Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD në Komision më tallën dhe fyen, më trajtuan si send
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD në Komision më tallën dhe fyen, më trajtuan si send
Lajmi i funditPolitike

Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD në Komision më tallën dhe fyen, më trajtuan si send

Published: November 14, 2024
Shpërndaje

Tensionet prej dy ditësh te Komisioni hetimor për Shëndetësinë, koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up nuk kanë sjellë vetëm përplasje verbale dhe akuza mes palëve politike, por edhe një reagim nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që nuk arriti të dëshmonte dot, pasi opozita dhe mazhoranca nuk ranë dakord për procedurën.

I arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën proces për koncesionin e sterilizimit, Beqaj reagoi sot (14 Nëntor), për atë që ndodhi gjatë 16 orëve të ditës së djeshme në pritje dhe deri në orën 02:20 të mëngjesit.

Reagimi u bë nëpërmjet avokatit të tij. Ai thotë se u përball për dy ditë me radhë dhe dje për 14 orë pa ndërprerje me fyerje dhe tallje teksa priste të dëshmonte.

- Publicitet -

Beqaj deklaron se u përball me fyerje dhe tallje nga më të ndryshmet prej deputetëve demokratë, duke i përmendur ata me emra, teksa shton se nuk mund të lejonte nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij. Beqaj mohon se ka kërcënuar ndonjë prej deputetëve opozitarë.

Reagimi i plotë i Ilir Beqajt nga qelia:

“Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.

Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Humoristi says:
    November 14, 2024 at 10:00 am

    E meriton.Nuk ke lexuar as librat e babyshit tan.:”Si vodhet ju te djahtit,po vjedhim edhe te majtit!?” -me kete deklarte duhej te ishe qe te nesermen ne burg!:”Sukse ne burg!?”-eshte nje urim i joti idjot!

    Reply
    • pilo Lala says:
      November 14, 2024 at 1:13 pm

      Simbas deshmive okular, Beqja ja kishte kerkuar Viokshit, ndersa ajo i tha – Nuk merrem me burgaxhinj une.
      Po Ina Zhupa cfare pati, kush e pickoi?

      Reply
  • intelektuali says:
    November 14, 2024 at 10:19 am

    Gazeta DITA:

    Mos qani dhe vajtoni per DJALLIN e Rilindjes Enveriste, Ilir Beqja (jo Beqaj),

    sepse:

    CUNI I HAMIT BEQJES NUK ESHTE VIKTIME SIC HIQET, POR EKZEKUTOR, KILLER VRASTAR I SHENDETESISE SHQYPTARE ME SHUME VIKTIMA TE PAFAJSHME NE KURRIZ

    Ilir Beqja nuk eshte ENGJELLI por DJALLI kusar dhe hajdut kleptoman jo vetem i shendetesise, por edhe i fondeve te BE per bujqesine qe gangsteri Edi Rama i vari melcite ne qafe kur i besoi parate e BE megjithese ishte ne hetim per vjedhje te papare ne shendetesi. Mesa duket gangsteri i Kristaqit qe diti si te korruptoje FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit, nuk ka patur kohe te lexoje vepren e fanatikut komunist, Hamit Beqja qe Enver Hoxha e mbante mbi tavoline:

    “EDHE ENGJELLI EDHE DJALLI FSHIHEN BRENDA TEK I GJALLI”

    Reply
  • Paradokset politike! says:
    November 14, 2024 at 10:57 am

    Veprimi i këtij Komisioni Parlamentar është i vonuar, duhej krijuar pèrpara se të ndërhynte Sistemi i Drejtësisë. Pra, nga ana juridike nuk është i pranueshëm. Ka një qëllim për të gënjyer elektoratin që PD-istët janë të « ndershëm », gjoja se po të vijnë në pushtet nuk i bëjnë këto gjera! Fakti është që SPAK-u akoma nuk është marrë me këta PD-istë që nga « me brekë » u bënë me vila. Shkurt, ky Komision është vetëm për zhurmë mediatike dhe nuk ka asnjë vlerë.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    November 14, 2024 at 11:18 am

    Këto kur fyen nuk pranojnë, është normale, por kur me veprimet e tyre marrin jetë njërëzish(si të majtët dhe të djathtët) si ti quajmë këta, veçse kriminelë.
    I kanë tjetërsuar njërëzit me politikat e tyre antipopullore.

    Reply
  • demo says:
    November 14, 2024 at 1:01 pm

    Aaaaaa minjera Bulqizes,,aaaa minjera Bulqizes!
    Nuk i arriti.Kur vdiq shoku enver,keta sapo kishin filluar te belbezoshin,.Vidhnin ndonje sapu,ndonje rrote leter higjienike neper hotele…Shume shume edhe peshqiret,.Drejtori Hotel Turizmit kishte frike ti denonconte,,kishte frike nga i tmerrshmi Sokol Koleka,,kusheriri pare i axhamise,qe po mesonte Doren.Ja faturonte klubit Dinamo.
    Sokol Koleken e kishte frike edhe Gaxhai, Nevzat Hasnedari.
    I Perndershmi Doksboru,,Plaku i urte,modeli Edukates Moralo-Qytetare,Hamid Beqja. Kalonte gjithmone ne Trotuarin nga ana Komitetit Qendror,me nje cante me libra ne dore,me hap te avashte se mos shtypte mizat.Si baba Teqeje.
    Une lexoja KURANIN Estetika Marxiswte dhe Vepren e shokut Hamid;Edukata Moralo-qytetare.Per perdorim Familjar paska shkruar Vepren:Hajdutlluku eshte Sevap.
    Aaaa minjera Bulqizes,,Aaaa minjera Bulqizes.Nuk i arriti keta te skaljonit te dyte.Edukatoret Moralo-Artistike te Komitetit Qendror dhe Presidiumit te Kuvendit Popullor. Deri tek djemte e Memetit,Djemte e Kadriut arriti,se Ay i groposte te Niveli V,brigada trete Sektori kater..
    Keta ishin ciliminj,se Ay i groposte me gjithe Spiro Koleken.C`pyllezim,Qilizem dhe nje dore kripe prapa,qe te mos i mbije fara.
    Aaaa shoku Enver,shoku Enver,
    Sektori IV,brigada trete.
    Se Hajdut kishe qene vete
    Llasturet i bere TERBJETE.

    Reply
  • Ledina says:
    November 14, 2024 at 1:09 pm

    Pas kesaj sprove te suksesshme Zonja Vokshi duhet te zgjidhet Kryetare e Gjykates se Larte te Republikes se Vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  2. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar
  3. prehistoriku on Një cirk i dështuar
  4. Ethem Lalaj on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?