Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beleri ngre çështjen e “Shtetit Bektashi” në Bruksel: A shkelen kushtet për në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Beleri ngre çështjen e “Shtetit Bektashi” në Bruksel: A shkelen kushtet për në BE
Lajmi i funditPolitike

Beleri ngre çështjen e “Shtetit Bektashi” në Bruksel: A shkelen kushtet për në BE

Published: September 26, 2024
Shpërndaje

Eurodeputeti i Demokracisë së Re në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ngritur disa pyetje drejtuar Komisionit Europian lidhur me planet e Shqipërisë për të krijuar një shtet sovran bektashi në Tiranë.

Plane të cilat u shpallën të dielën, më 22 shtator, nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më herët e kishte thënë idenë e tij edhe në prestigjozen “New York Times”.

Beleri, i cili është edhe anëtar i Delegacionit të PE në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, nënvizon se sipas asaj që dihet deri tani, “shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Rendit të bektashinjtë” dhe se “do të ketë dokumentet e saj diplomatike, kufijtë, por edhe një strukturë administrative më vete”. Veç kësaj, vëren ai, “vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi, do të natyralizohen në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar).

- Publicitet -

Për këto arsye, eurodeputeti i ND-së pyet Komisionin Evropian se cili është qëndrimi i tij “për këtë shtet të ri të mundshëm dhe nëse krijimi i tij shkel rrugën e pranuar për anëtarësimin e Shqipërisë” dhe, nëse e bën, “çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen”.

Ai gjithashtu pyet nëse “krijimi i një shteti të tillë, i cili nuk do të mbante zgjedhje, është në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve” dhe çfarë “hapash diplomatikë” synon të ndërmarrë Komisioni Europian “për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri”.

Pyetjet që Beleri ka ngritur në Komisionin Europian:

  • Cili është qëndrimi i Komisionit lidhur me krijimin e këtij shteti të ri dhe a shkel ai kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Nëse po, cilat kritere shtesë mund të vendosen?
  • A është në përputhje krijimi i një shteti të tillë, pa mbajtjen e zgjedhjeve, me kriteret politike të Kopenhagenit, të cilat kërkojnë që çdo vend të sigurojë funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve?
  • Çfarë hapash diplomatikë synon të ndërmarrë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • K R says:
    September 26, 2024 at 12:15 pm

    Po ti mor mut je grek apo shqiptar?

    Reply
    • Gjirokastriti says:
      September 26, 2024 at 12:18 pm

      Eshte shqiptar që ka mar persiper te bej punet e grekve. Madje te pjeses me shoviniste te tyre. Sepse greket kane pjese te medha te tyre qe jane qytetarë dhe dashamirës. Ky nuk eshte grek Shqiperie. Greket e Shqiperise jane ne Dropull dhe shkojne shume mire ne shekuj me shqiptaret. Nuk jane ne Kuc apo Progonat nga eshte ky mezerje.

      Rrofte miqesia mes popullit grek dhe atij shqiptar

      Poshte tradhtaret dhe gjakprishurit

      Qe nga Hamzai e tutje historia e shqiperise eshte mbushur me shqiptare qe bejne punet e me te ligjve mes armiqve tane.

      Reply
      • Tomorri i Shenjte says:
        September 26, 2024 at 1:05 pm

        Vetem fakti qe Greqia nuk e do kete gje, i them Edi Rames ta vazhdoje.
        Kryegjyshata Boterore me kete status e ngre perfaqesimin e Shqiperise ne nivelet me te larta te fese ne Bote. Ai pelegrinazh qe behet ne Meke, nje dite te bukur do ta shikoni ne Tomorr. Nuk i hyn kot puneve Edi Rama, e di ku do dali.

        Reply
    • Tomorri i Shenjte says:
      September 26, 2024 at 1:03 pm

      Vetem fakti qe Greqia nuk e do kete gje, i them Edi Rames ta vazhdoje.
      Greket jane barometri i poshtersise ndaj Shqiperise.
      Kryegjyshata Boterore me kete status e ngre perfaqesimin e Shqiperise ne nivelet me te larta te fese ne Bote.
      Ai pelegrinazh qe behet ne Meke, nje dite te bukur do ta shikoni ne Tomorr.
      Nuk i hyn kot puneve Edi Rama, e di ku do dali.

      Reply
  • Aldrinp says:
    September 26, 2024 at 1:25 pm

    Opa, filloi hapi i pare per te krijuar precedentin e Bashkejeteses se barabarte. Me kete Beleri kerkon ti hapi rrugen propozimit per nje shtet Ortodoks ne Jug.
    Pra pazari i Rames me Belerin ka qene shteti grek. Nuk e shet bythen Rama per Olta Xhacken,,
    Ka plane te tjera…

    Reply
    • prroji fshatit says:
      September 26, 2024 at 2:05 pm

      Po te binte dakort Beleri, do thoshnim qe mund te ndodhe ajo qe do ti dhe Beleri.
      Por ai po e kundershton, prandaj une jam i sigurte qe idea e Edit eshte e mire per Shqiperine.

      Reply
  • mali says:
    September 26, 2024 at 2:08 pm

    Mos u nxitoni ne gjykim.
    Me dashje pa dashje doci zbulohet.
    Vete Ben Blushi I nxjerr lakrat ne shesh pa dashur sepse aq tru ka.
    Kujton se ben para ne internetin dhe ka gjetur Ramen qe t’i shmanget taxave.
    Ai e perkrah krijimin e shtetit te bektashinjeve duke futur nje furce idiote qe shqiperia do te perfitoje nga pelegrinazhet.
    Atij I duhet banka e bektashinjeve qe te shmange detyrimet.
    Ky eshte zogu I pare qe deshiron krijimin e bankes se bektashinjeve .

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    September 26, 2024 at 3:10 pm

    Ky Beleri nuk duhet ta zej ne goje Shqiperin. Ai i ka birxh Shqiperise dhe SPAK duhet te hetoj per ngjarjet e PESHEPISE ! edhe perse eshte antar i Parlamenti Evropian ai duhet te hetohet !

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 26, 2024 at 3:16 pm

    BELERAQIS,HAIN TRADHTAR I KOMBIT!

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    September 26, 2024 at 4:17 pm

    Je komplet rrobshkerdhyer ,,por ketu tundja kembet bythqirit te rilindjes

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 26, 2024 at 4:29 pm

    Ska shtet se po të kishte duhej tja heqin nënshtetsin ktij qeni dhe person non grada që sdo ta shihte ma Shqipnin veç nga tv.

    Reply
  • demo says:
    September 26, 2024 at 6:04 pm

    Shqipria dhe Serbia do bashkeorganizojne Kampionatitn U21 2027. Mire Edi Rama ne Itali eshte Venecian,Me Pirro Dhimen eshte tradhtar nga Vunoi,Me Erdoganin eshte Haxhiqomils Tirons,me Vucicin eshte Esad pasha nga Durrsi,,,po ti mor Duke me gjysh nga Laberia,nga na dole klysh swerbi,,Apo per inat te kunates.
    Vdes kunata per hasmit e kunates

    Reply
  • Shqipetare-Bektashi says:
    September 26, 2024 at 6:36 pm

    Bejleri:Jame Kunder teje sepse je VRASES..por per sa i perkete Edi Rames..Vere ne Gjynje te te beje “Pipes”…sepse na ka Fryre Topet……

    Reply
  • Detari says:
    September 26, 2024 at 7:07 pm

    Ramazoni po na ben ti bashkohemi Belerit…

    Reply
  • Xha jaho says:
    September 27, 2024 at 3:53 am

    O cope sallami i prishur. 🤮🥵🤮🥵

    Reply
  • demo says:
    September 27, 2024 at 8:27 am

    Rama mund te jete kryetar i OSSBE,por nuk eshte Anetar i BE.Ne negociata jane Ukraina dhe Moldavia.
    Pikerisht pse nuk mund te jete Anetar i BE deri ne vitin 2030,,E bene Kryetar te OSBEse.
    Shteti bektashi i Rames eshte nje krijese e deshtuar.
    KUR BUSHTRA NGUTET PJELL KULISHE TE NGORDHUR-thote populli,
    Kjo krijese e deshtuar e Rames do nxise hoxhallaret ne revolta dhe orthodhokset vorioepirote te krijojne shtetin e tyre.
    Do te jete nje mine me shperthim te vonuar.
    Po pse e beri Rama kete?
    Fshati jone vertete eshte i vogel sa nje fshat kinez,por Rama eshte me i madh se fshati.Nuk e nxe fshati,i duhet OKBse.
    Edi ka hartim.Zysha hartimit e lexon ne salle te mesuesve,Zyshat mrekullohen dhe fshijne lotet me gishta.Rruges ndalojne tek ambulanca lagjes ku punon Neta.Moj Neta,moj Neta c`e ke ate djale,,Na mbushi me lote!
    Neta shkon ne shtepi dhe i thote Kristaqit:-Pse thua ti,qe Edi eshte debil,,gjithe shkolla ma lavderon Edin?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?