Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beleri, “sekreti i Çehovit”, i trashi dhe i holli…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Beleri, “sekreti i Çehovit”, i trashi dhe i holli…
Lajmi i funditopinion

Beleri, “sekreti i Çehovit”, i trashi dhe i holli…

Published: April 16, 2024
Shpërndaje

Nga Muhamet Cerova

E ftoi MiçoTaqo në samit Ramën tënë atymoti… Nuk e ftoi Miçua i Taqos (!!) Një melodramë për Patriotistët dënglaxhij që flamurin e kombit e qesin fëtefët prej xhepit të pasëm të potureve edhe në garën e pulastrenëve, më njërin krah e mkrah tjetër  brutoevropjanistët demoliberalë, kuislingë të çdo fuqie që ngjan të na kanosë, edhe kur dera  e nevojtores na qëllon “nga Perëndimi” (!?!).

Po! Kreu i qeverisë së Greqisë, nuk e ftoi këtë tënin, në një tryezë që këmbehej veç retorikë e stërpërdorur e pa ndonjë interes të posaçëm publik as brënda vet Ballkanasve, përveç pak ngazëllimi tek elita Athinase që komikisht krekoset  me pandehmën se sot e mbrapa ka në brezmek, hapsat e derës prejku, ballkanasit e vegjël e poterexhinj, mund të hyjnë në perandorine me emrin e bukur BE.

- Publicitet -

Për Miçon e Greqisë, pa sebep, na pat folur me okë, me dashuri e fjalë të nalta, ky i paftuari i tij(!)e meraklinjtë mund të klikojnë e nginjen me fotot pa fund ku, Shtatnalti Ynë, e përfshin nën sqetull Shtatvoglin kryeministër të grekëve, në dukje sikur i ka prerë kërthizën.

Ka një tregim të Çehovit (në mos gaboj), “i trashi dhe i holli” që ma sjell nërmëndje kjo dyshe , Miço-Rama (!!) Dashuri e madhe pra,”nuk jemi kondra”, aferim !

Portalnizamët e Ramës, pas çdo fotoje të kavaljerit gjestikulant, bambribum çomangave e borijeve se, medemek i gjati ynë, ka marrë rrol të liderit ballkanas e më gjerë, shihni si e nduk të parin e grekëve “sa një meze”, ky i gjati ynë “sa një deve” që, “rrnoftë se ndan ylefe”(!!).

Mosozot  thuaj !

Po, le të kthehemi aty ku e nisëm, pra tek ftuesi dhe i paftuari. Edhe Miçostaqis sikurse Rama e plot liderë në këtë dynja sot, janë në majë të politkës së vëndeve respektive, si produkt i shtërzimit metastazik të sistemit demoliberal. Ama, ai që qeveris sot Greqinë, na vjen keq apo mirë neve, në artin e politikës dhe të diplomacisë, Ramën tënë “ditën e dasmës” , e dërgon për të mbushur ujë. Dhe, duhet të ngjajë pikërisht kështu që, elita politike e Shqiptarëve të kuptojnë atë që kurrë nuk mundi ta kuptojë i Pari i tyre sot se, në politikë e, veçmas në politikën e jashtëme, nuk ka sentimentalizëm por, ka interesa, vetëm interesa!

Rama, në tërë vitet e tij maje froni të shtetit, nuk ka demostruar asnjë tipar të politikanit burrshtetas, dinjitar e kompetent,  përkundër “stilit” të papranueshëm të një gallataxhiu shpesh turpëronjës për atë që përfaqëson, në planin ndërkombëtar pa, lëre pastaj pseudolakoninë dhe gjestikulimin banal në sfondin e brëndshëm.

Askush nuk duhet të befasohet mes opinjonit panshqiptar nesër, kur ta shihni befas të njëjtin Ramë, krekosur e gajasur me putrën që fërkon kurrizin e Taqos së Danajve, si për t’iu thenë Patriotikasve me sorrën mbi qylaf se… eheheeej, ja mrrina more ja mrrinaaa!

Nga ana e tij Miçotaqis, megjithëse konseguent në ligësitë e ndyra, të lashta e të reja ndaj fqinjëve, i bëhet se BE-ja, po i jep rrol historik Athinës, duke e pompuar këtë dordolec të Danaidës, si lider rajonal të ballkanasve “kokëkrisur”, në proceset vijuese drejt europjanizimit (!?)

Tallje shqeto e tipit europerandorak me këtë shtatanik. Ai jo e jo por, edhe vetë “divani” perandorak i thirrur BE , nuk kanë kuptuar dot kurrë se, në Gadishullin e Ballkanit, historia ka lënë hapur aq çështje të rënda, saqë pa zgjidhjen e tyre, kurrë nuk mund të mendohet për një rend të harmonizuar hierarkik panballkanik.

Gjykata (gjykatat), ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit  për “vjedhësin e votave”, Belerin. Parimisht opinjoni, e ka lënë këtë në “dorë” të Tribunalit i cili, nuk ka tagër të gjykojë zullumet e “grekut” Progonatas,  që nga 90-ta e këtej.

Ama, e tërë kjo tollovi seancash pa fund e krye, nisur  qëkur s’mbahet mënd, e që askush nuk di të thotë se kur do sosë, domosdo e ka “një kleçkë”. “Ligji e ka sekretin brënda” na e thotë Çehovi i madh i Rusisë. Mos u çudit o këndonjës i këtyre radhëve në DITA, nëse një mëngjes  Beleri, gjyqësisht të dalë nga ajo derë ku është drynur  dhe drekën e porositur, ta shijojë në Bashkinë e Himarës, gjyqësisht dhe kjo.

Beleri, pastë fatin e tija, siç edhe Tribunali di ta navasë vet aq mirë e bukur atë  “vejgën, sekretin” e Çehovit nëse ngjan kështu.  Edhe patriotistët ramoidë të facebookut nukse do çjerrin faqe a tjatër gjë.  Po ja, ta zëmë se ngjau kështu, e çfarë pastaj . . .?!

“Vemi nga vemi ama, kapakllinë e mban Ademi”, thotë një këngë e vëndit tim. Dhe, Ademi ynë  “kapaklli”, do të na paqëtojë të gjithëve ne, Belerin kryebashkiak dhe veçmas Miçon e Danaidës,  me stilin Lakedemonas :

-Emo  Taqo djali se, bëre qametin dhe ti, sikur “na ra  sheqeri nd’ujë” po . . . po hajt të hamë nonjë t’ëmbël  se,  Samitin e radhës, je i ftuar në Kavajë.

_____

Botuar në rubrikën Këndi i Kryeredaktorit në DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    April 16, 2024 at 7:16 pm

    Kontrollo trute,o Cironke,se je bere lemsh me veten tende.

    Reply
  • Jimi says:
    April 16, 2024 at 7:21 pm

    Mete se c’ke zografisur ti e di !? Po si shum te “thella” duken keto qe ke zografisur or i uruar, aq sa nje mendje si e jona zor se do ta pertype dote kete kacamak ! Me keto qe ke kullundrisur, po te duket vetja se po po i ben hije Malos (Kadarese) ?

    Reply
  • Saki Bollati says:
    April 16, 2024 at 11:28 pm

    Megjithese e lexoj ende pa e njohur Paraqitesin e Ramozhgaravitesit te gjitheckaje; por po kenaqem me menyren se sa mire e njeh situaten e sotme te turizmit me”ligjet”allarama . Do mbetem edhe i Pakenaqur ne rast se si mbas “zakonit” te saje te mbetet jashte vleresimit per te “mire””akademia” e gjinushit.
    S.Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan

    Reply
  • capi says:
    April 17, 2024 at 12:13 am

    Mos e vrit mendjen, se dhe ai qe e ka zhgaravitur nuk e kupton cfare ka bere. Kishte marre nja dy vija nga malli i Xibrakes, dhe nuk i kujtohet fare.
    Ske patur fatin te shikosh Micon seniorin ne 3D ne Dervican. Kot dhe ti per ca kaprico kalamani. Nuk ben burri per nje lope, si Bejleri.

    Reply
  • Arber says:
    April 17, 2024 at 7:06 am

    Autori qenka rruges per Vicidol . drejt vendit te te marreve .

    Reply
  • Shkembi says:
    April 17, 2024 at 9:53 am

    Na ngrenc mune o trap qe paske mesuar te renditesh germat.

    Reply
  • Investitor Strategjik i qeverise Rama says:
    April 17, 2024 at 10:09 am

    O Muhameti, do Hazreti Muhamet e ta lexo Rama kete tollovi e te shpall edhe ty “Investitor Strategjik” si shperblim, njelloj si burrin e Xhackes!

    Reply
  • Lab says:
    April 17, 2024 at 7:39 pm

    Po ti a dere zi, e paske ber çorb derri aq sa as taqi e as raqi yne nuk din nga tja fillojn te mbllaçiten me gjith te,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?