Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha thotë se po i paguan lobimin 6 mln dollarë, fondacioni MAGA u krijua vetëm 7 ditë para kontratës. Zbulohet vila 2 mln dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Berisha thotë se po i paguan lobimin 6 mln dollarë, fondacioni MAGA u krijua vetëm 7 ditë para kontratës. Zbulohet vila 2 mln dollarë
Lajmi i funditPolitike

Berisha thotë se po i paguan lobimin 6 mln dollarë, fondacioni MAGA u krijua vetëm 7 ditë para kontratës. Zbulohet vila 2 mln dollarë

Published: 28 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Make Albania Great Again”, është fondacioni amerikan, i cili sipas Partisë Demokratike ka marrë përsipër të paguajë 6 milionë dollarët e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Partia Demokratike nuk dha asnjë detaj mbi këtë organizatë, por Report TV ka zbuluar se në fakt, ajo është krijuar vetëm 7 ditë para se Flamur Noka të vendoste firmën e tij, në kontratën marramendëse me kompaninë CONTINENTAL, e zotëruar dhe drejtuar nga njerëz pranë presidentit Trump.


- Publicitet -

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dokumente, që vërtetojnë se “Make Albania Great Again”, është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse më 27 mars 2025.

Themeluesi i saj është shqiptaro amerikani Nuredin Seci, i cili do të jete dhe garantori i kontratës. Fondacioni, qartazi duket të jetë krijuar për të mbuluar marrëveshjen e lobimit.

Kërkesa drejtuar pikërisht kompanisë “Continental Strategy LLC”, ka pasuar menjëherë aktin e krijimit të fondacionit. Sepse vetëm 3 ditë më pas, Seci, mori përgjigjen nga kompania e lobimit se ishte e gatshme të angazhohej në shërbime për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Dhe 5 ditë më pas, më 4 prill Flamur Noka firmos si përfaqësuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.


Një tjetër detaj shumë domethënës për fondacionin e krijuar nga Seci janë adresat. Në këto dokumente fondacioni “Make Albania Great Again” është regjistruar në adresën “65 Woodland Road Woodcliff Lake, NJ 07677”.

Me një kërkim në internet kjo adresë të çon te kjo vilë në Nju Xhersi, luksoze, me 10 dhoma dhe e dekoruar së fundmi .

Ajo që e bën  më interesante është fakti se kjo vilë është shitur plot 2 milionë dollarë tetorin e vitit 2023, nga një agjente shitjeje me emrin Valbona Seci, pra një zonjë me origjinë nga Tropoja dhe me të njëjtin mbiemër si Nuredin Seci, e cila është edhe ndjekëse e tij në facebook. 


Në regjistrimin e “Make Albania Great Again” si fondacion në SHBA, edhe adresa e Nuredin Secit jepet e njëjtë me atë të fondacionit.


Kjo adresë është e ndryshme nga një tjetër që të paktën ka pasur më herët Nuredin Seci. Në këtë dokument të siguruar ekskluzisht nga Report Tv, është edhe kjo padi e bërë më herët nga Seci, në vitin 2018, ku siç duket qartë adresa e tij në një lagje tjetër të New Xhersi. 


Në këtë padi, në Shtetet e Bashkuara, është edhe firma e tij. Ajo është shumë më ndryshe nga firma që ai ka vendosur në kontratën e PD, ku del si garant i pagesës marramendëse 6 milionë dollarëshe.


Nga dokumentet që Report Tv disponon, përveç emrit të Nuredin Secit, nuk ka asnjë emër tjetër si themelues. Ndërkohë që duhet rikujtuar se nga momenti që një fondacion financon një forcë politike, edhe përmes një kontratë lobimi, janë të detyruar të deklarojnë anëtarët dhe donatorët sipas ligjeve edhe në Shtetet e Bashkuara por edhe në Shqipëri.

Pra, mbetet i errët fakti se kush e financon dhe ku i gjen paratë një fondacion i cili tre ditë pas themelimit ka arritur të mbledhë një shifër të tillë, të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se në kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me njerëzit e afërt të Trump, nuk gjen ndonjë gjurmë të fondacionit “Make Albania Great Again”, që PD thotë se do t’i paguajë faturën super të kripur të lobimit.

Garantuesi financiar, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Tropoja, Nuredin Seci rezulton anëtar kryesie i shoqatës Vatra në New Jersey, koordinator i një gazete për Alpet, dhe pa ndonjë aktivitet që të justifikojë një donacion kaq të madh, qoftë edhe si një prej kontribuuesve.

Për këtë kontratë, që ka nxitur një furtunë në politikën shqiptare, për pikat e errëta dhe dyshimet që lë pas, Prokuroria e Posaçme njoftoi se nisi hetimet kryesisht. Tashmë përmes hetimit do t’i takojë SPAK të tregojë burimin e financimit, për një kontratë që është më e shtrenjta në historinë e lobimeve në politikën shqiptare.

Sa i përket kompanisë amerikane që ka marrë përsipër lobimin për Berishën, në Continental Strategy një prej drejtuesve është edhe vajza e shefes së fushatës së Trump, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te PD.

Sipas kontratës thuhet se  në total për dy vite Berisha duhet t’i paguajë kompanisë 6 milionë dollar, 250 mijë dollarë në muaj. Zbulohet se PD ka parapaguar kompaninë amerikane me 750 mijë dollarë.

Kontratën e ka firmosur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të ‘Continental Strategy’.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Komente
  • NATO thotë:
    28 Prill, 2025 te 7:57 pm

    Kjo shifer eshte nje kafe xhepi krahasuar me fushat e naftes te dhuruar Deripaska-McGonigali dhe ishulli Sazanit dhe Zverneci dhuruar dhendrit te Trumpit.

    Përgjigjiuni
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit thotë:
    29 Prill, 2025 te 1:10 am

    E cfare jane 6 milione dollare per kreun e Mafias 20-vjecare Shteterore Shqiptare (1993-2013), Salih Berishen?! Populli i ka kenduar kengen me kohe Salih Berishes:
    “Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Fatmir Medi e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka…”

    Përgjigjiuni
  • Sali ram shiqere birisha thotë:
    29 Prill, 2025 te 6:28 am

    NATO,,ja BQ i pare ne koment,u ben tifozllik 6 miljonave te saliut,,per vete i qihet ne bythe gjith diten ne Pune per te mush barkun me buke,,,njerez pa’ shtyll kurrizore

    Përgjigjiuni
  • Shkodrani-abelgjike thotë:
    29 Prill, 2025 te 6:49 am

    Saleh viçidoli komunist 100 karat, ka nisur ti shpenzoj qindarkat e fundit para se të shkojë në ferr.

    Përgjigjiuni
  • injoranti thotë:
    29 Prill, 2025 te 7:07 am

    Ti Shkodrani abelgjike ke vjedhur emrin e dikujt tjeter por as te kopjosh nuk di je dhe ti nje komunist 100 karat pavaresisht se po ben sikur sulmon komunistin Sali qe ka dale nga po ajo parti qe ti kerkon te mbrosh ! Ndersa sa per Sali ram shiqere birisha nuk kam gje per te thene sepse ai e shpreh hapur kulturen e tij si ramist i thekur !

    Përgjigjiuni
  • Arben Tashko thotë:
    30 Prill, 2025 te 3:50 am

    Individe te vecante edhe mund te korruptohen,
    por nuk mund te korruptohet Departamenti i Shtetit,
    qe e ka cilesuar Berishen Non Grata.

    Po te kene dale te dhena te reja qe e ndihmojne Berishen
    Departamenti i Shtetit do e beje vete kete veprim pa kerkuar
    gjashte million dollare.

    Ka mundesi qe keto pare do i mare dikush jashte
    Administrates Amerikane.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë
  • Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike
  • Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
  • Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim
  • Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. TRENI në Çfarë fituam në 11 maj
  3. Abdul Dibra në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  4. chp në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  5. chp në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?