Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha siguron gjyqin në duart e njerëzve të tij, Baze: Këta që bëhen “tigra” me të tjerët, rrinë si mace para tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Berisha siguron gjyqin në duart e njerëzve të tij, Baze: Këta që bëhen “tigra” me të tjerët, rrinë si mace para tij
Lajmi i funditopinion

Berisha siguron gjyqin në duart e njerëzve të tij, Baze: Këta që bëhen “tigra” me të tjerët, rrinë si mace para tij

Published: July 22, 2025
Shpërndaje

GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e gjyqtares Ulliri për t’u dorëhequr nga trupi gjykues për Berishën, nën arsyetimin se ajo ka kushërirë një ish-deputete të Partisë Demokratike.

Analisti Mero Baze shkruan se në të vërtetë kjo ishte thjesht një truk për të garantuar trupën gjykuese lojalë me Berishën dhe jo për të larguar paragjykimet.

E vërteta është se kushërira ish-deputete e gjyqtares, nuk ka ndonjë lidhje të afërt me Berishën. Ajo është deputete e Berishës për shkak të lidhjes që Familja Berisha ka direkt me gjyqtaren në fjalë. Nuk është deputetja që e bëri gjyqtaren Ulliri, por familja e gjyqtares për shkak të lidhjes direkte me Berishën e ka bërë atë deputete – thotë botuesi.

- Publicitet -

Më poshtë, opinioni i tij mbi procesin ndaj Berishës:

Konsumimi i këtij teatri të dorëheqjes, ishte i pritshëm dhe GJKKO tani e ka siguruar gjyqin e Berishës në duart e njerëzve më të sigurt të tij.

Të frikësuar nga fjalori i dhunshëm i Berishës ndaj tyre, GJKKO, e ka bërë me qejf këtë teatër, duke menduar se Berisha funksionon si njeri normal, e që pasi i bën një nder ta dijë nderin.

Në të vërtetë GJKKO tani i ka hapur punë vetes, pasi Berisha jo vetëm që e do çështjen e mbyllur dhe për këtë do kujdesen “filizat e Ullinjëve” që ka mbjellë në sistemin e drejtësisë, por e do si triumf dhe jo si mëshirë apo nder. Për këtë arsye tani që ai e ka më shumë se kurrë të sigurt gjyqin, ai do sulmojë më egër se kurrë GJKKO dhe Dumanin, që t’u tregojë atyre pasi të dalë i paprekur nga kjo histori, që i mundi edhe pse s’i kishte me vete.

Në fakt i ka me vete që nga ora e parë, duke i bërë nder pas nderi, duke e heroizuar me procedura të masës paraprake, duke i dhënë mundësi të bëjë 380 konferenca shtypi nga ballkoni i tualetit të shtëpisë dhe tani pasi ka futur në xhep trupin gjykues të bëjë dhe si luftëtar procedurash.

E gjithë regjia e kërkesës për dorëheqje dhe mospranimi i saj, plus procedurat e zvarritjes së gjyqit, tani i bën më mirë gjyqtarja Ulliri se sa avokati i Berishës. Nuk ka më nevojë për të.

Vetëm se GJKKO dhe SPAK të cilët përpiqen t’i bëjnë nderë në heshtje Berishës, kanë një keqkuptim të madh se do marrin ndonjë mirënjohje prej tij.

Përditë do të dëgjoni nga ato broçkullat si ato të sotmet që Dumani theu kompjuterin, apo rrahu gjyqtaren, apo që Irena i ka vjedhur njërës, edhe lekët edhe burrin.

Ai tani gjyqin e ka siguruar te Ulliri, dhe prioritet ka poshtërimin e drejtësisë. Dhe këtë po e bën përditë, falë dorëzimit që ka drejtësia përballë agresivitetit të tij dhe kompleksit të inferioritetit që shikohet në çdo veprim procedural.

Deri tani ai është i vetmi që i ka fituar betejat me GJKKO dhe SPAK duke i poshtëruar ata dhe jo duke i respektuar. Dhe këta që bëhen “tigra” me njerëzit e pambrojtur, dhe ata pa mbështetje politike, rrinë si mace para tij.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    July 22, 2025 at 8:31 am

    OK,Mero Baze:
    Ky shkrim përkon me 9 vjetorin e formimit të DREJTËSISË RE me xhaketa të vjrtra dhe më keq se para 1990.
    Me keqardhje themi se ” DREJTËSIA PËRFUNDIMISHT VDIQ NËN THUNDRAT E NON GRATËS TMERR I KOMBIT.
    Akoma nuk po dihet se kë duhet të ngushëllojnë Shqipëtarët e thjeshtë të prer në BESË në 2016:
    -Maxhorancën që u mburr se drejtoi reformën e RE- XHAFA në drejtësi,e cila po dënon vetëm Socialistë 100/1.!?
    -KryeOpozitarët Lulin/Saliun/Liken..që të detyruar nga AMBASADORI AMERIKAN LUUUU ngritën dorën për ta votuar fiëlimidht 100 % & mandej e sabotuan Atë,deri SOT,kur Saliu po i DEMASKON ME LIBËR SHPIE.!?
    -SHBA+BE që i plotësuan strukturat e SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,me magjistrat ordiner plepist me 4,5,7 kllasë shkoll & më pas u bën me diplloma plagjiaturë të Universiteteve private të SALIUT 1992.!?
    -Duhet thën se Amerika e njihte më mirë Saliun se sa drejtësia jonë e tredhur prej tij,ndaj e shpalli Non Grata dhe jo vetëm të mos shkonte më në Amerikë,por të ndëshkohej se ishte i korruptuari më i madh familjarisht në Shqipëri,Minuesi i demokracisë dhe Shpërfillës i drejtësisë,ku me anën e KLD-s të drejtuar prej tij si President e K.Ministër u bë pushtetari më ABSOLUT(defakto Mbret) NË 113 VITE SHTET SHQIPËTAR.!
    -Tashmë siç duket AMERIKA NUK DO TË MERRT MË ME DREJTËSINË,etj NË SHQIPËRINË,Pasi boll u mor 45 vjet me ENVERIN,I cili mburrej se VOTOEJ nga populli më fukara i Europës Dhe,SOT militantët e Saliut të kamur prej tij e votojnë Atë,duke i dal në krahë NON GRATËS edhe kur AI NUK E NJEHË SPAK+GJKKO,KLP,KLGJ,GJL,GJK..DUKE E POSHTRUAR DREJTËSINË E ORIENTUAR E NDIHMUAR NGA SHBA+BE.!
    DREJTËSIA VDIQ,RROFTË MBRETI SALIH DEFAKTO.!
    FLM DITA,M.BAZE.

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    July 22, 2025 at 10:06 am

    Shqiperi te kam dhjere qe s’u bere sic duhet nje here…..

    Reply
  • SPAK says:
    July 22, 2025 at 12:28 pm

    Ky popull eshte i tredhur! Si ka mundesi qe nje spiun, nje krijues i 96-s dhe ikromeve te 97. i sudes, i 2009-s lejohet te sillet keshtu! Turp Shqiperia,turp Rama!

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    July 25, 2025 at 9:23 pm

    Saliu dhe horrat e tij e keqja e madhe e politikes dhe shoqerise shqiptare. Saliu thjesht do grupin e tij dhe vedin ne Parlament per te bere deme se i trembet hetimit te krimeve qe ka kry ne keta 35.Gjithsesi kur te vdese ne xhepin e xhakeþes do kete 2 vendimet e qeverive amerikane dhe angleze si nongrata.Shqiptaret me gjithe ndihmen qe ju dhane anglo amerikanet u treguan te pa afte ti tregonin vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nafta “fluturon” në 206 lekë!
  • Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  • E goditën me vezë, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
  • Bilanci i përplasjeve te Parlamenti, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
  • Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar

Komentet e Fundit

  1. K R on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  2. Vlora 97 on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  3. prehistoriku on E goditën me vezë, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
  4. K R on E goditën me vezë, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
  5. K R on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?