Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha nuk njeh zgjedhjet, thërret protestë ditën e Samitit: Të çohemi se na vodhën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Berisha nuk njeh zgjedhjet, thërret protestë ditën e Samitit: Të çohemi se na vodhën
Lajmi i funditPolitike

Berisha nuk njeh zgjedhjet, thërret protestë ditën e Samitit: Të çohemi se na vodhën

Published: May 13, 2025
Shpërndaje

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestë pas rezultatit të zgjedhjeve.

Tubimi do të mbahet në datë 16 Maj në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

“Thirrja ime për të gjithë komisionerët të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur për ata që kanë votuar për opozitën në dëshmi të terrorit, të mbajnë çdo parregullsi.

Libri i zi shkruhet me datën 16 ora 17:00 në bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin kombëtar të përbindëshit elektoral Edi Rama”, tha Berisha.

- Publicitet -

Në një deklaratë përpara gazetarëve, Berisha i cilësoi këto zgjedhje si më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar për përfshirje masive të bandave kriminale dhe blerje votash.

Sipas tij, grupet kriminale kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në disa qarqe, përfshirë Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Mallakastrën, ku kanë mbështetur kandidatë të veçantë për deputetë.

Ai shtoi se zgjedhjet janë karakterizuar nga “blerja publike më masive e votës” në historinë e vendit.

Nga 1992 deri në 2025 Berisha ka thënë vazhdimisht pas humbjeve që e vodhën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • K R says:
    May 13, 2025 at 12:13 pm

    Kar plak

    Reply
  • 3D says:
    May 13, 2025 at 12:26 pm

    Nëse e bënë prap edhe një puç si në 1998 ka gjasa të mëdha mandatin e ardhshëm të rifiton në gjithë botën puçistët dënohen shumë randë kuse shqiptarët e shpërblejnë me pushtet

    Reply
  • demo says:
    May 13, 2025 at 12:42 pm

    Ke pare Ti Sali hajdute,Halabake,te ngrejne popullin ne Proteste?Te ndertojne kauza lirie?,Drejtesie.Jo. Rri Aty ngrof vendin ne Parlament me Flamur Noken,Xhosefina zhelen,kalo pleqerine,sa te luash dam te stolat,.Se po sulmove Institucionet i ka mbushur Ay shoku jot botat plot me gaz hyprit,qe do t`ju ngeci ne fyt.Do i mbetesh ne dore.

    Reply
  • « Demokrati » i fandaksur! says:
    May 13, 2025 at 12:52 pm

    Dhe paskësaj thoni se përse PD-ja humbi zgjedhjet!!! Sa kohë që Berisha do të jetë në krye të PD-së, nuk do të fitoni. Fajin nuk e ka kundërshtari, por e ka Berisha që e ka mbushur kupën dhe votuesit nuk e duan. Sa më shpejt t’a kuptojnë PD-istët, aq më mirë do të jetë për ata. Berisha njeh vetëm marrjen e pushtetit me forcë, ashtu sikurse e ka provuar disa herë.

    Reply
  • labi doktori says:
    May 13, 2025 at 12:57 pm

    Sali !Populli nuk vjedh ti vodhe dhe vrave 34 vjet .Partine pate sherbetore per familjen tende .Une vi nga familje qenuk kisha toke nga babai por mr dhemb zemra kur pronarve te pronave jua hoqe me ligjet etua dhe jua dhe te tjereve .SHPORRU O KERME DHE KTHE MILIARDAT E VJEDHURA

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    May 13, 2025 at 1:14 pm

    KY eshte skenar I Edi Rames, pra eshte ai organizzatori. Ai e deklaroj kete skenar qe Para zgjedhjeve. Cuni I Sheqere kurve se vicidolit nuk ka faj. SPAK te arestoje Edi Ramen.

    Reply
  • Ledjon says:
    May 13, 2025 at 1:21 pm

    BURG!!!

    Reply
  • demo says:
    May 13, 2025 at 1:32 pm

    Ne keto momente po nderhyn policia ne KZAZ N9 ne Tirane per te nxjerre jashte vezhguesit e Partise Mundesia,pasi Numurusit e PD dhe PS kane bashkepunuar per te nxjerre te pavlefshme fletet e Votimit te Partise Mundesia te Agron Shehaj,Ngjarja u transmetua direkt nga Top Channel ne emisjonin e Lajmeve,.Te shohim ecurine.Dy Partite Bashkepunetore ne Vjedhje PD PS jane tmerruar se Mundesia kap 5% dhe u mer nga nje deputet.

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    May 13, 2025 at 2:33 pm

    Ky eshte “Bufi i Kënetës”, qe don ta ktheje Shqiperine ne kenete(!), po u mashtrua populli shqiptar. Po bufat dhe bufeshat qe i vene pas si bishta qensh, çfarë duan pas bufit!? Ta përqeshin Shqiperine dhe popullin shqiptar ne sy te Evropes Njerke te shqiptareve dhe te Shqiperise natyrore te shqiptareve. O popull, mos u mashtro pas “Bufit te Kenetes”, qe fsheh e maskon UDB “shqiptare” te Prishtines LDK-LV dhe te Beogradit brenda vetes se tij bufore e kenetore, “patriotike”…
    “Na vodhën”, “na mashtruan”, i blenë votat”… janë bere me refrene bajate dhe antishqiptare…
    Po, ku thirret e dilet ne proteste kur pret miq ne shtëpi?!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    May 13, 2025 at 3:14 pm

    Blerje votash ne Shqiperi? Jo e jo, Vetem Beleri askush tjeter. Edhe per kete ishte Rama qe e zbuloi qe para se te vidhte.
    Rama i IV me shume vota se Rama i I tregon vetem rritje mireqenie, begatie, shendetesi falas e aspak as blerje votash e as manipulime te procesit aq te ndershem. Se edhe ata europianet qe do vijne ne 16 maj pikerisht kete duan te marrin shembull, si te qendrojne ne pushtete duke u ster-votuar pas c’do mandati.
    Si Rama i IV i Shqiperise anetare te BE diku pertej 2030.

    Reply
  • chp says:
    May 13, 2025 at 3:17 pm

    Kjo fitore bindese e fundit PS na kujton votimet e 31 marsit 1992 qe Partia e Rajersonit dhe Biberajt e perfaqsuar nga argati Berishe u mund me rezultatin TETE ME DY…Eshte kriminale ajo qe thote Izet Haxhia qe ne 1 prill 1991 erdhi ne seline e PD gjeneral gramafoni Elez Biberaj me dy “usa-tallare stratege votimesh dhe dhane urdher ; Te mos njihen votimet nga PD dhe dergoi Pit Bullin Azem hajdari me ca te burgosur ordinere qe dogjen Shkodren ne 2 prill 1991 sipas skenarit famekeq “Gladio” qe eshte nje menyre perfekte qe euroatllantiket hidhnin qeveri te majta si kuti kartoni ..
    Mendoj qe numri i votuesve qe i japin voten Berishes pas tradhetise kriminale kombetare me Belerin grek eshte po aq e rrezikeshem si me Serbiberin ne 2 prill 1991…Nuk jam aspak i gezuar nga fitorja e madhe e Rames sepse gezimi im eshte qe Berisha i Grek Belerit dhe Serbiberit theu hundet si karaduz…por mos e nenvleftesoni deri sa te prangoset…

    Reply
  • Boomerang says:
    May 13, 2025 at 3:23 pm

    Shpejt a vone do ta marrim vesht te gjithe se kush ka fituar e kush ka humbur. Se ka edhe te humbur nga fitorja sidomos kur ajo eshte aq sa diskretiton fituesin e i kthehet Boomerang.

    Reply
  • Remo says:
    May 13, 2025 at 6:56 pm

    Ne te tilla raste o Sali, eshte mire te
    shpallesh diten e funeralit.T’i bejne
    homazhe partise DemoNkratike,
    Monstren qe krijove ti vete(kuptohet me
    keshilla te “aleateve” pertej oqeanit)
    Te vazhdosh te djegesh kazane e te
    bllokosh rruge me talibanet e tu, te
    ben akoma me te
    qesharak o kafshe shpelle, “aleatet”
    duhet te te thone mjaft me kaq se u
    nxorre bojen, lerja piktorit te vazhdoje
    akoma bojatisjen e cyrykerise qe “nuk u’a
    ha qeni shkopin” edhe pse rrihen dhe vidhen
    sistematikisht. Merruni vesh ashtu
    sic keni bere perhere, ti shijo gjene e vjedhur
    pa pengesa nga aSPAKu, dhe ai samitet…..

    Reply
  • Sul Koburja says:
    May 13, 2025 at 9:25 pm

    Nuk dashka me ik.Vazhdo te hash mut pra si 35 vite me rradhe+ 25 vite me Partine e punes i shkoj jeta spiun dhe hajdut.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    May 13, 2025 at 10:45 pm

    Sali po pse nuk e ben te diele me 18 maj por me 16 kur gjith Europa pervec Putinit eshte ne Tirane.,pastaj thua nuk jam antishqiptar.Ti je edhe i cmendur edhe antishqiptar.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    May 14, 2025 at 1:39 am

    Qe mund te premtoje ndonjeri ndonje vend pune, edhe mund te votoje dokush, por te mos harrojme vota eshte INTERES. Vota nuk blihet dhe nuk shitet por vota eshte INTERES. Ata qe nuk kane interesa nuk votojne!
    Lidhur me vjedhjen e votave: Nuk mbaj mend Me perjashtim te zgjedhje te vitit 1992( une kam qene ne komisionin e nje qendre votimi) kur PD fitoi nuk eshte folur per vjedhje vote, per 33 vjet me radhe opozita me Berishen jane ankuar per vjedhje vote, sa here qe PD nuk ka fituar!
    Di te them se vjedhje me nje hajdut apo me dy hajdute se bashku, mund te kete, por vjedhje perpara nje komisioni te tere, ku opozita ka perfaqsuesit dhe vezhguesit e saj, si dhe vezhgues vendas dhe te huaj, eshte shume e veshtire te ndodhe “vjen ere” dhe merr dhene! Megjithate, nese ka kontestime per nje qender votimi, fletet e votimit jane aty, ato nuk tjetersohen apo nderrohen, komisioni egzistues mund te perforcohet me dy persona ankimues dhe votat rinumurohen. Votat nuk zevendsohen.

    Reply
  • NATO says:
    May 14, 2025 at 2:22 am

    Doli dhe treni bullgar.

    Reply
  • kasem gahinji says:
    May 14, 2025 at 3:46 am

    Te cohemi me kembe se nuk na lane te vjedhim votat. Mjaft ndenjem ulur ne karrike.

    Reply
  • Sali ram shiqere birisha says:
    May 14, 2025 at 5:08 am

    Ne fakt eshte per te qare me komentin tend prej femijet kopeshti,,inteligjencen e paske sa te nje femijet ,5 vjec,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
  • Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë
  • Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  • Dita është e favorshme për takime dhe marrëveshje, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Temperatura të larta në të gjithë territorin, parashikimi i së dielës

Komentet e Fundit

  1. E on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  3. E on Një turist në protestë
  4. Zdromsi on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. E on Vajzat e Revolucionit të Flamingove

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?