dhe vendit), te martën e 28 Marsit.

Renditja tjetër planetare pritet të ndodhë më 17 qershor 2023 dhe këtë herë do të jenë në linjë: Mërkuri, Urani, Jupiteri, Neptuni dhe Saturni.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?