Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beleri tërheq pas reagimeve “lavdërimin” për ish-deputetin e Agimit të Artë: Ishte e pavend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Beleri tërheq pas reagimeve “lavdërimin” për ish-deputetin e Agimit të Artë: Ishte e pavend
Politike

Beleri tërheq pas reagimeve “lavdërimin” për ish-deputetin e Agimit të Artë: Ishte e pavend

Published: September 20, 2026
Shpërndaje

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri, është vendosur orët e fundit në qendër të debatit politik në Greqi.

Shkak ka qenë një deklaratë e tij për Ilias Kasidiaris, ish-deputetin e Agimit të Artë, i cili më 15 shtator doli nga burgu pas vuajtjes së një pjese të dënimit prej 13 vitesh dhe ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku raporton se deklarata e Belerit u bë në 10 shtator në televizionin ONE, disa ditë përpara lirimit të tij.

- Publicitet -

Duke folur për të, Beleri ka thënë ndër të tjera se Kasidiaris ishte “një nga të paktët grekë që e bëri burgun deri në ditën e fundit”.

Kjo frazë shkaktoi reagimin e partisë më të madhe opozitare PASOK, që kërkoi nga qeveria dhe Demokracia e Re të distancoheshin qartë nga deklarata e eurodeputetit.

Pas reagimeve, Fredi Beleri u rikthye me një sqarim publik, pranoi se formulimi i tij kishte qenë i gabuar dhe e korrigjoi atë duke e cilësuar formulimin “të pavend” dhe duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me Ilias Kasidiarisin dhe me atë që ai përfaqëson politikisht.

Beleri akuzoi gjithashtu PASOK-un se kishte shkëputur një pjesë të deklaratës së tij nga konteksti dhe tha se qëndrimi i tij ndaj demokracisë, institucioneve dhe shtetit të së drejtës është i qartë.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re kujtoi gjithashtu se partia e tij ishte ajo që, sipas tij, përballoi institucionalisht Agimin e Artë dhe e çoi çështjen deri në drejtësi, duke theksuar se nuk mund të ketë asnjë ekuivok për qëndrimin e tij ndaj organizatës.

Ilias Kasidiaris ka qenë një nga figurat më të njohura të Agimit të Artë dhe u dënua si udhëheqës në një organizatë kriminale. Edhe gjatë viteve të burgimit ai ruajti një prani të fortë politike dhe në rrjetet sociale, ndërsa pas lirimit të tij ka bërë të qartë se synon të rikthehet në skenën politike./TCH

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    September 20, 2026 at 6:45 am

    Me shoviniste se greket jane shqiptaret e grekezuar.Me agresiv se ujku,eshte qeni ujk.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?