Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk ka marrëveshje mes dy PD-ve për kandidatë të përbashkët në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk ka marrëveshje mes dy PD-ve për kandidatë të përbashkët në Durrës
AktualitetPolitike

Nuk ka marrëveshje mes dy PD-ve për kandidatë të përbashkët në Durrës

Published: January 30, 2023
Shpërndaje

Ka rezultuar negative tentativa e dy grupimeve brenda PD për nxjerrjen e një kandidati të vetëm një në garën për bashkinë e Durrësit.

Prapaskenat e negociatave që kanë zgjatur rreth 3 muaj, i ka treguar Fatmir Merkoçi, një nga themeluesit e PD-së.

Merkoçi ka thënë se pas takimeve të shumta me bazën e PD, e cila e ka shprehur qartë nevojën për një parti të bashkuar e jo të ndarë, negociatat janë përqendruar tek figurat kryesore të degës lokale.

- Publicitet -

“Nuk kam marrë përsipër të bashkoj kupolën e PD-së, kam marrë përsipër të bashkoj qytetin e Durrësit, sepse janë interesat në radhë të parë të demokratëve të Durrësit, por në radhë të dytë të qytetit të Durrësit,” thotë Merkoçi, ndërsa pohon se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka qenë për të bërë bashkë gjithë spektrin politik të PD-së lokale.

Për mosdaljen me një deklaratë të përbashkët mes Igli Carës dhe Joni Myshketës, deklaratë e cila dukej shumë pranë finalizimit, Merkoçi drejton gishtin nga kandidati i shpallur deri më tani në garën për bashkinë Durrës.

“Pas shumë takimesh arritëm në konkluzionin se do dilnim me një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku zoti Myshketa mori përsipër të mos nxjerrim asnjë kandidat tjetër, por të pranojmë Igli Carën si kandidat dhe në listën e kandidatëve për këshilltarë të përfshihen nga të dy grupet. Në momentin e fundit kandidati (Igli Cara) u tërhoq dhe nuk pranoi ofertën sepse donte të dilte në mënyra të tjera të vetat. Nga ky moment u prish çdo gjë”, u shpreh Merkoçi.

“Tërheqja në minutë të fundit nuk më la përshtypje të mira, shije të mirë”,- vijon më tej ai, ndërsa thekson se pas asaj dite nuk ka pasur më kontakte mes palëve të përfshira në bisedime.

Sipas Merkoçit, kreu i PD Durrës nga grupimi Alibeaj, Joni Myshketa, e ka pranuar kandidaturën e Carës si kandidati i vetëm i opozitës.

“Zotit Myshketa i kam marrë pohimin se nuk do të nxjerrin kandidat, do të pranojnë Igli Carën si kandidat të PD dhe që do të jenë në mbështetje totale të tij”,- deklaron ai.

Ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë, ende nuk është e qartë nëse PD do të marrë pjesë në to me një kandidat të përbashkët apo me dy kandidatë./m.j

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çështja e Ballukut, Rama: U ngrit një furtunë mediatike se unë mbrojta Belindën
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?