Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha me plan B/ ‘Rithemelimi’ futet në garë me emrin e Partisë së Lirisë së Metës, komisionerët i takojnë PD-së së Alibeajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Berisha me plan B/ ‘Rithemelimi’ futet në garë me emrin e Partisë së Lirisë së Metës, komisionerët i takojnë PD-së së Alibeajt
AktualitetPolitike

Berisha me plan B/ ‘Rithemelimi’ futet në garë me emrin e Partisë së Lirisë së Metës, komisionerët i takojnë PD-së së Alibeajt

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në dilemë se cilën PD të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD-në e drejtuar nga Sali Berisha apo PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt.

Nga ana tjetër, dy grupet në PD, të cilët pretendojnë se përfaqësojnë partinë zyrtare, nga tentativa për t’u bashkuar, përfunduan duke kërcënuar njëri-tjetrin. Afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e lokale të 14 majit 2023, është fillimi i muajt mars 2023. Deri atëherë, Gjykata e Apelit duhet të ketë vendosur për fatin e PD-së, nëse i përket Berishës apo grupit të Lulzim Bashës.

Çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit i heq nga duart Berishës partinë që i dha gjyqtari Agron Zhukri?

- Publicitet -

Për Rithemelimin mbeten tre opsione. Varianti i parë konsiston në krijimin e një partie të re politike, duke mundësuar regjistrimin në zgjedhje. Varianti i dytë konsiston në bashkimin me PD-në me në krye Alibeaj, por ky version është më pak i mundshëm pasi statuti i PD-së së Alibeajt përjashton Berishën nga partia për shkak së damkës së non gratës. Varianti i tretë dhe më i mundshmi është që Rithemelimi të regjistrojë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në emrin e Partisë së Lirisë, me në krye Ilir Metën. Një skemë e tillë u aplikua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Nëse Gjykata e Apelit do të njohë PD-në me në krye Alibeajn si parti zyrtare, Rithemelimi humbet automatikisht përfaqësimin me komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Partitë politike duhet të ketë propozuar para datës 14 shkurt 2023 anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilat përbëhen nga 7 anëtarë, ku dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.

E njëjta formulë ndarje aplikohet edhe për anëtarët e Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave. Konkretisht, 2 komisionerë propozon PS-ja, 2 PD-ja zyrtare, një komisioner Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe në opozitë dhe një PSD-ja si partia e dytë më e madhe në pushtet. Nëse Apeli njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, në këtë rast dy komisionerët do të propozohen nga Alibeaj dhe Basha, si dhe një komisioner nga Partia e Lirisë./Shqiptarja.com

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 4:54 am

    Ike plaku Sali Ike.Bishtin e qenit ke per te marre ne zgjedhjet e ardhshme.”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?