Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha: Balluku ndihmonte fshehtas Këlliçin në protestat e PD para Bashkisë së Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Berisha: Balluku ndihmonte fshehtas Këlliçin në protestat e PD para Bashkisë së Tiranës
Politike

Berisha: Balluku ndihmonte fshehtas Këlliçin në protestat e PD para Bashkisë së Tiranës

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Për herë të parë Sali Berisha artikulon publikisht një përplasje të brendshme në kampin opozitar që reflekton krizën e besimit edhe brenda të tijëve.

Berisha për herë të parë ka pranuar se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv.kryeministrja Belinda Balluku në protestat me molotov kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës.

“U bënë protestat kundër Veliajt, Belinda çonte njerëz nga zyrat e veta” – u shpreh ai.

- Publicitet -

Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv.kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por thotë se ndaj saj nuk do të bëjë protesta

“Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona. Ne do e kapim djallin për brirësh, të parin Edi Ramën. Nëse Rama do të bëjë përgjegjësen kryesore Belindën, ai gënjen veten. Këtij do t’i kërkohet dorëheqja, por nuk e japin kurrë…”

Berisha nuk i dha shumë zë, nëse ai ishte në dijeni që gjatë zhvillimit të protestave para Bashkisë, se kjo po ndodhte? Apo e mësoi në përfundim të tyre nëse deputeti i tij dhe drejtuesi politik i Tiranës Belind Këllici “ka vepruar pas krahëve”.

Protestat 44 javore të nisura në fillim të 2024-ës, zgjatën deri në shkurt 2025 dhe kërkonin largimin e Veliajt. Pasi ato dështuan nuk vonoi dhe erdhi arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që bëri në pak minuta atë që protestat nuk e bënë për muaj me radhë.

Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • ¿? says:
    November 4, 2025 at 4:42 pm

    Po mire, ky Belindi dhe kjo Belinda, moter e vlla jane??? Just kidding…

    Reply
  • Remo says:
    November 4, 2025 at 4:47 pm

    Ate qe kam thene perhere…..dhe pas Belindes e
    Belindit, qendronin Ramiu me Saliun……

    Reply
  • Remo says:
    November 4, 2025 at 4:53 pm

    @Pikpietje, nuk jane moter e vella, po kane te
    njeten origjine(otomane)…..

    Reply
    • ¿? says:
      November 4, 2025 at 5:11 pm

      Epo thashe de se njeri Belind, tjetri Belinda….. Origjinea otomane eshte shume e perhapur ne trojet arberore, s’ke ç’i ben, pasoje direkte e “miqesise vellazerore” 500-vjeçare…

      Reply
  • Ardiani says:
    November 4, 2025 at 5:36 pm

    Sala po e shijon sa s’ka kete duel te heshtur ne distance Bella-Velia njera nga hetuesia e tjetri nga qelia.

    Reply
  • Skypion says:
    November 4, 2025 at 7:03 pm

    Mos beni sikur nuk e dini, kur thoni “Berisha per here te pare…”. Nuk eshte hera e pare kjo e bashkepunimit te frytshem qe Doktori ka patur me eksponente te Partise Socialiste.
    Bashkepunimin e pare, dhe me spektakolarin, e ka patur pikerisht me Erion Eliaj, kur ky ishte kryetar i MJAFT, dhe protestonte kunder qeverise Nano. Ky eshte nje fakt i njohur nga te gjithe.
    Pastaj, herepashere ka pasur bashkepunime shume te frytshme me deputete socialiste, qe kulmuan me zgjedhjen e Bamir Topit ( qe u be Bokeq, mepas) President. Me te fundit e pati me profesor Kac Islamin, socialist i nderuar dhe veteran ky, qe mbahet mend kur ishte Miinister i Jashtem ne qeverine socialiste, pat shkarkuar nga detyra ambasadorin e asaj kohe ne ShBA ( a OKB), Fatos Tarifa per korrupsion.
    Kur Berisha thote Belindin, nenkupton edhe veten e tij. Kaq e thjeshte eshte. Dhe mos i shihni mbrapsht gjerat, e mos behi qesharake, se kriza nuk eshte tek ai qe perfiton nga bashkepunimi, por tek ata qe humbin nga ai.

    Reply
  • demo says:
    November 4, 2025 at 10:42 pm

    Nuk eshte thare boja e parashikimit tim ne komentin e Thanos:Berisha ka per te marre ne mbrojte edhe Belinden,qe sot e quan Lubi Balluku.Nuk kaluan as 12 ore u vertetua.
    Cka barku-thote populli,-i nxjerr bardhaku.Saliu eshte bir i regjimentit.Rinia revolucionare e Malesise Tropojes,Pykes,Currit,Lezhes,Mirdites,Skraparit, rritur me Legjendat e sigurimit ,diversantet Asim Aliko,Hekuran Pobrati,Mark Dodani,qe shkonin ne kulles e malsoreve :A pret miq o i zoti shpise?-Bujrum ishalla! Kush priste miqte diversanta,arrestohej nadje heret,Familja n`Tepelene,.
    Maloku Sali Berisha po kurdis nje kombinacion te grupit te diversanteve me Lubi Ballukun qe te krijoje carje ne rradhet e armikut.Belind Kellicin po e DEKONSPIRON si agjent qe i ka mbaruar misioni.
    O maalok,oooo Malok,ooo katunar i Deges puneve te Brendeshme..
    Po nuk hoqet dore ju katundaria Veriut nga Sigurimi Shtetit?

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    November 5, 2025 at 5:33 am

    Sipas Berishes eshte Belindi qe ,nepermjet Belindes ,e nxorri Saliun fishek ne zgjedhjet e Fierit ne 11 Maj.Ajo e furnizoi ne tirane,ai ia shperbleu ne Fiera.Madje edhe Fyturderrja kalaja ndaj dha doreheqjen nga PD,se ishte nje nga organizatoret e protesta e “antivelia”.He,me rruaci ,o Salinj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?