Tashmë është e konfirmuar. Berisha shpallet ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp.
Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.
Gjithashtu Ai është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.
Deklarata e Berishës në konferencë
Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin
1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe
2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.
Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.
Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:
1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.
Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.
Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Ah more i mjere, e mbylle me turp.Si te duket vetje tani mo imjere? Edhe B ritanine ka blere Sorros? Ah harrova, hidhe dhe kete anglezin ne gjyq ne Paris.Yyyyyyy vemje e pershtire
Ky eshte vertetimi shakencor I thenies se Hotit se maloku zbret nga kali vetëm i vdekur.
Pse mungojne komentet e zagareve shqupisa ndyresira ketu?!
Kjo deklarate e kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi eshte telegrami qe Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja i dergon Kasapit te Europes Vladimir Putinit per t’i derguar shperblimin e radhes.
Nuk na rruhet per berishen fare!
Kemi luftuar kunder pushtetit absolut te Berishes,kur Berisha ishte GJALLE dhe i plotfuqishem.
Le te publikoje DITA komentet e asaj kohe,..
Ai qe po vjedh sot shtetin dhe popullin shqiptar pa lene as therrime*(berisha linte edhe therrime),quhet edvin rama dhe eshte kryeminister.
Ai qe po shet sot kufijte e Atdheut ne Hage,eshte kryeminister fuqiplote me shumice parlamentare,me President te emeruar dhe po pregatitet t`i beje gjemen Atdheut.E verteta duhet thene ne cast.
Nderkombetaret jane ne vonese vendimi me Berishen nja 10 vjet,,e pakta.
Vendimi i sotem per Berishen duhet te perfshije edhe ramen,
Fanatiket dhe pushtat e Enverit kane kercyer nga strofullat e tyre dhe pyesin me ngazellim pse heshtin antikomunistet per kete lajm sikur sikur keta pushta vemje te rregjimit komunist te kishin kaluar ylberin dhe te kishin hedhur poshte ideollogjine komuniste te Partise se Edvinit alias Partia e Punes e Enverit dhe tani jane bere fansa te Britanise se Madhe dhe Imperializmit Boteror,
PO SALI GERDECI ESHTE DORA JUAJ NGA PARTIA E PUNES O PUSHTA TE ENVERIT DHE FANSA TE EDVINIT
Pse doni t’ja ngjisni si muti pas kepuce antikomunisteve shqyptare duke u ngazellyer me “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqypnine?
PSE NUK E NDESHKOI EDI RAMA SALIUN PER KRIMET E TIJ, POR I RRAHU KRAHET DHE I THA:”TE RONI VETE” KUR KY KRIMINEL VARROSI TE GJALLE 26 FEMIJE DHE PRINDER?
Pse Edi Rama nuk aktivizoi levat e shtetit per te nxjerre para drejtesise Sali Berishen por justifikohej me Gjykatat e pavarura, kur per Saje Qorrin nuk la gur Drejtesie pa levizur dhe masakroi komisarin Dritan Zagani me liber shpie aq sa e detyroi te largohej ne azil. Po keshtu veproi me Kryepolicin e Krujes kur Taulan Balla i vuri patllaken tek koka per te grisur denoncimin e vajzes se dhunuar ne polici? Pse Edi Rama mban si deputet banditin e Krujes Rahman Raja qe me djemte e tij po lemeris gjithe Shqypnine? Pse Edi Rama nuk i kerkon Departamentit te shtetit te hetoje Bushin dhe Pentagonin e tij qe financuan Sali Berishen me 300 meleon dollare, financim mafioz ne terrin e nates qe groposi ne Gerdec 26 femije dhe prinder te pafajshem? Ne vend te kesaj Edi Rama qit librin e Enverit “Rreziku anglo-amerikan per Shqypnine” ne nje kohe kur babai i tij ka qene killer besnik i Enverit qe vari ne litar antikomunistin Havzi Nela ne vitin 1988, nje vit perpara se te binte komunizmi kudo ne Evrope.
HE MO PUSHTA TE ENVERIT PSE NUK E DENUAT JU NE TRE MANDATE PUSHTETI SEKRETARIN E PARTISE TUAJ, SALI BERISHA PER HAJNINE ANTIKOMBETARE DHE PER KRIMET KUNDER NJEREZIMIT?
Hahaha…pas nje salisumlepirje permanente intelektuhaleja qenka ne kerkim te nje sumatrice tjeter…
Tani eshte ne radhe Kosova qe ta shpall kete NON GRATA tue furnizuar Serbet me nafte qe te vrasin Shqipetaret,ky ishte kunder pavaresise te Kosoves,ky i jepte informacione UDB per luftetaret e UCK,dhe mos e harome Gerdecin e shum gjera te tjera Gligorovin.ky e meriton te kalbet i gjalle.
Jo sa te jete Albin Kurti dhe Dosa Osamni.